Pesëshja euro-amerikane, duke e ftuar të jetë serioze dhe e përgjegjshme

Opinione

Pesëshja euro-amerikane, duke e ftuar të jetë serioze dhe e përgjegjshme

Nga: Dedë Preqi Më: 26 tetor 2023 Në ora: 06:55
Dedë Preqi

Kryeministri i Kosovës, z.Albin Kurti, me stafin e tij pritën këto ditë pesëshën e përfaqësuar nga BE-ja, dhe SHBA-të, si rrjedhojë e ngjarjeve të 24 shtatorit, që shkakëtoi grupi terrorist serb, i derigjuar nga Vuçiqi dhe Vulini, duke sulmuar policinë e Kosovës, në Banjskë të Zveçanit, me çrast humbi jetën rreshteri i policisë Afrim Bunjaku dhe u plagosën edhe disa polic të tjerë, dhe nga kriminelët serb humbën jetën më shumë se tre veta.

Përfaqësuesi special i BE-së, Mirosllav Llajçak, zavendës ndihmës i sekretarit të SHBA-ve, për çështje Evropiane dhe Euroaziatike dhe njëherit i dërguari i posaqëm për Ballkanin Përëndimor, Gabriel Eskobar, këshilltari për Politikë të Jashtme dhe Sigurisë të kancelarit gjerman z.Olaf Scholz, Jens Plotner, dhe këshilltari i presidentit Emanuel Macron, Emanuel Bonne, si dhe zavendës këshilltari i kryeministres italiane, Giorgia Meloni, Aleksandro Cattanea, do të ishin nga ata më të fuqishmit, apo ata të mërdhifshmit e Albin Kurtit, duke e futur dhunshëm në brazdën që nuk e lëron me vullnetin dhe energjinë e vet.

Sigurisht se reflektimi i emisarëve diplomatik i këtyre vendeve Evropiane dhe SHBA-ve, do të ishte i mirëseardhur në vemdin tonë, të cilët me një iniciativë të tillë, apo me një plan të ri për Kosovën dhe Serbinë, e gjithë kjo do të tregonte interesimin e tyre që marrëdhëniet në mes Kosovës dhe Serbisë të përmirësohen dhe të marrin një kahe tjetër, që e ulin dhe shtensionojnë situatën ndëretnike në mes këtyre dy vendeve.

Kosova dhe qeveria e saj me kryeministrin Albin Kurti, nuk mund të largohen nga negociatat dhe diskutimet rreth një marrëveshje të frytshme në mes dy palëve, por nëse do ta pyesim «pesëshën» e kësaj iniciative shumë të rëndësishme, se a do të ishte e arsyeshme që në përpjekjet e kësaj lëvizje dhe angazhimi të ndërkombëtarëve, së pari të jepet një garanti dhe siguri palës kosovare, që Serbia, do të pushojë aktivitetin e saj përmes kriminelëve dhe terroristave ndaj Kosovës, dhe pastaj të krijohet një ambient i volitshëm për të vazhduar bisedimet e më tutjeshme me palën serbe.

Emisari special i BE-së, Mirosllav Llajçak, angazhimin e tij e lidh menjëherë aty ku e lë më herët me tiparin e asaj, që këto marrëdhënie mund të zhvillohen vetëm me formimin e Asociacionit të komunave serbe, duke e vazhduar këtë mision sikur ndër përralla, që ka fjalë të caktuara që e zbusin dragoin, për ta zbuluar thesarin e fshehur, që e çlirojnë njeriun e yshtur prej magjisë, që do të thotë se emisari Llajçak, sikur është i yshtur nga magjitë e Vuçiqit, i cili shkon në çdo hap me porosinë e tij, të cilin nuk e merr gjumi nga ankthi, që të shpëtoj nga grackat që ia ka kurdisur Kosovës, por po i kthehen bumerang vetëvetës.

Kryeministri Kurti, pesëshës evro-amerikane u tha qartas dhe preras se, nuk mund të ketë normalizim të raporteve dhe marrëdhënieve të mira Kosovë-Serbi, pa pasur Kosova, një siguri të vërtetë, të cilën do ta garantojnë SHBA-të, dhe BE-ja, sepse nuk i besohet më palës serbe, në veçanti Vuçiqit, në asnjë hap të më tutjeshëm, kur dihet rroli i tij i deri tanishëm, i cili zgjidhjen e problemit në mes këtyre dy vendeve e dëshmon me dhunë dhe me terrorizëm, që do të thotë, të asgjësosh një popull dhe lirinë e tij, ekzistencialitetin e së vërtetës, dhe të arrish me forcë atë që dëshiron.

Janë shumë të dyshimta fjalët e Llajçakut, i cili thotë se dialogu nuk ka alternativë, duke e ilustruar me fjalë të tjera, se edhe sulmi në Banjskë, e ka ndryshuar situatën, e cila na detyron të gjejmë një zgjidhje, përndryshe thotë Llajçaku, nëse nuk do të kemi dialog, atëherë do të kemi një përshkallëzim të situatës, që do të thotë se, ky përshkallëzim po i tingëllon Llajçakut, si një parafytyrim edhe më i rrezikshëm i sipozuar, apo i njohur për emisarin, dhe nevoja e tij e ngutshme për të krijuar sam ë parë Asociacionin e komunave serbe.

Ardhja e pesëshes evro-amerikane e befason Aleksandër Vuçiqin, i cili thotë se, e kishte brengë që ardhjen e pesshës evro-amerikane, që nuk e ka marrë gjumi, kjo ka një domethënje qesharake, por edhe të rrezikshme, sepse Vuçiqi, as që ka ndonjë brengë dhe ndjesi njerëzore dhe as respekt për situatën e krijuar në Bansjkë të Kosovës, por tani «përulja « e tij e falsifikuar para pesëshës, në një mënyrë e bënë si viktimë, por në realitet dhe në praktikë do e hedh poshtë çdo propozim të kësaj pesëshe, duke hapur vetëm temën e Asociacionit, për ta mbyllur temën e terrorizmit serb në Manastir të Banjskës.

Kryeministri Albin Kurti, nuk do të zbrapset dhe nuk do të pajtohet, që bisedimet të vazhdojnë normalizimin e tyre, nëse Serbia nuk do të ndëshkohet për terrorizmin e 24 shtatorit në Banjskë të Zveçanit të Kosovës, dhe në takimin me Vuçiqin, që e ka kordinuar BE-ja, në Bruksel, për të vazhduar bisedimet në mes palëve, nuk imagjinohet mundësia e ndikimit të kësaj pesëshe, e cila nuk është e efektshme apo e fuqishme për ta kthyer në një energji pozitive Serbinë, pa e ndëshkuar qeverinë saj në krye me Vuçiqin, nga BE-ja, që ta kuptojë krimin e saj terrorist dhe shofenist ndaj Kosovës, përndryshe kjo histori mund të vazhdojë gjithherë në drejtim të gabuar.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat