Albin Kurti sy patrembur, si një shqiponjë sfidon Vuçiqin dinak

Opinione

Albin Kurti sy patrembur, si një shqiponjë sfidon Vuçiqin dinak

Nga: Dedë Preqi Më: 15 shtator 2023 Në ora: 16:16
Dedë Preqi

Në Bruksel ishte takimi i radhës në mes kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti dhe presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq, me ç'rast përveç tjerash kemi edhe një konfrontim sysh në mes Kurtit dhe Vuçiq, por jo edhe ndonjë marrëveshje në mes palëve, kur dihen fare mirë se qëllimet e Vuçiqit, janë marramendëse dhe tedencioze për të mos përfunduar asnjë pikë e marrëveshjeve me palën e Kosovës, sepse nuk është i edukuar dhe i frymëzuar për të bërë paqë me shqiptarët.

Me figurën e Vuçiqit, nuk mund ta nisim dhe as ta përfundojmë ndonjë proces që e ka domethënjën e një marrëveshje paqësore, kur kemi para sysh një bashkëpunëtor të ngushtë të kryekriminelit dhe kasapit të Ballkanit, Sllobodan Millosheviq, mirëpo BE-ja, sikur po ia beson dhe vlerëson sukseset Vuçiqit, sa që do të rezultojë e pa mundur zgjidhja e problemeve shqiptare-serbe, apo marrëveshja paqësore në mes tyre.

Në këtë rast takimi në mes Kurtit dhe Vuçiqit, ishte sy me sy, dhe me ndërmjetësimin e Përfaqësuesit të Lartë të BE-së, josep Borrel dhe emisarit Llajçak, në të cilin takim nuk kishte ndonjë pajtim në mes palëve, sepse Vuçiq, me qëllim i është referuar çështjes së Asociacionit të komunave me shumicë serbe, duke i kaluar pikat tjera më të rëndësishme, siq ishte çështja e të zhdukurve dhe të tjera, duke e ditur se Albin Kurti, nuk do të pajtohet me një propozim të tillë, pa i kaluar pikat tjera më të rëndësishme.

Është interesant se gjatë takimit në mes palëve, shohim një lloj dy luftimi me sy, duke ia ngulur sytë njëri-tjetrit, mirëpo Albin Kurti, sy patrembur me mprehtësinë e syve si të shqiponjës e shpon dhe e mund Vuçiqin dinak, i cili nuk ishte në gjendje ti bëjë ballë, duke e shmangur shikimin dhe bënë sikur mos të vërehej, por nuk mund të iku nga sytë e kamerave, që e përgjojnë çdo lëvizje.

Me shikimin e Albinit, që depërtonte Vuçiqin tejpërtej, lindin edhe kujtimet nga e kaluara, sikur Albinin e mundonte dhe e shqetësonte diçka, që do të ishte mëkat i madh, nëse edhe njeriu i rëndomtë nuk do e kuptonte shqetësimin e tij dhe për të kuptuar domethënjën historisë së tij të trishtë, kur qëndronte me shumë shokë nëpër burgjet serbe, që i kishin kidnapuar dhe izoluar bashkëkriminelët e Vuçiqit, për shkak se nuk do të pajtoheshin me regjimin e Millosheviqit, dhe tani i kanë rënë pizhman, sikur thotë edhe vetë Vuçiqi, se pse e kemi liruar Albinin nga burgjet e Serbisë, dhe tani e kanë përballë në bisedime si kryeministër i shtetit të Kosovës, të cilit Vuçiqi, duhet ti merr leje për ta vizituar Kosovën.

Albin Kurti nuk do ta mundi Vuçiqin, ndoshta dhe të tjerët…vetëm me sy, por edhe me mjete tjera demokratike, dhe është më se e qartë, që nënkupton aftësinë e tij për të depërtuar, jo vetëm brenda asaj që është objekt i shikimit ; por ai që realizon të drejtën e njohjes së vërtetë të shtetit të Kosovës, që ky vend të përcaktohet dhe çmohet ashtu sikur e meriton të bëhët sa më parë anëtare e BE-së, dhe anëtare e NATO-s.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat