16 vjetori i pavarësisë e gjeti Kosovën në një fazë delikate të saj, mes tendencës së Serbisë për Asociacion dhe vendosmërisë së qeverisë së Kosovës për shtrirje të sovranitetit në të gjithë kilometrat e saj.
Sigurisht se ky përvjetor e gjeti Kosovën si asnjëherë me sovranitet edhe në veri, për herë të parë që nga pas lufta. Ky është edhe rezultat i vendosmërisë së qeverisë dhe luftës së pakompromis me bandat dhe terroristët atje. Po shkruajmë për sukseset, derisa nuk mungojnë edhe dështimet e që kryesisht janë pasojë e qeverive të shkurara. Nuk po tentoj të shfajësojë qeverinë aktuale, mirëpo dallimi mes të tjerëve dhe kësaj qeverie është i madh.
Mirëpo, çfarë tutje duhet të bëjë qeveria dhe Kosova për të ecue tutje.
Mendoj, janë dy gjëra ose dy rrugë nga duhet fokusohet Kosova të orientojë energjitë e saj. Së pari duhet të vazhdojë forcimi i ushtrisë dhe zhvillimi i ekonomisë, e që pasojnë edhe me rregullimin e shëndetësisë dhe reformim të arsimit. Shto këtu edhe çështje të tjera të brendshme.
Derisa, në vazhdimësi, Kosova rrezikohet nga dy drejtime: largimi i të rinjve dhe Asociacioni, e të cilat mund ta ndryshojnë edhe demografinë e vendit. Kujdesi dhe politikat e drejta dhe këmbëngulëse për njërën dhe tjetren të jetë strategji e përbashkët, jo vetëm e qeverisië.
Kosova do të sfidohet në vazhdimësi nga problemet që i cekëm më lart, mirëpo vendosmëria prodhon sukses. Dua të besoj se viti tjetër ta gjej Kosovën me suksese më të mëdha, me të rinj që nuk largohen dhe me sovranitetin e vendit kudo, pa u rrezikuar nga Asociacioni dhe forcat e errëta anti Kosovë .Gjatë këtyre 16 viteve të saj e pavarur, për 13 vjet është qeverisur nga ata që e kanë vjedhur edhe në varreza, vetëm që tre vjet po frymon e lirë.