Po bëhen gati gati 32 vjet që shqiptarët po vuajën dhe lëngojnë në vendin e tyre të bekuar nga Zoti dhe i mallkuar nga i zoti, i cili po zbrazet dhe zhbëhet çdo ditë...
Çdokush, edhe me haberin e kufizuar, shpreh habinë dhe zemërimin për të zgjedhurit, zgjedhën prej tyre, edhe nga brënda tufës dhe stallës së zgjebosur!...
Shqipëria është për në librin “Ginnes”, edhe për numrin e deputetëve dhe të ministrushe- ministrushëve, në krahasim më numrin e popullsisë, po edhe për pagat qiellore të këtyre “përfaqsues”, shpërfaqsues, abuzues, të shoqërisë, duke i krahasuar me pagat e shqiptarëve, që lëngojnë për bukën e gojës, e
Nga AGIM JAZAJ sidomos me pensionet qesharake!
Satistikat e sotme, vijojnë dhe shënojnë shifra ulëritëse: Mbi 30 mijë gra e burra jetojnë të vetmuar, ndonse me fëmijë, kanë mbetur “marhëm”!
Fëmjët e tyre kanë marrë rrugët e botës, sepse këtu u’a kanë zënë rrugën për të jetuar, hajnitë, abuzuesit, politikat abuziviste…
Dhe… shifrat lënduese e drithëruese shënojnë të pozuara më parë nga; “Njesia e Kombeve të Bashkuara”: Mbi 91 mijë qytetarë të moshës mbi 65 vjeç, kanë nevojë për përkujdesje sociale.
“Qeveria Rama dhe Rama i qeverise; trashi portofolet e deputetëve dhe të dreqsisë, dhe bëri trokë xhepat e shqiptarëve, e sidomos të pensionistëve (votë qorre) që nuk kanë as bukë për të ngrënë e as një kacidhe për të blerë sufato”!
Edhe më stoiku, militant i votës qorre; Shtron habinë, dhimbjen dhe pyetjen e thjeshtë: “Këta përfaqsues, të zgjedhur nga populli, që “betohen”, por dhe “flijohen” për popullin, a e përfaqsojnë popullin, a morën fillimisht mendimin dhe pëlqimin e zgjedhësve për të ngritur duart... dhe pagat e tyre?!
“Ata duhet dhe do t’i përzemë me teneqe, nëpër rrugë, e kudo edhe në varr nuk do të gjejnë as vend varri!
Grupet e të rinjëve, madje nga ata që enden nëpër botë, janë betuar për t’i ngjyer me baltë, po edhe me bajga, për t’i vërvitur në kazanet e llozhurave, këto si llozhura, abuzues, pushtues dhe poshtërues të shqiptarëve”- shprehej edhe Bexho Rrapishtja, një militant i thekur dhe i verbuar i “Rlindjes” nga Vlora, duke e kalsifikuar edhe “korona vurusin”, sëmundjen e rënë- rëndë mbi shoqërinë shqiptare, kaq gjatë:
-Korona Virusi: Është armik i pa dukshëm që vret ditën me diell, pa dallim dhe pa mëshirë!
-Idiotsia: Është pandemi e dukshme që vret çdo ditë e orë!
-Varfëria: Është armik i fshehur dhe i dukshëm; që vret, nënështron dhe rrebelon!
-Shteti është: Kura për të luftuar çdo virus!
-Shteti ynë rezulton: Kura e skaduar, që duhet të luftojë edhe “Koronavirusin” e Idiotsisë!...
Shteti nuk parandalon, po e nxit krimin, nuk edukon, po e shthur shoqërinë, nuk e shënjtëron, po e shëmton rracën!
Bota u përballë edhe me epideminë globale: Pandeminë Kovi-19, e pa njohur, pa i’a gjetur deri më tani as kurën, edhe nga vendet më të zhvilluara!
Përballë ketij ndëshkimi global, edhe më i pa përgjegjëshmi, gjen mundësimin e “ngushëllimit dhe të urimit”, për qeverinë e “Rilindjes”, duke zbatuar rregullat e aplikuara, ashtu si nga shoqëritë më të përparuara!
Ndërsa shoqëria shqiptare, u ndëshkua edhe më parë, shumë rëndë nga Zoti, nga mëkatet që ka shkaktuar i zoti: Tërmeti i 26 Nëntorit 2019, rezultuar me bilanacin drithërues: 52 humbje të jetëve njerëzore, qindra e mjëra banesa të shëmbura, mijëra njerëz të mbetur në qiell të hapur, me klithmat e sotme dhe kujen e nesërme!
Ende banorë mbeten në qiell të hapur dhe protestojnë për bonusin e qerave edhe sot!...
Edhe ato rrënime nga tërmeti; me 6.3 ballë rihter, kishin dhe u pranua publikisht, madje u akuzuan, u ndaluan dhe u lëshuan nga (pa) drejtësia: abuzimet njerëzore; ndërtuesit, projektuesit, miratuesit, mashtruesit, legalizuesit, po dhe blerësist!...
SËMUNDJA E IDIOTSISË DHE...
Në gjithë kurbën për 3 dekada, rrënimesh, abuzimesh, rezulton sheshit edhe: “Pandemia- Shtetrore”, “Sëmundja e rënë dhe“Kura” e Skaduar!
Koronavirusin nuk e kish parashikuar asnjë shtet i botës!
Ndërsa shoqëria shqiptare, si në të dy rastet gjendet edhe përballë (i ngritur në sistem) edhe: “Koronavirusit të Idiotsisë”, me kosto shumë të majme...
Shkenca, bota kësaj sëmundje i’a ka gjetur diagnozën, kurën: Shtetin, i cili funksionon me kapacitet të plotë dhe në mënyrë harmonke, me gjithë paisjet, duke vënë në lëvizje makinërinë!
Ndërsa tek ne “timonieri” ngjan i kapërdisuri; Majë gërmadhës, poshtë greminës! Me Motorin copë- copë, Gomat e rëna në shesh, Karburantin për ibret, pa i bërë shërbimet teknike mjetit - thot edhe miku im; Bego Sinanaj- ish shofer i parkut të Eksportit dhe Autobuzave, pa bërë asnjë gërvizhje, e jo më aksident, gjatë 45 vjetëve në timon!
Fatakeqsisht e ndjen këtë dhimbje sa dhe (pa) shpresë kjo “kurë”, ka rezultuar deri më tani e skaduar, në gjithë përfshirjen e jetës së tyre.
“Dhe s’keni parë gjë akoma”!
Ndonëse të ndodhur të barabartë nga kërcënimi i Koronavirusit edhe ata të “pa shpirt” ngjajnë paksa të zbutur, kanë “zgjuar ndjeshmërinë e dhimsurinë, pas rënies dhe kërcënimit nga Koronaviruesi, i cili i ka të barabard edhe: Engjëjt, Djajt, Krimin, Katilin dhe Xhebrailin!
Koronavirusi i Idiotsisë, ka këputur Frerët! Kura; Shtetet duket e skaduar, sepse nuk ndëshkon fajtorin, por fajson viktimën!
Sa muaj mbetën pa Paguar, deri dhe të mbyllet edhe Uzina e Rafinerisë së Naftës në Ballsh?!
Shteti bënë sehir, premton dhe mashtron, nuk e parashikon, nuk e ndalon, po ngjan se nxit këtë Hata- Krim! Lidh Kontrata Abuziviviste!
Të ndjesh dhimbjet e tua: Do të thotë se ke Ndjeshmëri!
Të ndjesh dhimbjet e tjetrit, do të thot të jesh Njeri!
LIRIA E KUFIZUAR, E DREJTA E SHTHURUR
Botën e udhëheq, frymëzon, emancipon dhe e zhvillon: Dija, Mirësia, Arsyeja, Ndershmëria, Ndjeshmëria; Jo Ligësia dhe Marrëzia...
Duke qënë sa më funksional dhe në harmoni: Kodi njerëzor, kodi Qytetar dhe kodi Zyrtar!
Ligjet e formuluara dhe normat zakonore, të shënjtëruara!...
Fatkeqësisht shqiptarët, në gjithë harkun kohor, edhe në sitemin “demokratiko-kaotik”- alla shqiptar, e ka udhëhequr, frymëzuar dhe rrënuar marrëzia!
“Edhe “Elitat”, “të zgjedhura”, (vjedhura) janë pjesë e këtij produkti, (doemos), por elitat tek ne, nuk edukojnë, por shthurin, nuk shërbejnë, po rrëmbëjnë!...
Qytetarisjet shqiptare: Endërrojnë, i zgjedhin për udhëheqës, po rezultojnë: Ëndërra- Vrasës!
Udhëheqësit-Udhëhumbës: Nuk aspirojnë, nuk realizojnë: Punë e mirëqënie për Shqiptarët, por sigurojnë punë e mirëqënie për grupacionet, servilët-puthadorët e këpucëfshirësit!
Nuk aspirojnë; Të lumturojnë të tjerët dhe të ndihen të lumtur; duke lumturuar të tjerët, por lumturohen: Duke dhunuar të tjerët, ndihen të Lumtur mes të Mjerëve!
Nuk ndëshkojnë fajtorin, por ndëshkojnë Viktimën. Nuk ndalojnë marrëzinë, po frymëzojnë Marrëzinë! Nuk i paqton njerëzit, po i hasmëron ata!
Nuk dëgjojnë të diturit, por Kuvendojnë me të Marrët!
-Lideri i do të gjithë Dele. I përzgjedh të “zgjedhurit” nga tufa e; Korbave, Laraskave, Sorrave dhe jo nga rasati i: Shqiponjave, Thëllënxave, Dallandysheve, t’i binden “liderit”, të korbave edhe kur bënë marrëzi e tradhëti...
Turmat, votë qorre: Ecin si në telvik/ Të shtyra me Hosten/ Putkat darovisin/ Me gisht në B mben...
Të duartrokisin marrëzinë e Lider- Kalanderit, kur duhet t’i hedhin thonjtë në fyt”!- rrëfente i brengosur edhe Resul Nurçe- ish emigrant në Itali...
Në jetën publike të komunitetit, sidomos në harkun e këtyre viteve, kanë vërshuar në qytete, në jetën e bashkësisë, “prurje të reja”, jashtë qytetëse, me origjinë rurale, por edhe me psikologjinë, e me katandinë rurale: Me lopët për litari, qentë për zinxhiri, dhitë e dhëntë, pa mend...
Ditë përpara një grup banorësh nga Vlora protestuan buzë kanalit të “Naunkës”, sepse mbyteshin nga era e ndotur e ujrave të zeza!
Protestusit bërtisnin përpara kamerave kundër shtetit!
Dikush e pa një ndër protestuesit në rrugë dhe komunikoi.
“Po ju nuk mbani përgjegjegjësi që shkuat e ngritët shtëpitë buzë kanalit të fekaleve”?
”Po s’kishte vend tjetër”- përgjigjet marrëzia e të marrit!
ai bariu në mal nuk e ngrinte as vathën e tufës, buzë kanalit, e jo më kasollën poshtë gurit, sepse mendonte dhe peshonte mendimin dhe veprimin e tij”.
Kjo është shoqëri shthurja e politikë shthurjes!
Shteti mban përgjegjësinë e tij, për veprimin dhe për mos veprimin, i cili ka shthurur shoqërinë! Jo vetëm se ndalon marrëzin, po e nxit, e stimulon, sepse kështu siguron jëtgjatësinë dhe lehtësinë e pushtimit, me pushtetin mbi shoqërinë e prapambetur, duke e shmangur edhe përgjegjësinë, duke i mbajtur njerëzit në luftë, konflikt me njeri-tjetrin, duke e shmangur nga vetja koston...
Kanë shkaktuar edhe shaktërrimin e infrastrukturës, të qytetarisë!
Shteti ka mision të parandalojë, edukojë qytetarinë, të ndërpresë zinxhirin e shthurjes, të “koronavirusit”, mbajtjen pastër të rracës shqiptare, të mëndjeve dhe shpirtrave njerëzore, ka ndotur më rëndë shpirtërat, mëndjet, rrugët, rrugicat, të sotmen dhe të nësërmen e shqiptarëve, të cilët po largohen nga vendi, kur duhet largojnë të ligën nga vendi!
Liria në të gjithë botën e lirë është e kufizuar... Vetëm shqiptarët kanë liri të “pa kufizuar”, të “drejta të shqyera”, në vendin e “tyre”.
Edhe gërshërën po ta hapim jashtë harkut të saj, do të shqyhet.
Ndaj është shqyer, shëmtuar shoqëria dhe gërshëra!
Ndoshta është me vënd, sa e vonuar; Në lëndët mësimore, të përfshihen, shtohen edhe rregullat e jetës së qytetarit, në bashkësi, me qëllim të nis përgatitja e vonuar e gjeneratës së re qytetare!
Fletushka të shpërndara nga grupet e të vegjëlve, të shkollave derë më derë e dorë më dorë, do të ishte mision mëse i sukseshme, me të drejtën e përfitimit dhe të përvetsimit të dyfishtë të normave të reja, të inaguruara, por të cënuara rëndë deri më tani!
Virusi eshtë në piedestal, i futur në Parlament, i rënë më rëndë në Qeveri!
Dhe... ”Kura” rezulton e skaduar!