Kosova si shtet i pavarur ka të drejtë absolute që në mënyrë të lirë e të pavarur dhe sipas Ligjit e Kushtetutës që të vendosë vetë pa iu nënshtruar asnjë lloj pushteti të korruptuar dhe asnjë lloj vullneti dhe imponimi të huaj; ka të drejtë të pavarur për të marrë vendime për mbrojtjen, forcimin dhe konsolidimin e pavarësisë,sigurisë dhe ushtrimin e sovranitetit mbi territorin.
Askujt nuk i lejohet që për interesa politike e personale që të devijojë nga parimet e sovranitetit.
Për sovranitetin e Kosovës vendos vetë populli shqiptar i Kosovës, dhe nuk pranojnë shqiptarët sovranitet të imponuar dhe as sovranitet eksperimental për të plotësuar kushtet serbe, nuk do të pranojmë as sovranitet ashtu sikurse u intereson interesave të ndërkombëtarëve.
Edhe miqtë dhe aleatët e vertete te shqiptarëve duhet ta mbështesin sovranitetin e Kosovës, ashtu si duan shqiptarët dhe ashtu sic e kanë dhe e mbrojnë ata sovranitetin shtetëror në shtetet e tyre.
Jo pazare mbi sovranitetin e Kosovës as sipas interesave momentale të politikëse e të pushtetit në Tiranë, dhe as sipas tradhtisë dhe interesave të korrupsionit të politikanëve të Kosovës.