Para 2 vitesh, me datë 18.09.2021 në sheshin Skënderbe në Prishtinë, para ndërtesës së qeverisë së Republikës së Kosovës, u mbajt protesta në organizimin e grupit joformal Iniciativa Qytetare e Kosovës kundër vaksinimit me detyrim kundër virusit COVID-19. Data 18 shtator ishte zgjedhur për mbajtjen e protestës në shenjë solidarizimi dhe përkrahjeje me ditën mbarëbotërore, me ç’rast në rreth 200 qytete në shtetet anembanë botës, dhe për herë të parë edhe kryeqendra jonë Prishtina iu bashkëngjit këtij evenimenti botëror me emërtimin ”World Wide Rally for freedom Kosovo, Prishtina -Tubimi botëror për liri, Kosovë, Prishtinë”, në të cilin u mbajtën protesta dhe demonstrata kundër shkeljeve të lirive dhe drejtave themelore të njeriut, për lirinë e fjalës, lëvizjes, zgjedhjes, kundër imponimit të vaksinimit me detyrim, çertifikatave të vaksinimit, locdownit(mbylljes), maskave të imponuar, distancës sociale, censurës së ushtruar , segregacionit, kushtëzimit për hyrje në objektet punuese, publike, hoteliere, qendra tregtare, etj.
Në kuptim të Ligjit nr. 03/L-118 për Tubimet publike është njoftuar me kohë policia për mbajtjen e protestës publike paqësore me moton”Jo vaksinim me detyrim”, dhe e cila e mbajti rendin dhe qetësinë publike me sukses të plotë. Edhe pse me kohë, dy herë i kemi paralajmëruar televizionet kombëtare e lokale, si dhe portalet kryesore në Kosovë për mbajtjen e protestës me moton ”Jo vaksinim me detyrim” mjerisht si rezultat i ushtrimit të paparë të censurës në historinë më të re të civilizimit njerëzore, nuk mori pjesë madje as një gazetar apo kameraman i vetëm që do të përcjell dhe të informojë për këtë protestë paqësore.
Protesta u mbajt nën moton ”Jo vaksinim me detyrim”. Në protestë morën pjesë një numër shumë i vogël i protestuesve ( 70-80), të cilët i falënderojë nga zemra për pjesëmarrje, pasi që asnjë medium elektronik e as një portal nuk e pa të udhës që të publikojë njoftimin për organizimin e këtij evenimenti në ditën ndërkombëtare të protestave kundër vaksinimit të detyruar, edhe pse me kohë janë njoftuar dy herë nga organizatorët e kësaj proteste.
përfundoi me mbajtjen e dy fjalimeve para ndërtesës së qeverisë së Republikës së Kosovës në të cilin u kërkua mbrojtja dhe garantimi i lirive dhe drejtave të njeriut konform Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Konventave Ndërkombëtare, Rezolutës së Këshillit të Evropës, Kodit të Nyrnbergut, etj.
Gjatë rrugëtimit tonë, nga sheshi Zahir Pajaziti e gjer në sheshin Skënderbe, nga të dyja anët e shesheve, vinin sharjet, fyerjet, ofendimet, provokimet më të ulëta që mund të dëgjojë veshi i njeriut, nga disa qytetarët që qëndronin anash të drejtuara kundër neve pjesëmarrësve të protestës paqësore me moton “Jo vaksinim me detyrim” të mbajtur me 12 shtator 2021 në kryeqytetit tonë, Prishtinë.
Tani dy vite pas, si rezultat i efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinimi, po ballafaqohemi me vdekjet e papritura që po ndodhin përditë jo vetëm anembanë Kosovës, por edhe anekënd botës, kudo, në rrugë, në shtëpi, në banesë, në lokale, në punë, në fusha, terrene sportive, në ara, në xhami, në zyre, në vetura, etj., e cila përfundon vetëm me një konstatim stereotip nga organet kompetente gjegjëse: ”sipas raportit policor, në vendin ngjarjes kanë dalë njësitet përkatëse, ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës. Me vendimin e prokurorit të shtetit trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore në Prishtinë për Obduksion, ndërsa rasti trajtohet si vdekje e dyshimtë”.
Vdekshmëria është rritur në masë më të madhe në krahasim me vdekshmërinë para vaksinimit( vetëm sa për ilustrim po cek se vdekshmëria në komunën e Prizrenit gjatë vitit 2022 është rritur 23% në krahasim me vdekshmërinë gjatë vitit 2019). Raportet zyrtare të vitit 2022 të cilat po vazhdojnë edhe gjatë vitit 2023, tregojnë rritje marramendëse të pacientëve të prekur nga kanceri, infarkti, arresti kardiak dhe sulmi në tru, të cilët në shumicën e rasteve përfundojnë me vdekje si pasojë e efekteve anësore të shkaktuara nga vaksinimi.
Gjatë tëtë kohës, që prej fillimit të pandemisë, vaksinimit, e gjer në ditën e sotshme jam përpjekur që sa më shumë të sensibilizojë opinionin publik për të gjitha rreziqet që dëshiron të imponojë elita botërore“për të mirën” e civilizimit njerëzor anembanë botës, duke filluar prej Kontratës së pandemisë, vaksinimit të vazhdueshëm, ndryshimeve klimatike, qytetet inteligjente, ndalimit të kultivimit të bujqësisë dhe blegtorisë, ushqimi artificial, zëvendësimi i cash-it(parasë së gatshme) me valutë digjitale, censurimi, promovimi i seksualizmit të fëmijëve, pedofilisë, LGTB-së, etj.
Do ta përmbyll këtë përkujtim të protestës së mbajtur para dy vitesh në Prishtinë me sloganin”Jo vaksinim me detyrim”, me thënien “per exellent” të Petar Jasakut: “Të dini, kur të mendoni se gjithçka ka marr fund, kur të humbni çdo fije shprese, kur lëshoni duart poshtë, atëherë Krijuesi i juaj ndërhyn, i shpërblen më të guximshmit dhe më te logjikshmit. Kurrë mos e humbni shpresën, sikurse nuk e humbim as ne“, e cila si e tillë na mban, na motivon dhe na jep shpresë që të qëndrojmë dhe të përpiqemi në kauzën tonë për të mirën e gjithëmbarshme të civilizimit njerëzor anekënd globit tonë.