Shumë të rrallë janë njerëzit e mëdhenj, jeta e të cilëve qëndron në pastërti të pa të metë, një nga këta ishte kryeheroi ynë arbëror Gjergj Kastrioti (Skënderbeu).
Prandaj, shtrohen pyetjet si këto:
Çfarë do të ndodhte me lirinë e Arbërisë dhe vetë Arbërinë pa Gjergj Kastriotin?
A do të ishte Arbëria dhe a do të ekzistonim si komb pa Gjergj Kastriotin?
Me të drejtë është konsideruar në antik se gjenerali është shpirti i ushtrisë.
Kryezoti ynë arbëror Gjergj Kastrioti ishte shpirti i ushtrisë së tij të vogël arbërore që korrte fitore te mëdha kundër ushtirisë me numër më të madh të armikut otoman.
Gjenialiteti i tij ishte burimi kryesor i suksesit të tij në gjithçka që ndërmori për të mirën e atdheut të tij arbëror europian.
Mirënjohja e atdheut, respekti i bashkëkohësve dhe pasardhësve u bënë shpërblimi i kryeheroit që u cilësua si gjenerali më i madh i të gjitha kohërave dhe që jeton i pavdekshëm në histori, në bëmat, në shkrimet e tij, në bijtë e bijat pasardhës arbëror e në veçanti tek arbëreshët të cilët ruajnë ende në gjakun e tyre gjakun e Gjergj Kastriotit.