Pas Vuçiqit edhe Haradinaj me falënderim për Ramën!

Opinione

Pas Vuçiqit edhe Haradinaj me falënderim për Ramën!

Nga: Sherif Ramabaja Më: 19 tetor 2023 Në ora: 19:25
Sherif Ramabaja

Shqiptarët ishin shokuar me falënderimin që i bëri Vuçiqi, Ramës, për qëndrimin e tij në Samitin e EU të mbajtur në Tiranë.

Por befasia edhe më e madhe ndodhi një ditë më vonë, kur edhe Haradinaj falënderimin e tij nuk e bëri publik përmes mediave, ashtu siç veproi Vuçiqi, por shkoi drejtpërdrejtë ta takoi Ramën dhe drejtpërdrejtë sy me sy, t´ia shpreh falënderimin.

Rama ishte zënë në befasi, sepse nuk e priste një takim nga Haradinaj, kur nga përplasjet që kishte pasur me te, e kishte akuzuar edhe në gjykatat e Kosovës dhe të Shqipërisë. Dallimi ndoshta ishte se vetëm INTERPOL- in nuk e kishte angazhuar për burgosjen e tij.

Kurse tash, ç´po ndodh shtrohet pyetja? Një kthesë për 180 shkallësh. Piktori kishte mbetur gojëhapur për kthesën e papritur.      

Pse Haradinaj t´i shkoi në një vizitë të paparalajmëruar dhe ta falënderoi për qëndrimin e tij në Samitin e EU që u mbajt këto ditë në Tiranë.

Si duket Haradinaj ishte i entuziazmuar nga sulmi verbal që Rama i bërë Albinit, para një podiumi të tillë me personalitetet më të larta të EU.

Haradinaj, Albin Kurtin para popullit shqiptar e kishte sharë, e kishte nënçmuar, e kishte fyer duke e quajtur, manipulues, rrenc (sepse fjalën gënjeshtar se kupton) Kommunist, Enverist, Diktator, Autokrat, i shitur, etj. por këto akuza të tij kishin mbetur vetëm brenda popullit, pa pasur mundësinë që të shkonin në veshët e ndërkombëtarëve dhe institucioneve perëndimore. Kurse tash, erdhi çlirimi, u bë një katarzis (fjalë greke që kur të vjen sikleti të shkosh në WC, pastaj vjen faza e relaksimit, çlirohesh, katarzis). Pra faza e kënaqësisë.

Me fjalë të tjera, Haradinaj kur e dëgjoj Ramën se si ia përplaste Albinit të gjitha ato akuza në sy të personaliteteve dhe editoriumit evropian e botëror, përjetoi katarzis.

Kjo e detyroi që të nisej drejt Tiranës. Njëherë mendoi që të nisej me kalë si kauboj, sepse mendonte se Kali është më i shpejtë se gomari, po në fund mendoi se i duhet që sa më parë ta përqafonte Ramën, për gjestin e tij burrëror kundër Albin Kurtit.

Me që nuk ka lidhje ajrore, as hekurudhore, Kosovë – Shqipëri, vendosi ta angazhonte shoferin më të mirë që të voziste me shpejtësi maksimale dhe ti hidhej në krah Ramës.

Sa hap e mbyll sytë, ai ishte aty: e falënderoi kryeministrin Rama për përkrahjen ndaj Kosovës dhe i bëri thirrje që po ashtu edhe në forumet e tjera ndërkombëtare, ta ngrit zërin fuqishëm për Kosovën.

Pra diçka nuk kuptohej. Kjo dukej si çmenduri. Rama në Kosovë me qëndrimin e tij në Samitin e EU kishte shkaktuar tërmet të vërtetë. Institucionet dhe qeveria ishin përmbajtur në qëndrimet e tyre ndaj Ramës, por mediat, personalitetet e pavarura dhe shoqëria civile kishin kërkuar që Ramës t´i ndalohet hyrja në Kosovë.

E kishin quajtur fundërrinë. E kishin quajtur tradhtar, i shitur, diletant, i droguar, shpifës, manipulues, përçarës, adoleshent, i pa cipë, i pa tru, hu gardhi, sekser, diktator, autokrat, vëlla i Vuçiqit, shka, s´ka gjak shqiptari, grekofil, serbofil etj.

Kurse në këtë rast Haradinaj kërkonte përkrahje nga Rama. Thelbi : që të dy ishin kundër Albin Kurtit, kjo i lidhte mes vetes edhe pse dikur ishin të armiqësuar.

 Prandaj si duket po formohet koalicioni kundër Albin Kurtit. Kosova sipas Haradinajt nuk mbrohet në tavolinë siç po vepron Kurti, po në front dhe derisa nuk është hapur fronti duhet ta luftoi Kurtin, mendoi pa ia shpalos këtë dikujt.

Koalicioni si duket do të jetë i gjërë, duke u nisur nga: Borrel, Lajçak, Escobar, Hill, Vuçiqi, Daçiqi, Dodik, Vulin, Gjuriq, Bërnabi – çka, Sheshel, Radojçiqi, Abaz (0)viçi, Rama, Haradinaj, Molliqaj, Milaim Zekaj, Baton Haxhiu, Pacolli, Buzhala, Limaj, PD, Klan Kosova, Velijaj, Ballaj, Rilindja e Ramës, PS, patronazhistët, Lëvizja (sepse po i tradhton idealet enveriste) Bashkësi Islame ende s´ka marr qëndrim, sepse po shikon se si do të radhiten forcat, etj.

Atëherë kush do të jetë me Albin Kurtin, nëse një koalicion kaq i madh qenka kundër tij, pyesin njerëzit e thjeshtë.

Është vetëm një përgjigje: Populli.

 Avokati Ngjela e bëri të ditur se në stadiumin ku zhvillohj ndeshja e kombëtares, e ku ishin Albini dhe Edvini shikuesit brohorisnin Albin, Albin dhe e injoronin Ramën, apo noshta kanë bërë thirrje Rama ik.

Koalicionet ndoshta do të sjellin qartësi, apo ndoshta edhe mjegull. Skemi se ç´bëjmë, përpos të presim.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat