Me zgjedhjet në SHBA që pritet të mbahen në muajin nëntor të këtij viti, shpresat e Vuçiqit dhe mbështetësve të Serbisë domosdoshmërisht lidhen me atë se cili do të jetë president i SHBA për katër vitet e ardhshme.
Duket se Donald Trump s’ka konkurrencë në mesin e republikanëve për të marrë nominimin përballë presidentit aktual Joe Biden.
Sondazhet e fundit japin një përparësi të vogël për z.Biden, ndonëse e brishtë kjo epërsi.
Gjithsesi gara pritet të jetë e ashpër mes dy kandidatëve. Derisa shqiptarët në shumicë preferojnë Bidenin, në anën tjetër serbët preferojnë z.Trump, kujtojmë protestat e Sheshelit me pankarta në mbështetje të ish presidentit Trump.
Sigurisht lidhjet e Trump me z.Putin shkojnë përtej interesave ekonomike me çka preket edhe Kosova në sferën e politikës së jashtme.
Padyshim se Trump preferon zgjidhje në favor të Serbisë, kthimi i tij në Shtëpinë e Bardhë është rrezik për Kosovën, për pavarësinë e saj. Ishte po Trump që mbështeti projektin e ndarjes së Kosovës, edhe Putini e mbështeti projektin e ndërmjetësuar nga pro serbi, Richard Grenell.
Andaj një kthim i Trump rrezikon shumë Kosovën me opozitën e gatshme për bashkëpunim me këdo për të rrëzuar Kurtin, pavarësisht dëmeve ndaj Kosovës.
Zgjedhjet në SHBA janë me rëndësi historike, jo vetëm për SHBA por për të tashmen e saj dhe mbarë rajonit, në veçanti ndaj Kosovës. Shpresat e Vuçiqit janë tek Trump, me Kosovën që uron të vazhdojë z.Biden dhe shtrirja e sovranitetin e Kosovës si dhe njohja e saj nga Serbia, çdo gjë tjetër rrezikon vet ekzistencën e shtetit të cilin vet SHBA e ka krijuar me pavarësinë e sja me 17 shkurt 2008.