Paralajmërimet e ndryshme thonë se mundësia për luftë në Ballkan janë të mëdha, me Kosovën si mundësia më reale. Kjo zatën ndodh kur e ke fqinje Serbinë në krye me Vuçiqin i dëshmuar për etjen e tij për gjak të të gjithë atyre që nuk janë serbë.
Së fundi vet Vuçiqi paraqiti armët antidronë të blera nga Rusia, derisa edhe nga NATO vijnë indikacione për luftë. Një paralajmërim të tillë e bëri Admirali holandez, kryetar i komitetit ushtarak të NATO- s, Rob Bauer duke paralajmëruar Perëndimin për luftë të mundshme me Rusinë. “Ne duhet ta kuptojmë se nuk është e mirëqenë që jemi në paqe. Prandaj, ne [forcat e NATO-s] po përgatitemi për një konflikt me Rusinë”, tha admirali holandez, Rob Bauer.
Paralajmërimi i zyrtarit vjen përpara nisjes së stërvitjes më të madhe ushtarake të NATO-s që nga Lufta e Ftohtë, pasi aleanca praktikon zmbrapsjen e një pushtimi nga forcat ruse. Natyrisht se këto paralajmërime kanë bazë të fortë interesin rus për të shpërndarë konfliktin në vende të tjera, me Serbinë si aleatin e saj kryesor nga ku veriu do të shndërrohet në zonë lufte për t'u zgjeruar edhe më tej.
Me të drejtë Kosova po armatoset, edhe pse është KFOR-i, sa më e fuqishme ushtarakisht aq më të sigurt jemi. Gjithsesi ky vit ka indikacione të fuqishme për të nisur një luftë e gjerë ku do të përfshihen edhe vendet e rajonit.
Edhe vendet e rajonit po blejnë armë si asnjëherë më parë SHBA ka shitur armë në Ballkan, edhe Rusia po vepron me vendet që janë krah saj. Andaj, të përgatitemi me të gjitha mundësitë, Serbia është shtet fallso i krijuar mbi gënjeshtra historike dhe e mbetur gjallë nga luftërat dhe gjaku i atyre që nuk janë serbë