E lazdruara e BE vazhdon shantazhin

Opinione

E lazdruara e BE vazhdon shantazhin

Nga: Milazim Maraj Më: 19 janar 2024 Në ora: 21:42
Milazim Maraj

Serbia tani më e mësuar m përkëdhelje nga BE dhe e rekomanduar nga Rusia vazhdon shantazhe në Gadishullin Ilirik dhe lojëra politike më BE. Ajo vazhdon të luaj më taktikën e vet të mbarsur me gënjeshtra dhe shtrembërime të realitetit si për atë që ndodhë në Serbi dhe për atë që ndodhë në Gadishull Ilirik. Kjo është forma e sjelljes së Serbisë, që gjithmonë ka funksionuar dhe nga këto vajtime gjithmonë ka fituar. Vuçiq manipulojë zgjedhjet në Serbi para syve të vëzhguesve të Serbisë, BE dhe Botës. Për këtë kanë reaguar 24 deputet të BE. Për këtë as që turpërohet ndonjëherë, por krekoset në Davos për “sistemin modern të zgjedhjeve” në Serbi. Serbia organizojë agresion ndaj Kosovës por akuzon Kosovën për ngjarjen tragjike në Banjskë. Janë bashkë-organizator të gjendjes në Bosnje.

Nuk u përgjigj kurrë për të gjitha ato masakra dhe dhunime që bëri ndaj popullatës së pafajshme dhe të pa armatosur, as për fshehje të kufomave për të tregimin e të cilave u kërcënua atyre që tregojnë varret masive më trupa të shqiptarëve të vrarë. Daçiq publikisht, edhe për këto heshtët nga organet kompetente ndërkombëtare. Pengon më çdo formë dhe mundësi të sajë zhvillimet demokratike të Kosovës dhe pretendon në territorin e Kosovës së pavarur.

Armatoset dhe haptas deklarohet së ka ndarë 1.5 miliard për armatim ndërsa akuzon Kosovën për armatim madje shpërfaqë tendencat e saj për ri okupim të Malit të Zi, Maqedonisë gjëja për të i shpëtuar nga Kosova. Akuzon Kosovën për krijimin e Shqipërisë së madhe ndërsa pretendon dhe punon haptas në krijimin “Botës Ruse”. Kërkon që të lidhët në kufi më Bullgarinë. Lëvizjet e sajë ushtarake afër kufijve të shteteve fqinjë më të cilat i shqetëson edhe këto shtete të bëjnë të njëjtën gjë për të siguruar territorin e tyre. Rrahë pa mëshirshëm dhe burgos dhe vret ata që duan paqe dhe marrëdhënie të mira me fqinjët. Para disa ditësh kjo ndodhi më pjesëtarin e partisë republikane në Serbi ndërsa tani ndalet avokati Çedomir Stojkoviç, për të njëjtën gjë, por kjo tregon së ky kishte për qellim që ta zbus opinionin demokratik në BE dhe Botë pas asaj që ndodhi me Sandulloviçin. Serbia pranon marrëveshjen për Kosovën; projekt Gjermani- Francë dhe në fund nuk e nënshkruan, as për këtë nuk ka ndëshkim. Falangat e Vuçiqit në veri të Kosovës rrahën, dhe gjymtuan pjesëtarët KFOR-it.

Rrahën dhe torturuan gazetarë që po ndiqnin ngjarjen dhe për këtë pasojë heshtje e BE. Ata kërcënojnë dhe vrasin serbet në Kosovë nëse ata dalin nga kornizat politike të Serbisë dhe Rusisë. Vuçiq futë terë atë arsenal luftarak dhe filluan luftën në Kosovë e cila dështojë përball të policisë së Kosovës por as për këtë nuk u ndëshkua. Popët serb të inkriminuar që organizojnë, motivojnë, bekojnë dhe marrin pjesë drejtpërdrejt në krim lihen të lirë edhe në Kosovë. Para përfaqësuesve të BE Vuçiq kërcënon Kosovën duke i përkujtuar vijën e kuqe të vendosur nga ai; ndërsa Peter Stano edhe rregulloren e BQK kërkon ta vendos në tavolinën e bisedimeve me Serbinë. Më të njëjtin fjalor që e përdorte Putin ndaj Ukrainës shërbehet Vuçiq në Davos ndaj Kosovës dhe përsëri heshtje.

Kosova nuk ka qenë ndonjë herë më e përgatitur për mbrojtje nga Serbia. Të vazhdojmë më përgatitjen e dhe armatosjen e ushtrisë tonë me armë moderne. Serbia ka shkruar dhe përshkrua luftërat e veta rrejshëm si fitimtare edhe pse kurrë ndaj asnjë ushtrie kjo nuk ka fituar. Kjo njihet për gjenocid, dhunë seksuale dhe likuidime me helme, luftarake ndaj fëmijëve në shkolla si rasti në Kosovë dhe të popullatës civile aty ku nuk ka ushtri, për ndryshe forca dhe morali i sajë luftarak është shumë i dobët. Këtë moral e ka treguar në luftë më Kroacinë dhe në Luftën e Loxhës e të Koshares në Kosovë. Në Koshare ka provuar të gjitha njësitë elite që kishte në dispozicion dhe u kthye e turpëruar dhe me gjeneralët duke u përloshur, e përlotur, si që e përshkruajnë ata vet. Lajçak dhe Borrel si dhe zëdhënësi i tyre Stano ishin tërë kohën e mandatit të tyre në përkëdhelje të kriminelëve duke mbajt presion ndaj Kosovës. Ata nuk e panë të arsyeshme as për agresionin serb në Kosovë të propozojnë masa ndaj agresorit serb. Ky qëndrim i deri tashëm nuk ka sjellë rezultate për paqe. Përkundrazi ka sjell kërcënime dhe fërkim të muskujve nga Serbia. Nëse do të fillojë lufta; kjo mund të ketë pasoja të rënda për boshnjakët në Bosnjë dhe Sanxhak. Ndërsa luftën në Kosovë do ta kenë të humbur dhe nuk do ta harrojnë as për shumë shekuj më vonë.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat