Ashtu siç edhe ishte pritur përfundoi takimi me Albin Kurtit dhe Aleksandër Vuçiqit.Pa sukses, ky takim në Bruksel nuk prodhoi asgjë të re me vazhdimin e retorikës së njohur nga Vuçiqi dhe qëndrimin konstant të Kurtit.
Pas takimi, Kurti u shpreh se pala shqiptare e Kosovë ka dhënë "Propozimin se si duhet të jenë hapat se si duhet zbatuar marrëveshjen bazike do t’ua shpërndaj juve(gazetarëve)" derisa theksoi se “Pala tjetër, presidenti i Serbisë nuk ka dhënë asnjë propozim. Takimi nuk ka pasur një rezultat."
Krejt kjo sipas Kurtit lidhet me Asociacionin e arritur në vutin 2013.Duket se BE po vazhdon të ndërmjetësojë me kushtëzime e Serbisë, duke e pamundësuar arritjen e marrëveshjes.
Kjo natyrisht se lehtëson Vuçiqin, duke u munduar të fajësojë Kosovën për dështimin e marrëveshjes. Në deklaratën e tij për media, pas takimit Vuçiqi u u shpreh : “Ne të gjithë i kemi propozimet tona, shqiptarët i kanë të tyret, ne i kemi tonat. Në fund, ne si Serbi e kemi pranuar propozimin e kompromisit të BE-së.
Kurti nuk ka dashur ta pranojë. Takimi ka përfunduar”. Derisa Borrel me diplomacinë e tij u mundua të neturalizojë fajtorin e dështimit. Ndonëse më tepër anoi ka Vuçiqi, pasi sipas tij kryeministri i Republikës së Kosovës insistoi në njohje de-facto nga ana e Serbisë. Ndërkaq, presidenti serb, Aleksandar Vuçiq pranoi kompromiset e paraqitura nga BE.
Kështu që, BE edhe një herë dështoi të arrinte sukses e kjo ndodh në mungesë të të qenurit i paanshëm. Kurti natyrisht se ,nuk mund të pranojë Asociacionin për të krijuar shtet brenda shtetit, modaliteti duhet të ndryshojë në të kundërtën s’ka për të pasur marrëveshje për Asociacionin e rrjedhimisht përfundimtar, meqenëse arritja e marrëveshjes përfundimtare është e kushtëzuar nga Asociacioni.