Amendamenti i Bashës që kërkon ndihmë prej 50 milion euro për Kosovën vjen nga ky politikan dhe kryetar i opozitës i cili vlerëson si duhet momentet e paqëndrueshmërisë në Ballkan , kur Serbia armatoset cdo ditë e më shumë dhe që provokon për destabilizimin e Kosovës, gjë e cila përbën kërcënim për të gjithë paqen në rajon.
Kosova është qëllimi kryesor për destabilizim nga ana e Serbisë dhe Rusisë.
Në këto rrethana ajo e cila është mëse e motivuar për t’a ndihmuar Kosovën është Shqipëria, pavarësisht se më shumë dhe më seriozisht Kosovën e mbështesin SHBA, Turqia dhe Kroacia, por nuk është vonë që Kosovën ta mbështesë edhe Shteti Shqiptar i Shqipërisë.
Kosova nuk është cështje e vetëm shqiptarëve të Kosovës por është cështje mbarëkombëtare, dhe ndihma prej 50 milion eurosht për ushtrinë e Kosovës nuk përbën ndonjë kërcënim për buxhetin e Shqipërisë, kur këto euro Shqipëria i merr vetëm nga taksa që paguajnë kosovarët për kalimin në “Rrugën e Kombit”.
Prandaj nuk besoj se do ketë ndonje debat politik, mediatik dhe as kundërshti nëse qeveria shqiptare do të akordojë ndihmë financiare për mbrojtjen e Kosovës.