E përbuznin në Gjermani. Nuk e adhuronin në EU. Nuk gjente askund aleat për politikën e punëdhënësit të tij, Trumpit.
Më në fund e gjeti veten si emisar në bisedimet Kosovë – Serbi. U miqësua me Thaçin dhe Vuçiqin. I bindi që të dy për një marrëveshje të përgjithshme. Ishin gati ta finalizonin, kur pa prit në skenë doli prokurori Smith, i cili që të treve ua prishi ëndrrat.
Smith jo që e pengoi marrëveshjen finale, po shkoi edhe më larg, e ftoi Thaçin për vizitë në Hagë, i cili nga ajo vizitë ende s´është kthyer.
Sapo Smith e zmbrapsi marrëveshjen mes Thaçit, Grenellit dhe Vuçiqit, e ftuan në misionin tjetër: të merrej me shefin e Grenellit, ish presidentin Trump.
Smith që nga koha kur e ngriti aktakuzën ndaj Trumpit ndodhet ende në SHBA, sepse llogaritet që ende nuk e ka përfunduar misionin atje.
Ka premtuar se Trumpin do ta sjell prapa grillave, po nuk është e sigurt se mund t´i realizohet dëshira, ashtu siç ia punoi Thaçit.
Grenell fuqishëm ka protestuar ndaj zotit Smith, kryesisht për mënyrën e burgosjes së Thaçit. Ai kishte investuar mund të madh në arritjen e marrëveshjes përfundimtare, kurse sapo kishin mbaruar përgatitjet për finalizimin e saj dhe shkuarjen e Thaçit në Shtëpinë e Bardhë, ai e kishte urdhëruar burgosjen e tij.
Këtë Grenell nuk mund t´ia falte prokurorit Smith dhe kërkonte me ngulm lirimin e Thaçit që të realizohej marrëveshja dhe pajtimi përfundimtar mes Kosovës dhe Serbisë.
Tash kur po afrohen zgjedhjet në SHBA, Grenell është duke u bërë gati për kthimin e tij të vrullshëm nën administratën e ish shefit të tij zotit Trump.
Kthimit të shefit të tij po i frikësohen, EU, NATO, (sepse ai haptas shprehej për shpërbërjen e saj) Kurti (të cilin Grenell e quan fashist) etj.
Pro kthimit të Trumit janë: Putini, Vuçiqi, Shesheli, Dodik, Vulin, e djathta ekstreme në Francë me Lë Pen, e djathta ekstreme gjermane me nazistin Höcke, e djathta holandeze me Geert Wilders , por po ashtu në Shqipëri mendohet se kthimit të tij do t´i gëzohej edhe zoti Berisha, i cili mendon se do të rehabilitohej nga non grata etj.
Mendohet se kthimi i Trumpit do ta ndryshoi botën. Donald Trump dhe pasuesit e tij, demokracinë e kanë shpallur armikun e tyre dhe po ashtu janë zotuar për shkatërrimin në këtë formë të aleancës perëndimore.
Prandaj EU, perëndimi, Ballkani dhe e tërë bota duhet të jenë të përgatitura me kthimin e ish presidentit Trump.
Bota momentalisht kurrë nuk ka qenë në rrezik më të madh se sot, kur të mendohet Ukraina, Putini, Lindja e Mesme, Ballkani me Serbinë, Tajvani, Irani, Korea Veriore etj. por me kthimin e Trumpit, i cili premton zgjidhje vetëm për 24 orë, si do të dukej ajo? Shumë kush thotë se kaosi do jetë i programuar.
Por po ashtu kthimi i Trumpit dhe Grenellit, do të thotë edhe fundi i Albin Kurtit. Opozita duhet të përgatitet që nëse nuk lirohet Thaçi, cili ta merr përgjegjësinë për firmosjen e marrëveshjes përfundimtare me Vuçiqin dhe Serbinë.
Se cili do ta ketë fatin për firmosjen e kësaj marrëveshje, do të njoftohemi nga zoti Grenell. Në mungesë të Thaçit si kandidat mund të jenë: Avdulla Hoti, Isa Mustafa, Haradinaj, Limaj, Pacolli, Milaim Zekaj, Edita Tahiri, Ganimete Musliu, Baton Haxhiu, Abdixhiku, Molliqaj, Haki Abazi etj.
Pra cili do të hyjë në histori, mbete të shihet.