Tek pjesa dërmuese e popullit dhe lidershipit serb, si duket edhe sot e kësaj dite ndodhën në fuqi iluzionet, imagjinatat dhe fantazitë e ndryshme kishtare, kleronacionaliste, mesjetare, absolutiste, imperiale ose kolonialiste të Car Dushanit dhe "Dinastisë" së Nemanjiçëve dhe valasalëve të tjerë turq, mbi "shtetin e madh serb" të Rashkëss së Millutinit ose Car Dushanit (1331-1355) nga Rashka, Shumadia ose Jagodina e Serbisë-deri në veriperëndim të Danubit, Savës, Dravës, Drinës, Zetës, Moravës, Vardarit, Drinit, Jonit dhe Adriatikut, dhe deri dikund thellë në Kretë, Korint, Thesali dhe Peloponez të Greqisë!
Tek rusët-gjithashtu.
Se këndejmi, pas rënies ose shkatërrimit të pëgjithshëm dhe përfundimtar të "shtetit" ose "perandorisë së madhe" të hunëve, tatarëve dhe mongolëve me 453 etj.: Serbët së bashku me avarët (orbët) etj..-kishin mbërritur deri tek kufinjtë e Perandorisë Bizantine, duke u dyndur, zbtitur dhe vendosur ose sistemuar në ultësirat (fushat) pjellore të Ilirisë, Dakisë, Vllahisë dhe Panoninisë në formë grupësh plaçkitëse, shkatërrimtare, vrastare, nomade etj.
Kështu që mbreti ose perandori i njohur i Bizantit me origjinë ilire, Justiniani (527-565), me anë të ligjëve ose dekretëve të njohura administrativo-juridike si "De Administrando Imperio","Pandecta","Corpus Iuris Civlils" etj...në menyrë ushtarako-policore, asokohe ua kishin ndaluar dhe pamundësuar grupacioneve serbe dhe të tjera, dyndjen ose depërtimin e tyre përtej kufirit (limesit) të njohur në veri të Danubit.
Ndërkaq, pas sulmit dhe depërtimit masiv të osmanëve dhe selxhukëve në Carigrad ose Konstantinopojë (Stambolli i sotëm), Angorë (Ankara), Nike (Izmir) si dhe në qëndra ose vendbanime tjera të Perandorisë Bizantine me 582 dhe me vonë, pas një lufte të përgjakshme trevjeçare, serbët, të ndihmuar nga avarët dhe të tjerët, i kishin kapur ose pushtuar bastionet e para të Ilirisë në Panoni si Sirmiumi (Mitrovica e Sremit) etj. Për t'u dyndur ose depërtuar thellë në Gadishillin e njohur Ilirikë, dhe tutje, tutje deri në Korfuz, Kretë dhe Peloponez të Greqisë.
Ndryshe nga kjo, me rastin e depërtimit dhe afirmimit të Çirilit dhe Metodit në "Moravinë Qëndore" me 863, gjegjësisht në kohën e luftërave të rrepta në mes Romës dhe Bizantit për ndikim, investiturë dhe trashëgimi fetare dhe ikonografike në kishën bullgare, lindore ose ballkanike: Shumica e nxënësve ose ithtarëve të Çirilit dhe Metodit, kishin gjetur strehim në Rusi, Bullgari, Serbi dhe Maqedoni, ku dikur me vonë ishte hartuar dhe formular edhe abeceda ose alfabeti i njohur çirilikë së bashku me "ikonibarinë" ose "ikonogarfinë sllave"-kundër bizantit.
Gjatë asaj kohe kishte ndodhur edhe lufta ose kryengritja e përgjakshme e elementit sllavë (nën komandimin e Tomo Sllavenskit)-kundër mbretit (perandorit) ose qeverisë bizantine me seli në Konstantinopojë ose "Carigrad"( Stambolli i sotëm i Turqisë) nga viti 821 gjer në vitin 823, i cila kishte përfunduar me humbjen ose disfatën e rëndë të kryengritësve serb (sllavë)-kundër ushtrisë së fuqishme bizantine, ku e kishte gjetur vdekjën edhe komandanti i tyre,Toma Sllavenski.
Ndërkaq, dikur me vonë si "bastione" ose "fortifikata" kundër Perandorisë Bizantine, ishin ngritur ose themeluar edhe "shteti i Duklës" ose "Zetës"( nën Vojisllavin dhe Mihajllon) me 1O42 dhe 1O77, në Mal të Zi, "shteti serb" i Rashkës dhe Marices (117O-1196, dhe 1196-1223), "Rusia e Kijevit"( Kjevskaja Rasija) dhe kështu me radhë.
Lufta në Ukrainë dhe e "drejta historike, luftarake (ushtarake) dhe politike" e Rusisë:
Pas vdekjës së Ivanit (1584), perandoria ruse ose e ashtuquajtura "Ulozhenija Rasija", kishtë rënë si të thuash në gjumin ose agoninë e thellë të konsolidimit ose rekonvalenshencës së përgjithshme ushtarake dhe politike, ku pasardhësit e Ivanit si Fjodorovi dhe Gadunovi, Borisllavi, Dimitrij Ivanoviçi dhe të tjerë, e kishin sjellur shtetin e Rusisë buzë greminës ose luftës qytetare.
Ndërkaq, pasardhësi i tyre, Mihail Romanovi (i "Dinastisë së Romanovëve")-pas dëbimit masiv të polakëve dhe ukrainasve nga Rusia, e kishte fituar titullun ose epitetin "gosudar"( zotëri).
Ndërkohë që me ndihmën e luftëtarëve ose mercenarëve kozak, si dhe me kurthat, intrigat, dredhitë, shantazhët dhe komplotët e njohura imperiale dhe dinastike të carëve ose "vlladarëve" të Rusisë: Rusët dikur me vonë i kishin pushtuar Siberinë (Sibirin), "Kazanin", "Astrahanin", "Ukrainën" në anën e majtë të lumit Dnjepër së bashku me Kijevin, Krimenë, Kaukazinë (Kaukazin) dhe kështu me radhë.
Përndryshe, në Kjevë (kryeqytet i Ukrainës)-thuhet se dikur kanë lindur dhe janë themeluar shteti dhe kisha e parë e Rusisië si "Kjevskaja Rasija", "Kjevskaja Knjazhevina", "Prva Rasijska Pravosllavnaja Crkva" etj.
Ndërkaq, varët, svebët etj.. e kanë ndihmuar formimin e popullit rusë së bashku me ngritjen dhe zgjerimin e "Rusisë së Kjevës dhe të Moskës" në kohëra dhe hapësira të ndryshme euro-aziatike.
Ndryshe nga kjo, Katarina e Madhe nga Anhalt Cërbsi i Gjermanisë së bashku me Petrin (Pjetrin) e Madh të Rusisë, konsiderohën si arkitektët ose instruktorët me të rëndësishëm dhe kryesor të perandorisë ose imperisë së Rusisë, e cila edhe sot e kësaj dite ndodhët në fuqi.
Katarina e Gjermanisë si Mbretëreshë e Rusisë, pos tjerash në vitin 1783 e kishte aneksuar Krimenë në favor të Rusisë, ndërkaq në bashkëpunim më gjeneralin Münich dhe shtatmadhorinë e ushtrisë ruse, gjatë luftërave ruso-turke të vitëve 1735-1739, kishin instistuar të pushtonin Konstantinopojën (Stambollin), por pa ndonjë sukses përfundimtar.
Luftërat e përgkakshme ruso-turke-ishin mbyllur me "status quo" ose me "marrëveshjet e paqës" në Beograd dhe Kuçuk-Karnaxhiut. (1739)
Janë zhvilluar edhe 5 (pesë) luftëra të tjera ruso-turke mbi Krimenë: 1568-157O, 1676-1681, 1688-17OO, 171O-1711 dhe 1877-1878 , e mbyllur me "Tratatin e Shën Stefanit" dhe "Kongresin e Berlinit" me 1878.
Në kohën e Katarinës nga Gjermania, ishte themeluar edhe Univerziteti i Moskës (1755) së bashku me Akademinë e Shkencave dhe Artëve të Rusisë dhe Akademinë Ushtarake të Rusisë etj.
Ndërkohë që nga Gjermania, Franca, Italia dhe shtetët tjera, ishin sjellur shkenctarët, artistët, arkitektët ose kulturologët më të spikatur për të ngritur, ndërtuar, restaururuar ose eksploruar Rusinë së bashku me koloninë e njohur gjermane në Rusi.
Ndërkaq, mbretereshat ruse Ana dhe Elizabeta (Jelizaveta) Petrovna (1741-1762) , ose (173O-174O) i kishte përndjekur gjermanët e njohur si Biron, Osterman, Münich dhe të tjerë nga Rusia.
Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj politika hegjemoniste dhe ekspanzioniste e Rusisë. Duke e shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike.
Asokohe Pjetri i Madh, në kuader të "ofanzivës diplomatike" të Rusisë (kundër Turqisë etj.) i kishte vizituar Austrinë, Gjermaninë, Anglinë etj.
Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se në truallin ose teritorin e sotëm të Rusisë ose Ukrainës, dikur ka ndodhur edhe martesa ose "kurorëzimi shekullor" në mes mbretit ose perandorit rusë, Aleksejit dhe Zoes (Sofisë) nga Bizanti ose Konstantinopoja- pas shpèrbërjes se ish Perandorisë Bizantine.
Ndonëse, Rusia e Kjevës, asokohe ishte parë si kanosje ose rrezik permanent për Perandorinë Bizantine.
Ndërkaq, pas marëshimit të madh e triumfal të mongolëve (nën komandën e Xhingis Kanit) në fillim të shekullit 13 : "Rusia Kjevit" e kishte humbur Krimenë në luftë kundër mongolëve dhe kishte rënë nën okupimin (sundimin) e tatarëve.
Në vitin 1326, Mitropolia e Kishës Pravosllave të Rusisë, e kishte zhvëndosur selinë e saj nga Kjevi në Moskë.... Duke u ngritur ose promovuar Moskën në "Romë të Tretë"-kundër Vatikanit, si dhe duke u shtrirë dhe zgjëruar Rusinë në çdo fushë.
Se këndejmi, duke i vërejtur dhe hetuar në krye të herës tendencat, paradokset, naivitetet ose ""standardet" e mesipërme përverse, retrograde, reaksionare dhe anakronike të "Traktatit të Shën Stefanit" dhe "Kongresit tè Berlinit"(1878): Të nxitur dhe stimuluar nga Rusia,Turqia etj., serbët dhe të tjerët, filluan me djegiet, masakrat, plaçkitjet dhe kolonizimët e egra dhe tepër primitive tè tokave, pronave dhe pasurive shqiptare. E sidomos gjatë luftërave të njohura ballkanike, koloniale dhe imperialiste.
Pa i harruar këtu edhe"Kongresin e Vjenës" me 1815, "Konferencën e Londrës me 1913 dhe 1915, "Traktatin e Versajës" me 1918/1919 etj.
Se këndejmi, deri me nënshkriin e "traktatit të përbashkët nuklear ose atomik" me Rusinë: Ukraina ishte fuqia e katërt nukleare ose atomike e globit, pas SHBA-s, Rusisë dhe Kinës.
Por, ja që rusët në atë "marrëveshje" i mashtruan (tradhëtuan) edhe Ukrainën, edhe SHBA-s ose Perëndiminin ( e sidomos ish Presidentin Amerikan Bill Clinton) si garantues të asaj "marrëveshjeje".
Nga viti 1999 dhe gjer në vitin 2O14, Krimea ishte si "krahinë autonome" në kuader të Ukrainës.
Ndërkaq, në vitin 2O14, Presidenti Putin dhe ushtria ruse do e aneksojnë ose invadojnë (pushtojnë) ushtarkisht Krimenë së bashku me teritorët tjera të Ukrainës.
Me 1856 në Paris, me anë të një "marrëveshjeje paqësore" asokohe u mbyllë si thuhet kapitulli i "luftës së fundit" ruso-turke të Krimesë (1853-1856).
Pasë saj pasuan "Traktati i Shën Stefanit" dhe "Kongresi i Berlinit"(1878)....
Dihet se çfaë sollën ato marrëveshje ose "traktate"....E sidomos për shqiptarët!!!
Ndonëse, rrusët asokohe e humbën pjesën kryesore të Besarabisë së bashku me ndikimin ose protektoratin e njohur mbi "principatat" e ndryshme të Danubit, si dhe të drejtën e përjetshme për ankorimin ose dislokimin e flotës detare ose ushtarake të Rusisë në Detin e Zi etj.
Ato marëveshje ose konventa ndërkombtare, u shkelën nga rusët dhe aleatët e tyre (në kuader të "Aleancës së Shënjt" ose "Pentarkisë së Madhe")- në "Kongresin e Berlinit" dhe "Traktatin e Shën Stefanit" me 1878.
Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) -ka qenë vetëm një "shtet" ose principatë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si "Kjevskaja Rasija" ("Rusia e Kijevit") ose "Knjazovina e Moskës" ("Kjevskaja Knezhevina" ose "Moskovskaja Knezhevina" etj.).
Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè "bashkimit të tokave ose teritorëve ruse": Rusia do t'njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike.
Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.
Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Josif Volokolamskit, Ivanit IV, Ivan Groznit, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë.
Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë.
Ukrainën ndërkaq, në pjesën e saj me të madhe (esenciale ose substanciale) e ngritën, projektuan dhe promovuan gjermanët dhe austriakët. Duke menduar në Ukrainën Veri-Perëndimore ose Ingermanike-këtej lumit Dnjepër, dhe Ukrainën Juglindore të cilën e pretendojnë rusët (Rusia)-nën Vlladimir Vlladimiroviç Putinin.
Ç'është e vërteta, me 14 mars të vitit 1939, gjermanët, respektivisht 'Reichu i Tretë Gjerman', e shpallën dhe e njohen zyrtarisht "Republikën e Bashkuar dhe të Pavarur të Ukrainës së Karpatëve (Ingermanisë) dhe Sllovakisë.
Ndërkohë që pjesa absolute e popullsisë së Ukrainës, i pritën dhe përshëndeten me lule asokohe (gjatë Luftës së Dytë Botërore)-ushtrinë e fuqishme gjermane si çlirimtar dhe shpëtimtar të vërtetë nga çizmja, tutlje, hegjemonia dhe tirania ruse. U themelua edhe Fronti i njohur çlirimtar dhe patriotik i Ukrainës nën komandimin e Stjepan Banderes etj.
Kjo zatën, mëse tepërmi iu dhëmb ose iu djeg rusëve, e sidomos Presidentit Putin dhe Admiralitetit e Gjeneralitetit të tij ushtarak ose luftarak.
Tendenca të Ukrainës për t'u ndarë ose shkëputur nga sundimi dhe tirania e egër e Rusisë, ka patur edhe para dhe gjatë Luftës së Parë Botërore nga ana e Gjeneralëve të njohur Kollçak, Denikin etj.
Në Poloni, Ukrainë dhe Ballkan, kishte filluar së zbatuari ndarja ose 'copëtimi i dytë' i Polonisë, Ukrainës dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të "Kongresit të Vjenës" me 1815, ,"Kongresit të Parisit" me 1856, "Kongresit të Berlinit", "Traktatit të Shën Stefanit" etj.
Vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.
Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Rusia, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera, u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në
Prusi Lindore, Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj. Edhe Danimarka, Belgjika dhe Franca gjithashtu.
Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të "Konferencës së Ambasdorëve" të Londrës (1913 e 1915) dhe deri me "Traktatin e Versajës" (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 29.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.
Nën sundimin e Petrit (Petrit) të Madh, Rusia do e arrijë zenitin ose kulminacionin e saj hegjemonist dhe ekspanzionist...Duke e shtrirë dhe zgjëruar kështu Rusia në kohëra dhe hapësira të reja euro-aziatike, si dhe duke e dënuar me vdekje ose pushkatim, Pjetri i Madh, të birin e vet, Aleksejin me 1718, si Ivan Grozni të birin (djalin) e vet në Grozni të Çeçenisë, gjatë masakrave të egra të hordave (hodhive) ruse në Çeçnei ose Kaukazi! (....)
Akoma më shqetësues është fakti tjetër se afro 8O % e shtetit dhe popullit rusë, vazhdojnë të përkrahin luftën e përgjakshme, shkatërrimtare dhe apokaliptike të Rusë-kundër Ukrainës!
Ndaj, lufta e Rusisë kundër Ukrainës, nuk mund të quhet ose titullohet si "luftë e Vladimir Putinit", por si luftë e përgjakshme dhe shkatërrimtare ne mes dy popujve ose kombëve me të mëdha të sllavëve të lindjes.