Milan Radojiçiq, terroristi serb që është edhe në Listën e zezë të SHBA-së, sot është i ndjekur edhe nga qeveria e Kosovës për organizimin e vrasjes së policit Afrim Bunjaku. Por, jo gjithmonë ka qenë kështu. Para pak vitesh vet Milan Radojiçiq ishte njeriu që e kishte takuar presidentin dhe kryeministrin e asaj kohe, respektivisht Ramush Haradinaj dhe Hashim Thaçi. Pas takimit më ish kryeministrin Haradinaj dhe Thaçi, vet Radojiçiqi kishte treguar pas takimit se "Secili nga te dy u kanë premtuar serbëve kulla e qytete që të jenë në anën e tyre e jo me të tjerët," duke aluduar në rivalët politikë të kohës, LDK dhe VV.
Derisa Thaçi nuk e kishte konfirmuar takimin e marsit të 2019, këtë gjë e bëri vet Haradinaj duke dhënë hollësira nga takimi: "Ka pasur mbi dy orë takim në zyrën e tij (Thaçit) me Radojiçiqin ku kam qenë edhe unë prezent". Nuk është qëllimi dhe as synimi im të akuzojë se kush është më patriotë e kush jo, dua të them se Radojiçiqi sikur mos të kishte pasur bashkëpunim edhe me shqiptarë, dhe ledhatime nga disa nga udhëheqësit e Kosovës s’do e kishte kurrë pushtetin që e ka.
Kjo në kuptimin që moti kohë duhet të ishte shpallur person në kërkim për kontrabandën në veri, organizim të trazirave. Radojiciqi nuk u bë sot kriminel e terrorist, ka qenë gjithë, në veçanti nga viti 2017.
Interesat personale të dikujt për tu bërë president e dikujt kryeministër kanë tejkaluar interesat kombëtare me çka edhe kanë penguar shtrirjen e sovranitetit në veri e rrjedhimisht fuqizimin e bandave kriminale atje. Pikërisht ata që flasin për patriotizëm sot e që rrahin gjoks për atdhe janë po të njëjtit që kanë bashkëpunuar me kriminelët serbë. Vetëm duke e dashur atdheun pa hile arrihet konsolidimi i shtetit, banditët pësojnë disfatë e terroristët përndiqen.
Radojiçiqi është vegël në duart e Vuçiqit, kushdo që ka pritur atë në zyrë e ka pritur Vuçiqin kopje.