Të thuhet e vërteta kur të tjerët s‘duan ta kuptojnė, është më keq sesa të gënjesh!
„Kur e vërteta thuhet në politik, ajo mbetet pjesë e së kaluarës, ndërsa kur gėnjehet, bëhet pjesë e së ardhmes“.
Përpos adhurimit, gënjeshtra përkrahet dhe mbrohet fuqishëm, për interesa personale dhe nga truri i shpërlarë.
Thuajse çdo mbrëmje në debate televizive, dëgjojmë gënjeshtra abuzive dhe t’gjitha fillojnë për interesa personale.
Janë në dijeni se po gënjejnë dhe e bëjnë me dashuri, ngase janë “rob të gēnjeshtrave”!
Me cinizëm shpërfillin zakonet, normat shoqërore e kulturën dhe tentojnë kthimin në gjendjen primitive e asketizmin.
Qëndrimi i tyre cinik, është shpërfillës e tallës kundrejt normave morale e zakoneve shoqërore, madje mjerisht edhe qëndrim i vrazhdë, e i pacipë.
Nga dogmat e tyre të padiskutueshme, dëgjojmë vetëm gënjeshtra të rrezikshme!