Ka muaj të tërë që opozita po pamundëson miratimin e disa marrëveshjeve ndërkombëtare ku thuhet se vlera e tyre tejkalon shifrën 360 milionë euro. Mungesa e përgjegjësisë ka sjell situatën e atillë që vendi të dëmtohet në sferën ekonomike. Si rrjedhojë e saj së fundi reagoi edhe ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde.
z.Rohde është shprehur i shqetësuar për mosmiratimin e marrëveshjeve ndërkombëtare në Kuvendin e Kosovës. Ai tha se janë në rrezik projektet madhore Gjermani-Kosovë në energjetikë dhe bujqësi, ndërsa kërkoi qasje konstruktive dhe që opozita “t’i japë fund bllokadës”. Për ambasadorin gjerman, Lidhja Demokratike e Kosovës nuk është pjesë e “sjelljeve penguese”.
Kjo deklaratë rrëzon gënjeshtrën e opozitës se marrëveshjet nuk votohen për shkak të kursit problematik të këtij pushteti në raport me aleatët e shteti", ku vet aleati kryesor i shtetit bën thirrje për votimin e tyre. Inatet politike s'duhet të bëhen pengesë për bllokim të Kosovës, mendësi primitive e kësaj opozite të mjerë. Deklarata e ambasadorit Rohde është shuplakë e fortë kryesisht për PDK dhe AAK, të inatosur për humbjen e tyre bllokojnë marrëveshjet në dëm të Kosovës.
Kur ishin në pushtet votonin çdo gjë që u sillte para sepse i keqpërdorin, tani që s'janë në pushtet nuk votojnë asgjë vetëm për të bllokuar qeverinë, pavarësisht se e pëson Kosova. Kjo mendësi e PDK dhe AAK ka sjell vendin në këtë gjendje ku jemi, në humnerë dhe katandisje kolektive. Opozita, të reflektojë e mos të vonohen marrëveshjet ndërkombëtare, nëse e duan sado pak Kosovën, për të cilën proklamojnë ditë e natë se e japin edhe " shpirtin".