Komunizmi sllavo-serbo-shqiptar kishin qëllim asgjësimin e nacionalizmit shqiptar Tani është koha për të shkruar e thënë të vërtetat historike, ku një ndër më kryesoret është figura kombëtare e Xhafer Devës, e këtij patrioti e kombëtari të madh.
Opinioni dhe mediat shqiptare duhet të clirohen nga komunistoideologjia sllave e ajo shqiptare dhe të thonë të vërtetat e medha për nacionalizmin dhe kombëtarizmnin shqiptar, të kontributit të jashtëzakonshëm edhe të Devës për clirim e për bashkim Kombëtar, dhe jo që opinion e mediat të mbeten akoma pengje të shpifjeve e trillimeve komuniste jugosllavo-shqiptare kundër tij.
Komunizmi serbo-ruso-shqiptar i ka cilësuar si nazizmin dhe Xhafer Devën armiq të komunizmit, dhe këto ata i pëdorën me qëllim për të luftuar e asgjësuar nacionalizmin shqiptar, sidomos nacionalizmin e kosovarëve të cilët kurrë nuk pushuan së luftuari për clirim dhe për Bashkimin Kombëtar.
Komunizmi ishte ideologjia e gënjeshtrave të mëdha, e mitizimeve të idealeve dhe të mitit të revolucionit antihuman proletar, të mitizmit te personazheve e herojve komunist.
Ndërsa në Shqipëri komunizmi i importuar serbo-rus ndërtoi dhe zhvilloi frymën dhe propagandën antikombëtare e antinacionaliste i cili damkoste jetën dhe veprën patriotike e kombëtare të patriotit dhe nacionalistit të madh Xhafer Deva. Jo vetëm Xhafer Devën, këtë simbol të nacionalizmit shqiptar, por regjimi antikombëtar komunist shqiptaro-sllav këta burra dhe heronj e legjenda të cilët kundërshtuan djallin komunist u vranë, damkosën, u burgosën, internuan dhe u dëbuan nga Shqipëria dhe nga Kosova.
Propaganda dhe hija e tmerrit dhe e frikës terrorizonte të gjithë ata shqiptarë të cilët guxonin që vetëm po ta përmendnin emrim e Xhafer Devës, përvecse ashtu si e etiketonte propaganda dhe ideologjia mitike antikombetare komuniste në Shqipëri e në Kosovë.
Në atë regjim po të përkujtoje prindin patriot, nacionalistët si dhe antikomunistët që kishin luftuar kundër okupimit serbo-sllav dhe atë komunist ndëshkoheshe rëndë.
Edhe sot akoma shqiptarët janë në kllapi dhe nuk u ka dalë letargjia komuniste, për t’u zgjuar , mësuar e për të nderuar e respektuar heronjtë e vërtetë, ata të cilët ia kushtuan jetën lirisë kombëtare, bashkimit kombëtar, patriotët vizionar dhe burrat e mëdhenj si Xhafer Deva të cilët komunizmi i luftoi aq tmerrësisht e që i shpalli si “nazist” e armiq të komunizmit, të atij komunizmi sllavo-ortodoks që ishte shumë herë më i keq e më i dëmshëm se nazizmi për shqiptaret.
Nazifashizmin dhe “armikun” e komunizmit regjimi kriminal komunist në Shqipëri dhe në Jugosllavi i përdorën për luftë kundër nacionalizmit shqiptar, e përdorën për sllavo-komunistifikimin edhe të Shqipërisë pasojat e të cilit ndjehen edhe sot në politikën zyrtare të Tiranës në qëndrimin e saj ndaj Shtetit shqiptar të Kosovës.
Me anë të komunizmit sllavo-serbo-rusët argumentonin dhe maskonin urrejtjen, antishqiptarizmin dhe reformat komuniste e antinacionaliste në Shqipëri e në Kosovë.
Me anë të komunizmit jugosllavët kërkonin që ta shkaterronin e asgjesonin nacionalizmin shqiptar dhe që ta gllabëronin pa luftë dhe me paqë edhe Shqipërinë, ashtu sikuse që edhe “Open Ballkani” modern që ishte një projekt serbo-rus antishqiptar e sidomos antiKosovë, projekt nën derigjimin e Serbisë.
Dhe mjerisht akoma Shqipëria vazhdon me frymën antinacionaliste e sidomos antikosovare.Kjo duket në sjelljet e veprimet e kryeministrit shqiptar Edi Rama i cili më shumë interesohet për marredheniet serbo-shqiptare se sa për ato shqiptaro-shqiptare, Shqipëri-Kosovë.
Më shumë kryeministri i sotëm shqiptar u beson Vuçiço-Daçiçëve millosheviçjanë se sa Albin Kurtit, Vjosa Osmanit e shqiptarëve të Kosovës, ashtu sikurse edhe enverizmi komunist që më shumë u besonin bashkim-vëllazërimit me sllavët dhe tito-rankoviço-popoviçëve dhe jo Kosovës dhe që komunistët shqiptarë gati sa nuk e bënë Shqipërinë Republikë të shtatë të Jugosllavisë.
Sot Albin Kurti po përballet jo vetëm me Serbo-Rusinë por edhe me tradhtinë e korrupsionin e politikanëve shqiptare si dhe me shqiptarofobinë europiane, pra po përballet me po ata armiq të përhershëm të shqiptarëve.