Dr Ibrahim Rugova ishte misionar dhe politiken e kishte instrument në përmbushjën e misionit të Tij profetik ; çlirimin e Kosovës nga Serbia dhe krijimin e shtetit të pavarur të Kosovës, dhe ky është Kosovacentrizmi i përjetshëm !
Orientimi perëndimor i Kosovës dhe i shqiptarëve si vizion dhe strategji nacionale e presidentit historik, Ibrahim Rugova, krijoj miqësi, aleancë dhe partneritet për kauzën tonë nacionale për liri & pavarësi, dhe ky orientim është konstant.
Miqësia e përhershme me SHBA-të, më partnerin tonë strategjik & jetik, meritë kjo kryekëput e presidentit historik, Ibrahim Rugova, e bëri kauzën tonë inters nacional të SHBA-vë, dhe kjo miqësi është e palëkundur dhe permanente !
Sot e 79 vite më parë, u ngjz fati i Kosovës së pavarur !
U lind :
Rilindësi i Dardanisë Antike-Kosovës,
Babai i Kosovës së lirë e sovrane,
Arkitekti i pavarësisë së Kosovës,
Themeluesi i shtetit sovran dhe demokratik të Kosovës,
Ai që bekoj Kosovën dhe shqiptarët me veprën e Tij jetësore :
Ibrahim Rugova, sot ka Ditëlindjën e 79-të.
Urime Ditëlindja, i dashur President Rugova, por sot bashkë me urimin, ndaj shqetësimin tim dhe jo vetëm ;
Për trojet e Arbërit, për Dardaninë Antike, për Kosovën që na le amanet dhe shqiptarët të cillët i bekove me veprën jetësore, Ditëlindja e juaj, është një ditë dhe datë e bekuar !
President historik, Dr.Ibrahim Rugova !
Neve, brezi i Republikës, do të bëjmë t'pamundurën që t'ruajmë amanetin tënd :
Identitetin tonë historik, nacional e kulturor të kultivuar e t'farkuar ndër shekuj e breza,
Do ruajmë e kultivojmë, orientimin tonë të lashtë, euro-përendimor dhe Pellazgo-Ilir,
Do ruajmë dhe kultivojmë me fanatizëm, vizionin Tuaj për Kosovën dhe shqiptarët n'Gadishullin Ilirik,
Do ruajmë dhe thellojmë miqësinë dhe bashkpunimin me aleatët tanë n'krye me Amerikën, lidhje këto të cilat i bekove Ti, me veprën kolosale n'sherbim t'lirisë dhe ri-bërjes së atdheut-Republikës së pavarur të Kosovës.
Zoti t'bekoftë president Rugova, Zoti e bekoftë Kosovën dhe shqiptarët.
L A V D I