Unë i ndjek të gjitha zhvillimet në Shqipëri dhe në Kosovë sepse më intereson gjithcka që është në interes të Kombit.Vij nga një familje me formësim dhe edukatë patriotike dhe me kotribute kombëtare.
duke qenë i tillë unë mbështes, respektoj dhe u jam mirënjohës të gjithë atyre shqiptarëve, u jam mirënjohës dhe ndjehem krenarë dhe e kam ndjerë si detyrë dhe kam shkruar mirë për të gjithë ata meritorë që kontribuojnë sot me përgjegjshëri për të mirën kombëtare, qofshin ata qytetarë, intelektualë, artistë, sportistë, politikanë, shtetarë, historianë, gazetarë si dhe për gazeta dhe emisione që sipas këndvështrimit tim trajtojnë tema me rëndisi publike e kombëtare në favor të interesit jetik gjithkombëtar.
Njeri të pagabueshëm dhe të pakritkueshëm nuk ka, dhe sidomos kur bëhet fjalë për shtetarë,qeveritarë,kryeministra e presidentë. Kjo sepse ata janë përgjegjës dhe duhet të sillen si shërbëtore të Shtetit, Ligjit dhe të Kombit, detyrë kjo që është shumë e vështirë, sepse është e vështirë për të shmaguar interesin personal, familjar, subjektivizmin dhe partizanizmin politik si dhe interesat grupale e korruptive të servileve edhe atyre që e rrethojnë, këshillojnë dhe që e keqinformojnë shtetarin apo kryetarin e shtetit.
Nisur nga këto arësye e argumente , unë shkruaj mire edhe për Kurtin , sepse deri më sot kur po flasim te Kurti si kryeministër vërehen te ai ato cilësi e virtyte që rrallë shtetar tjetër para tij i ka pasur si: ndershmërinë, sinqeritetin, moralin, guximin, patriotizmin dhe antikorrupsionin.