Politika e dr.Ibrahim Rugovës ishte e urtë, vizionare dhe e karakterizuar nga motive tepër fisnike e atdhetare. Me politikën e tij të urtë e strategjike u përpoq t'u shtrijë dorën të gjithëve sikur atyre që ishin në opozitë ashtu edhe të gjithë pakicave që jetojnë në Kosovë.
Me strategjinë e tij të rezistencës paqësore dhe të urtë e vizionare, LDK-ja në krye më të arriti të mbronte të drejtat e shqiptarëve të Kosovës në tryezat ndërkombëtare dhe t'ia prezantonte pasqyrën e saktë të regjimit të egër të pushtuesit serb në Kosovë.
Pas procesit të paqes së Dejtonit, Presidenti historik dr.Ibrahim Rugova dhe LDK-ja nën udhëheqjen e tij arritën të fitojnë mbështetjen e SHBA-së ,një mbështetje kjo tepër e madhe për kohën për të cilën po shkruajm sot,dhe pikërisht duke gëzuar mbështetjen e ShBA dhe vendeve tjera mike, me mençuri të rrallë e strategji e solli luftën e saj për pavarësi në skenën ndërkombëtare, ku më pas ndodhi edhe ndërhyrja e NATO-s dhe çlirimi i Kosovës e deri të rishpallja e Pavarësisë më 17 shkurt 2008.
Sot kur kujtojm atë kohë, nuk mund të mos e gjejmë figurën e heroizmit të presidentit Rugova kudo në ballë të proceve jetike për vendin,madje edhe kur u morë penga, ai duroi lloj lloj ofendime e njollosje, por jo, durimi, fisnikëria, vizioni dhe urtësia e tij e sollën Kosovën deri te çlirimi, pavarësia e Kosovës dhe miqësia speciale me ShBA dhe vendet tjera mike europiane.
Me pak fjalë pa heroin kombëtar të paqes, lirisë e demokracisë së Kosovës, presidentin dr.Ibrahim Rugova, pa mbështetjen e SHBA-së dhe vendeve tjera mike europiane, si dhe pa ushtarët e lirisë së Kosovës, nuk do të kishte as çlirim, as pavarësi dhe as Kosovë në hartën e sotme europiane si shtet i ri europian. Dhe me siguri nuk do të ishim këtu ku jemi sot, pa këto që u nënvizuan këtu sepse këto janë shtyllat mbi të cilat qëndron Kosova dhe ardhmja e saj brenda Bashkimit Europian dhe NATO-s.