Demo Berisha, ka lindur në Pejë në vitin 1963, është oficer i pensionuar, ish pjesëtar i ushtrisë jugosllave dhe asaj të Serbisë, shkollën fillore e ka kryer në Kosovë, ndërsa atë ushtarake në Sarajevë, më pas shkollimin do e vazhdon në Novi Sad për ekonomi, ndërsa karrierën e përfundon në policinë ushtarake të Serbisë.
D. Berisha është kryetar i shoqtës së “Amzës së shqiptarëve” në Serbi (Matica Albanaca u Srbiji), me seli në Novi Sad, që nga viti 2014 kur edhe do themelohet (ka 4600 anëtarë) nën sloganin; “Për atë, sepse jetojmë bashkë” (Zato što živimo zajedno), ku sipas tij në Vojvodinë jetonë diku 3500 deri 4000, ndërsa në gjithë Serbinë 180 mijë shqiptarë.
Ky ishte një letërnjoftim i shkurtë për tradhtarin, mercenarin, vasalin, marionetën, spiunin, agjentin e UDB-së dhe KOS-it të Serbisë, kopilin serb, fytyra e të cilit tregon qartë se është pjellë shkjau, i cili me veprimet dhe qëndrimet e tij në armatën serbo-jugosllave, si dhe në kohën e regjimit të kriminelit S. Millosheviq, e ka shpërfaq në mënyrën më bizare dhe më të shëmtuar profilin e tij prej një monstrumi me tipare të thella prej tradhtari si dhe njeriu mizor, i cili përveç se e urren popullin shqiptar, të cilit siç thotë edhe i takon, ky satrap i tëri është shndërruar në qenien dhe gjakun serbo-sllav, duke u shpërfaqur në opinionin e Serbisë, si një serb shumë më i madh sesa vetë serbët, si një “Albanac” në Serbi, i cili gjoja bën përpjekje që t’i pajtojë serbët dhe shqiptarët. Ky, njëjtë sikur çetnikët serb donë dhe punon me ngulm që Kosovën ta mbajë përjetësisht nën pushtimin e regjimit kriminal të Serbisë..!?
Pra, ky rrogëtar serb i është bashkangjitur me trup dhe shpirt politikës hegjemoniste serbe për ta rikthyer pushtuesin serb në Kosovë, që pa dyshim, është mizentropi me emrin Demo Berisha, një kopje ky e shëmtuar e gexhës serb të Shumadisë, njëri nga tradhtarët më ordiner shqiptar që jeton me dekada në Serbi, dhe i cili nuk ka asgjë të përbashkët më një shoqatë të mirëfilltë që do duhej të ishte “Amëza e shqiptarëve në Serbi” (Matica Albanaca u Srbiji), veçse kjo shoqatë e tij është një celulë e fortë e BIA-s serbe në Vojvodinë, ku ky kriminel me mbiemër shqiptar, zhvillon veprimtari antishqiptare me premisa të qarta prej një UDB-ashi vrastar, i cili akuzohet se ka kryer edhe krime lufte ndaj shqiptarëve gjatë luftës në Kosovë (1998/99).
Se, kush është në të vërtetë Demo Berisha, po sjellim më poshtë disa deklarata të tij famkeqe, që më së miri flasin për profilin e tij prej tradhtari, udëbashi, krimineli dhe antishqiptari të konvertuar në çetnik serb, një produkt ky i gjeneve të kryeçetnikut serb, Drazha Mihajlloviçit:
1.), “Serbia është atdheu im, dhe unë nuk e njoh pavarësinë e Kosovës..”,
2.), “Kosova është Serbi, dhe NATO ka bërë agresion ndaj Serbisë..”,
3.), “Ngjarjet në Banjskë kanë qenë luftë e serbëve për mbijetesë në Kosovë dhe Metohi. Ata njerëz jetojnë aty dhe nuk kanë kah t’ia mbajnë.”,
4.), “E ardhmja e shqiptarëve në Serbi, nuk është as në Prishtinë, as në Tiranë,
5.), “Terrori i egër shqiptar nuk ka fund, sepse Perëndimi ia ka lënë duart e lira A. Kurtit që ta spastrojë Kosovën nga serbët si dhe të bëjë spastrim etnik ndaj serbëve. Kjo është goditja më e rënd ndaj serbëve që ata të ikin në Serbi.”,
6.), “Terrori i Kurti nuk ka të ndalur, shteti i rrejshëm i Kosovës po kërcënon me heqjen e dinarit serb në veri, njërit ndër simbolet e Serbisë në Kosovë..”,
7.), “Republika e Serbisë”, është atdheu edhe i shqiptarëve në Luginën e Preshevës, dhe nuk do ketë kurrë bashkim të Kosovës me Shqipërinë, vetëm nëse këtë e lejojnë serbët, dhe për këtë duhet të ndryshohet Kushtetuta e Kosovës..”,
8.), “Insistoj në faktin se sulmuesit serb në Banjskë nuk janë terrorist, as diversant të cilët kanë ardhur nga një shtet tjetër për të bërë kaos, ata janë njerëz që janë vrarë, janë burgosur dhe janë plagosur, janë ata të cilët jetojnë në atë hapësirë, të cilëve iu ka ardhë në fyt e keqja nga masat të cilat i ka ndërmarrë qeveria e A. Kurtit..”.
9.), "Amerika e ka ndërtuar këtë krijesë fantazmë (Kosovën shtet të pavarur), dhe kur ata duan të bëjnë diçka, ata e gjejnë edhe mënyrën..”, etj e tj etj., deri në marrëzi të pafund të deklaratave të tij anti-Kosovë, i cili, Demo Berisha, mund të jetë çdo gjë tjetër, por shqiptar nuk mund të jetë kurrën e kurrës, ndaj të cilit organet e drejtësisë në Kosovë duhet të ngritin aktpadi për dëmet që po ia bën Kosovës dhe kombit shqiptar në Ballkan..!?