Rrathët ekscentrikë të shqiptarizmës valëzojnë globin. Nuk ka meridian e as paralele ne hartë gjeografinë e botës që nuk flet sot shqip.
Diku në tribuna, diku në sheshe me këngë e vallë, diku në laboratore shkencore e byro shpikjesh, diku në letra e botime, diku në sporte e duele shqiponja e zezë dy-krenare frymon e ngjitet në shtiza flamuri krahas popujve e kombeve të tjerë.
Shqiptaria falë lëvizjes së lire dhe përmasave që mori dhe turizmi gjithëpërfshirës është bërë pikë takimi për njohje, për studime historike e gjuhësore dhe në median sociale e ekran folëse po merr vëmendjen e madhe, krahasimisht me kah në rritje, diçka qe sjell shpresë për me shume vëmendje të qendrave botërore e të kancelarive politikbërëse. Sot po bëhet e kapshme dhe e lexueshme qendra e gravitetit e shqiptarizmës, jo me si folklor a si traditë
Tirana, me një si histori gati shekullore po largohet nga qendra …Edhe pse si kryeqendër shqiptare, me popullsinë më të madhe shqiptare. me një strukture e superstrukture favorizuese e lakmuese ajo vet me politikat e lëvizjet e saj dramatike në dhjetëvjetshin e fundit po vetafrohet si periferi. Duke u shmangur qëllimisht si qendër kombëtare me një mungese totale programesh, duke u përqendruar me shume në pushtet mbajtje pa ekuilibra politike, gjeografike, e religjone duke denigruar e stopuar larmine e kulturës së pakicës e te pakicave pushteti po rend në despotizëm e në arrogance tipike ose edhe me revanshiste se në diktature.
Denigrimi në zhvillim i zonave urale në veri e ne verilindje, shmangja e opozitarizmit deri edhe në dëgjesa te shtresave në interes, ka sjell raporte mosbesuese te qytetareve. Shkapërderdhja e politikes në një mjedis mosbesues te tmerrshëm ka thelluar ndasinë deri në atë mase sa lirshëm lexohet mos përgjegjësia kombëtare. Shembja e moskujdesja deri në harresë e objekteve kombëtare, mos balancimi në vlerësimin e rivleresimin e historisë kombëtare dhe kokëfortësia e ruajtjes së qëndrimeve jo gjithëpërfshirëse si nga diktatura janë trarët e kalbur të fortesës së mykur të kryeqendrës tonë kombëtare.
Tirana po ikën ose me sakte po rrëshqet pa kthim në periferi të çështjes sonë kombëtare. Jo vetëm politika, por edhe elemente të tjerë të shumte po e rritin zullumin antikombetar. Kjo vihet re në trajtimin e gjuhës, të artit shumëanshëm e sidomos të historisë së afërt e të largët. Pakujdesia e paaftësia kane shkuar paralel. Kjo nuk po ndodh në Kosove. Prishtina ka një përgjegjësi më të prekshme e të lexueshme nga qytetaret. Pushteti aty, ndonëse më i ri ka balance e pushteti nuk mbahet si atribut për t’u përdor e kthyer kundër qytetarëve të vet si në Tiranë.
Aty ka përkujdesje për gjithë pjesët e shtresat, nuk ka arrogance e as sllogane por çështja kombëtare trajtohet me vendosmëri dhe pa çmim. Politikëberja në Prishtine po bëhet profesionale, jo diçka e rëndomtë dhe personalizues si në Tirane me krijesa qesharake e bufaterike liderësh…Liderizmi në Prishtinë po sjell burrështetësi lavdëruese. Ekipi drejtues i shtetit në Prishtine , megjithëse në vështiresi të mëdha midis forcave jo Gjithmonë dashamirëse ndaj realiteteve në Kosove, po shkëlqen…e po ngjitet edhe prej zullumit e zallamahise politike të Tiranës që prej me shumë se 100 vjetësh Kosovën e lanë me hirë e pa hirë jashtë interesave shtetërore të Shqipërisë pushtet mbajtëse.
Që në 1912, Kosova jashtë…1924, Kosova jashtë…1944 prapë Kosova jashtë…e liderët pushtetpushthyzmeqar mjekërroshe të sllavokomunisteve edhe pas diktaturës herë i thonë Kosovës e ke kryeqytet Beogradin, here i thonë për tokat e saj që janë toke e askujt?!! Prandaj shqiptaria jo me rapsodike e demagogjike duhet të gjej qendrën e saj qe kurrsesi nuk është Tirana zyrtare as politike. Pozicionimi i hapur i qeverisë shqiptare të sotme në krah e ane të Serbisë është hapur thirrje për qëndrim dinjitoz e të guximshëm të lidershipit në Kosovë. Prishtina duhet të guxoje e të mas forcat e vetme ne beteje, pa Shqipërinë për të programuar e udhëhequr Kombin Shqiptar. Dhe nuk është aspak e pamundur. Është shekulli i shqiptareve…Jo, me shekulli i njëzet i kundër shqiptarëve. .që solli copëtimin ne 5 a 6 shtete ne Ballkan, që solli tragjedi të Tivarit, shpërnguljen masive të shqiptarëve në Kosovë drejt Turqisë, të harresës e humbjes së Çamërisë…etj. Tani është koha e lidershipit shqiptar që udhëheq e mbron Kombin, historinë e gjuhen e tij dhe tokat. Ky lidership është sot në Prishtine me aftësi të jashtëzakonshme. Kombi ynë meriton udhëheqës me dinjitet që mbrojnë shtetin e kombin, mbrojnë sovranitetin.