Radio Televizioni Publik i Kosovës i cili financohet nga taksat e qytetareve është shndërruar në një shoqatë analfabetësh që po e irritojnë opinionin Shqiptarë.
Kjo u pa edhe mbrëmë me rastin e përkthimit të mbledhjes së Këshillit të Sigurimit të Kombeve të Bashkuara ku u fol për Kosovën. Personi i cili për opinionin është anonim (analfabet funksional) i cili bëri përkthimin në gjuhën Anglishte ishte në nivelin më të ulët të dijës ku pjesa dërmuese e njerëzve nuk e kuptonin fare se qfarë thotë.
Andaj është koha e fundit që Radio Televizioni i Kosovës të reformohet në të gjitha aspektet e sidomos në aspektin kadrovik të gazetarëve dhe profileve tjera të cilat komunikojnë me opinionin. Qfarë të themi në shekullin 21?!. Është turp i turpit që qytetarët të malltretohen dhe të irritohen me një përkthyes të gjuhës Anglishte të cilën se kupton askush.
Ky është rezultati i politikës kadrovike të ish partive në pushtet të cilat e themeluan RTK-në duke e shndërruar atë në filjal të punësimit për ti akomoduar familjarët dhe farefisin e tyre. Sipas raportit të Institutit Demokraci për Zhvillim gjendja në mjetet e informimit në përgjithësi në Kosovë është për tu dëshiruar. Polarizimi dhe gjuha ofenduese është bërë target në ekranet televizive që punojnë në Kosovë në portalet e gazetave dhe në segmented tjera të informimit.
Mediumet në Kosovë po përballen edhe me mungesë të burimeve njerëzore të kuadrave të shkolluara profesionale të cilave ju mungon pervoja dhe kodi i etikës. Gjuha denigruese ka marrë përmasa shqetësuese. Për shkak të nivelit të ulët të shkollimit, të përvojës dhe të profesionalizmit në mediumet e Kosovës gjithnjë e më shumë plasohen lajme dhe tema me karakter sensacional.
Kjo mënyrë e komunikimit po i iriton qytetarët duke krijuar tensione dhe po shkakton probleme në raportet ndërnjerëzore në jetën e përditëshme. Andaj si shkaktar i kësaj gjendje padyshim se është niveli jo i kënaqshëm në sistemin e arsimit dhe edukimit. Padyshim se themelimi i disa mediave private pa përgaditje përkatëse kadrovike, teknike dhe organizative po shkakton kaos medial në sistemin e informimit në Kosovë.