Si do të sulmohet Albin Kurti nga opozita, nëse e themelon Asociacionin?

Opinione

Si do të sulmohet Albin Kurti nga opozita, nëse e themelon Asociacionin?

Nga: Sherif Ramabaja Më: 23 shtator 2023 Në ora: 12:53
Sherif Ramabaja

Të gjithë në pritje. Albin Kurti është vënë në shënjestër, nga Serbia, nga Lista Serbe, nga grupet terroriste serbe, nga Vuçiqi, nga Daçiqi, nga Lajçak, nga Borrell, nga Escobar, nga EU, nga SHBA, nga opozita, nga Rama me Rilindjen e tij internacioliste, nga i tërë planeti.

Nuk është e qartë Alienët , jashtëtokësorët, Planetet e Sistemit Diellor, Rruga e Qumështit dhe Galaksitë si janë radhitur, pro apo kontra, por kjo nuk qon peshë. Kryesorja është se çfarë vendimi merr planeti ynë.

Pra nëse gjithçka vendoset në planetin tonë, atëherë është e qartë: Albin Kurti i ka që të gjithë kundër vetes.

Pyetja është se çmendon për këtë populli në Kosovë, Luginë dhe Maqedoni. Në Luginë dhe Maqedoni nuk i pyet kush, po si duket as në Kosovë, nuk do të qaj kokën kush për ta.

Ç ‘mbetet atëherë. Ta përgatisim popullin. Asgjë nuk do humbim. SHBA i kemi pas, EU e kemi pas, perëndimin e kemi pas, Ramën me Rilindjen e tij i kemi pas, Luginën e kemi pas, Maqedoninë Perëndimore e kemi pas, diasporën e kemi pas dhe të gjithë shqiptarët kudo që ndodhen nëpër kontinente i kemi pas.

Marrëveshjen e garanton: Escobar, Lajqak, Borrelli, Stano, Lista Serbe, Vuçiqi, Daçiqi, Dodik, Vulin, Gjuriq, Gjokoviç(tenisti), Abaz(0)viqi, Baton Haxhiu, Klan Kosova mulla Dr. Shefqet Krasniqi, Bashkësia Islame e Kosovës, e Shqipërisë, e Luginës, e Maqedonisë, Erdogani, Palestina, Irani, Korea Veriore, por neutrale nga shkaku se janë në konflikt me perëndimin, do të mbeten Rusia dhe Bjellorusia.

Kosova nuk duhet të ketë frikë, kur të gjitha këto institucione dhe personalitete ndërkombëtare dhe botërore, garantojnë se Kosova nuk do të pësoi asgjë të keqe, përkundrazi do të përfitoi.

 Kosovës i ishte garantuar edhe në vitin 1989, me ndryshimet kushtetuese, se asgjë nuk do të humbte. Nëse pra nuk humbim, do të kemi rast që të bëhemi pjesë e unioneve të ndryshme duke filluar nga ato aziatike, sllave, arabe, myslimane, turke, iraniane, etj.

Premtimet prej tyre janë të mëdha: duhet vetëm përmbushur marrëveshjet, në mënyrë që edhe financiarisht të përfitojmë. Kushedi pasi të integrohemi në kulturën, fenë, traditat dhe jetën e tyre, ndoshta do të kërkojnë që të shpërngulemi në vendet e tyre. Pse jo, kështu kemi vepruar me shekuj.

 Llogaritet se pesë milion shqiptar të asimiluar ndodhen në Turqi, pa identitet të tyre, pa gjuhë, pa shkollim, pa tradita, pa kulturë kombëtare etj. Çka u duhen. Ata nuk kanë shkuar që turqit ti kthejnë në shqiptar, por ata vetë të bëhen mysliman dhe turq.

 Kjo fatkeqësi ka ndodhur dhe është e harruar, si çdo fatkeqësi tjetër, po ti kthehemi ne Asociacionit, që po na troket në derë. Si duket është punë e kryer. Opozita duhet të përgatitet që ta padis Kurtin.

 Ka premtuar se me mua s’do të ketë Asociacion, kurse tash do ta pranoi. Populli nuk ha bar, ai do të ngritët.

Ndoshta do ta sulmojnë Serbisë, që ti marrin territoret e pushtuara. Kush mund t´i ndal. Serbia do të përpiqet me forcat e veta, po Rusinë nuk do ta ketë pas. Nëse perëndimi s’do ti armatos shqiptarët, këtë do ta bëjnë fqinjët e tyre, kroatët, sllovenët, malazezët etj. të cilët e kanë frikë dominimin e Serbisë. Rama me Rilindjën e tij internacionaliste, s´dihet kah do të rreshtohen, po populli do radhitet krah Dardanisë, kjo është e sigurtë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat