Me datën 07.02.2024 Komisioni për Administratë Publike, Pushtet Lokal, Media dhe Zhvillim Rajonal ka shqyrtuar në parim projektligjin e miratuar nga Qeveria e Kosovës. Me gjashtë vota pro u miratua projektligji nga anëtarët e komisionit dhe pritet t´i përcillet Kuvendit pë diskutim. PDK dhe AAK bënë shumë kritika dhe nuk ishin të gatshëm të vlerësojnë se ky projektligj është përafërim me legjislacionin e BE-së,siç e thekësoi zëvendëskryeministrit Besnik Bislimi.
Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Isak Shabani, ka kërkuar që Projektligji i ri për Komisionin e Pavarur të Mediave (KPM) të dërgohet për vlerësim në Komisionin e Venecias, dhe nëse nga ana e Qeverisë nuk merret vlerësimi i Venecias, atëherë Grupi Parlamentar i PDK-së projektligjin, tha ai, do ta dërgojë në Gjykatën Kushtetuese.
Ndërsa depueteti i AAK-së z. Besnik Tahiri e quajti projektligjin për KPM-në tendencë e qeverisë për t´i kontrolluar dhe nënshtruar mediat. Me sa duket shqetësimet e opozitës janë të inicuara edhe nga AGK dhe disa mediave. Deputeti tutje është shprehur se ky projektligj lë shumë mundësi për keqinterpretime.
Si duket depuetetët e PDK-së dhe ata të AAK-së nuk e kanë lexuar Direktivën e BE-së nga viti 2018, por as nuk kanë marrë mundin ta lexojnë.
Shtrohet pyetja: Nëse e refuzon që të miratohet do të thotë se je kundër. Nëse nuk e ke lexuar Direktivën e BE-së, atëherë nuk ke mundësi të thuash se opozita po kërkon një ligj gjithëpërfshirës dhe të jetë në harmonizim me Komisionin Evropian.
Kjo opozitë, siç ka bërë vite rrjesht, nuk ka rregulluar asgjë të hajrit. E për t´ja hequr merakun se aprovimi i këtij projektligji nuk është tendencë e qeverisë për t´i kontrolluar mediet mjafton të shikohet në pratikat e Gjermanisë, por ata, siç e dëshmuan në komision nuk lexojnë, nuk e kanë lexuar as projektligjin, as nuk citonin, por vetëm nxorrën akuza paushalle të porosituara nga grupe të interesit.
Dihet tashmë se KPM nuk e rregullon RTK-në, por mediet private, komerciale dhe tani me projektligjin e ri edhe platformat audiovizuele. Me sa kuptohet, opozita duket se përfill interesat e medieve dhe bizneseve të tyre që nuk ju konvenon aprovimi i projektligjit për KPM-në, i cili dorën në zemër edhe kështu sikur të miratohet akoma nuk është i plotë, sepse ka shumë zbrazëti.
Nëse i hedhim një sy KPM-së gjermane e quajtur "Landesmedienanstalt" ka rregulla edhe më strikte dhe shterruese në aspektin ligjor rregullues pë mediet private audiovizuele. Çdo Land në Gjermani e ka Landesanstaltin e tij ´, e përkthyer në shqip si: Qendra Shtetërore për licencimin dhe kontrollimin e radiotelevizioneve private dhe ato audiovizive.
Landesmedienanstalti do themi është simotra e KMP-së në Kosovë e kjo e para është përgjegjëse për mbikëqyrjen dhe organizimin e programeve private të radios dhe TV-ve në Land.
Struktura e Landesmedienanstalten ka disa struktura me sa vijon:
ZAK është përgjegjëse për miratimin dhe kontrollin e transmetuesve privatë në mbarë vendin, mbikëqyrjen e mediave online, rregullimin e platformave dhe zhvillimin e transmetimeve dixhitale.
GVK merr vendimin e përzgjedhjes të platformave dhe cakton kapacitetet e transmetimit me valë tek ofruesit privatë.
KEK-u kontrollon pajtueshmërinë me rregulloret për të siguruar diversitetin e opinioneve në televizionet private mbarëkombëtare.
KJM është pika qendrore e kontaktit për mbrojtjen e të miturve në televizionet dhe radiot private si dhe në internet.
Një organ tjetër i brendshëm është DLM: Konferenca e Drejtorëve të Autoriteteve Shtetërore të Medias. Këtu përgatiten vendime themelore për politikat e medias, për shembull mbi temat e ligjit, teknologjisë/konvergjencës, kompetencës së medias dhe Evropës.
Pra për t´ja hequr dyshimet opozitës për projektligjin e KPM-së edhe në Gjermani "Landesmedienanstalti" gjithashtu mbikëqyr ofertat e internetit me bazë në secilin Land (Republikë), të ashtuquajturat telemedia. Ai është gjithashtu përgjegjës për platformat mediatike, ndërfaqet e përdoruesve dhe ndërmjetësuesit e mediave si Prime Video, Twitch, Twitter dhe Yahoo.
Që nga prilli 2022 Landesmedienanstaltet kanë kontrolluar gjithashtu shkeljet e kërkesës së njoftimit ligjor në përputhje me Traktatin Shtetëror të Medias (MStV) dhe Aktin e Telemedias (TMG).
Traktati Shtetëror i Medias (MStV) zëvendëson Traktatin Shtetëror të Transmetimit që ka qenë në fuqi që nga viti 1991 dhe nuk mbulon më vetëm stacionet radiotelevizive, por edhe telemedian, platformat mediatike dhe ndërmjetësuesit e medias. Këto përfshijnë dyqanet online audio dhe video, motorët e kërkimit në internet, ofruesit e transmetimit dhe rrjetet sociale në internet.
Me ligjin e ri të Medias, kërkesat e “Direktivës së BE-së për Shërbimet Mediatike Audiovizive (AVMS)” zbatohen në legjislacionin kombëtar. Këto rregullore, si në nivel të BE-së ashtu edhe në nivel kombëtar, forcojnë mbrojtjen e të rinjëe, sigurojnë transparencë më të madhe në lidhje me procesin e formimit të opinionit dhe sigurojnë pluralizëm mediatik dhe si rrjedhim diversitetin e opinioneve. Pika qendrore është gjetja dhe paraqitja jodiskriminuese e ofertave ose e përmbajtjes, d.m.th. që algoritmet e ndërmjetësve nuk lejohen të favorizojnë ose dëmtojnë në mënyrë specifike disa oferta online kur ato shfaqen.
Gjermania i ka 14 „Landesmedienanstalten" – për secilin Land. Janë këto autoritete shtetërore të medias në Gjermani. Ato janë përgjegjës për licencimin dhe mbikëqyrjen e transmetuesve privatë të radios dhe televizionit. Ata kontrollojnë pajtueshmërinë me rregullat e reklamimit dhe rregulloret për mbrojtjen e të rinjve dhe promovojnë projekte për edukimin medial dhe mbeten të përkushtuar të mbështesin futjen e teknologjisë së re të transmetimit dhe janë të përkushtuara për të siguruar diversitet në transmetimet private dhe në internet.
Si pjesë e detyrave të tyre janë edhe kryerja e studimeve mediatike shkencore dhe komunikimi mbi përmbajtjen e programit, pranimin dhe qëndrueshmërinë ekonomike të shërbimeve private të transmetimit në secilin Land.
Përpos tjerash Landesmedienanstalten merren me temat e dixhitalizimit, edukimit mediatik, diversitetit të opinioneve, TV në internet dhe radio në internet, licencimin e ofertave të radios, TV dhe internetit, mbikqyrja e cilësisë së programit, të reklamave dhe mbrotjes së të miturëve, trajnimit, inovacionit etj.
Për projektligjin e KPM-se po bëhet shumë zhurmë sidomos nga opozita dhe disa mediet dhe akterë e lidhura mes tyre të cilët nuk dëshirojnë ta rregullojnë këtë sferë.
Siç thash,projektligji ka shumë zbrazëti dhe me të drejtë,siç e poztencoi zëvendësministri z. Besnik Bislimi se kompanitë mediatike gjejnerojnë të ardhura. Prandaj ato do vijnë në kontakt me kërkesat e ligjit të konkurrencës shpesh të pandershme si shpërndarës të përmbajtjeve editoriale dhe reklamuese nga palët e treta.
“Sipas pikës 5 të Direktivës, shërbimet mediatike audiovizive janë shërbime kulturore dhe ekonomike. Rëndësia e tyre në rritje për shoqërinë, demokracinë - veçanërisht për të garantuar lirinë e informacionit, diversitetin e mendimeve dhe pluralizmin mediatik - arsimi dhe kultura justifikojnë zbatimin e rregulloreve të veçanta për këto shërbime. Sipas nenit 1 paragrafi 1 a i, një shërbim mediatik audiovizual në kuptimin e Direktivës është një shërbim për të cilin një ofrues i shërbimit mediatik ka përgjegjësi editoriale dhe qëllimi kryesor i të cilit është të ofrojë publikut programe për informacion, argëtim ose edukim nëpërmjet rrjeteve të komunikimit elektronik".
Natyrisht me këtë rregullim nuk synohet që të pengohet mundësia e financimit të mediave nëpërmjet reklamave dhe sponsorizimeve, por natyrisht edhe media (sidomos kjo audiovizuele) duhet t´ i nënshtrohet gjithashtu kufizimeve të ligjit sidomos ndaj konkurrencës së në treg.
Në veçanti, kërkesa për të ndarë përmbajtjen editoriale dhe reklamat duhet përmendur këtu, por kufizimet e veçanta ligjore të reklamimit, si ndalimi i reklamimit të duhanit, alkoholit, apo metodave të ndryshme nga të ashtuquajtur "terapist“ që punojnë me bioenergji dhe fusin në përdorim hypnoza pa përcjellje të mjekëve kompetent ose nuk bëjnë kufizimet e caktuara reklamuese në lidhje me reklamimin kur duhet të mbrohen fëmijët dhe të rinjtë.
Nga ana tjetër, materialet reklamuese të reklamuesve dhe klientëve reklamues i nënshtrohen gjithashtu kufizimeve të ligjit të tregtisë së drejtë, në mënyrë që çështjet e bashkëpërgjegjësisë sipas ligjit të tregtisë së ndershme mund të lindin për kompaninë përkatëse të medias si shpërndarës dhe shumëzues i reklamave përkatëse.
Kur jemi tek reklama projektligji i KPM-së të cilin AGK dhe opozita po e pengon që të miratohet, spefikon nen për nen se si duhet të ofrohen komunikimet komerciale audiovizuele të ofruara nga ofruesit e shërbimeve mediale.
KPM ndalon me këtë nen dhe nene tjera pasuese komunikimet e fshehta komerciale audiovizuele; ndalon përdorimin e teknikave sublimale në komunikimet audio dhe audiovizuele komerciale, masë kjo e cila shkilet shumë herë nga televizionet dhe shërbimet tjera audiovizuele, pra, nuk janë ndaluar komunikimet komerciale audio dhe audiovizuele për produktet mjekësore dhe trajtimin mjekësor „që (janë) në dispozicion vetëm me përshkrim në recetë.“
Një përgjigje projektligji jep edhe sa i përketë ndalimit të komunikimeve komerciale audio dhe audiovizuele që mund të shkaktojnë dëme fizike, mendore apo morale tek të rinjtë, ku ndalohet nxitja e drejtpërdrejtë e të rinjtëve që të blejnë apo përdorin produkte apo shërbime duke shfrytëzuar mungesën e përvojës së tyre dhe besimin.
Pa këtë kontroll do ketë media që do reklamojnë shërimin me fall ose „bioenergji“ apo ndërhyrje pa anestezion lokal gjatë opierimit, ose duke proklamuar se alkooli ka cilësi terapeutike apo që është stimulant, qetësues apo mënyrë e zgjidhjes së konflikteve personale; ose të paraqes nivelin e lartë të „alkoolit popullor“ -cajit të zi si cilësi pozitive e pijes që ta ulë kolesterolin apo ta „t´hollon gjakun“ dhe natyrisht pa këtë kontroll do na përsëritet, siç na kujtohet, relama e famshme e Red Bull-it – pijes energjike me mesazhin „të bën me krahë“.
Natyrisht projektligji në pika të përgjithshme përcakton vendosjen së produkteve, kohëzgjatjen dhe kohën dhe ajo më e rëndësishmja që në televizionet shqiptare me të madhe bëhet inkurajimi i drejtpërdrejtë në blerjen ose marrjen me qira të mallrave ose të shërbimeve.
Jemi dëshmitarë përditë se si televizionet në reklmat e tyre që gjenerojnë para, ju bëhet referencë e veçantë promovuese këtyre mallrave ose shërbimeve duke ju dhënë rëndësi të tepërt produktit në fjalë, e duke shkelur kështu jo vetëm ligjin por duke dëmtuar edhe shëndetin dhe duke prekur edhe në dinjitet të njeriut.