Duke parë zhvillimet politike të këtyre dy viteve të fundit,kryesisht ato në Partinë Demokratike, sidomos pas shpalljes së Berishës non grata nga SHBA , dhe pas përjashtimit të merituar që i bëri Basha atij nga grupi parlamentar i PD-së, kam arritur në konkluzionin se për një politikan dhe shtetar të mirë , që ta shënojë atë të mirë edhe historia, është mirë për politikanin , por edhe për Partinë e tij , për antarësinë e saj si dhe është në të mirë edhe të publikut e interesit të përgjithshëm , që politikani i mirë e shtetari i mirë të vetëlargohet e të vetëpensionohet në politikë kur koha e bën të pashmangshme largimin e tij.
Egoizmi dhe miopia politike e tij duke shmanguar të pashmangshmen kthehet në fatkeqësi dhe në humbje e madhe jo vetëm për atë e partinë e tij, por edhe për demokracinë dhe për të mirën demokratike e publike.
Nëse Berisha do të ishte larguar sinqerisht dhe plotësisht nga politika ,është e sigurtë se Edi Rama ndoshta edhe në vitin 2017 do të ishte larguar e ndëshkuar nga vota popullore.Dhe nuk diskutohet se me 25 Prill 2021 po se po , dhe me shumë siguri PD do ishte sot në pushtet dhe Basha do ishte sot kryeministër.
Këtë unë Skender KAPITI, demokrati i viteve '90 dhe kundershtar i ishregjimit komunist e kam pasur të qartë dhe e kam kërkuar që në vitin 2013, se që atëhere që PD duhej të shkundej e të ndahej nga e vjetra, korrupsioni dhe berishizmi që PD të vinte në pushtet.
Dhe kjo tashmë po duket për ditë e më shumë se kjo është e vërteta e madhe së përse PD është në opozitë prej 10 vitesh , duke rrëzuar kështu cdo alibi se PD ka humbur zgjedhjet nga Basha.
Berisha , fatkeqësisht për PD-në dhe për Opozitën jo vetëm se nuk u largua në kohë kur largimi i tij duhej dhe ishte domosdoshmëri për PD-në, por ai nuk u largua as kur atë e shpallën non grata SHBA, Britania e Madhe dhe as kur tashmë është i izoluar nga gjithë bota demokratike.
Pse PD është në opozitë ,këtu nuk është faji vetëm i Berishës ,por është faji i të gjithë atyre të cilët e mbështetën atë dhe Foltoren e tij , si dhe ata të cilët iu bashkangjitën hapur atij në momentin kur Basha shpalli kandidaturën për t’u rizgjedhur kryetar i PD-së.
Nuk kishte pse PD të ndëshkohej prej kaprricove, egoizmit dhe inateve të ishkryetarit, nuk kishte dhe nuk ka pse një pjesë e PD-së të qëndrojë akoma peng e së shkuarës dhe e interasave të një grupi politik interesi , nuk ka pse PD të mbahet peng e interesave të shume deputetëve të saj të cilëve u intereson vetëm interesi personal , ai i mandatit të deputetit.