Duke marrë shkas nga protesta e datës 20 Shkurt 2024 kundër qeverisaë, them se protestat patjetër duhen bërë për largimin e qeverisë aktuale të cilën e ka mbërthyer për fyti korrupsioni; protestat duhen domsdoshmërisht për të sjellë ndryshimin.
Pra protestat janë të duhura,dhe në kohën e duhur,por duhet që edhe në krye të tyre të jenë dhe t’i drejtojnë ato njerëzit e duhur, duhet që ato të sjellin besim te publiku në mënyrë që publiku t’i mbështesë fuqishëm protestat për përshpejtimin e largimit nga pushteti të qeverisë aktuale.Protestat nuk duhet të drejtohen prej njerëzve jo të duhur e që janë jashtë kohe e jashtë mode dhe sidomos jo nga ata të konsumuarit dhe që perceptohen si individë negativ nga publiku.
Nuk kanë besim pubik qytetarët se ndryshimin e bëjnë të vjetrit, të korruptuarit, të dështuarit e qe janë kundër SPAK e SHBA-ve.
Nuk luftohet dhe nuk ndëshkohet korrupsioni qeveritar prej atyre që po prej korrupsionit janë ndëshkuar dhe dëbuar nga pushteti, dhe as prej individëve aspak të duhur.Nuk vjen ndryshimi dhe nuk u besojnë më qytetarët atyre personave të cilët janë shpallur non grata për korrupsion nga SHBA e Britania e Madhe dhe që po i heton SPAK-u.
Pra këta të tillët janë personat aspak të duhur që te drejtojnë protestat dhe që bëjnë opozitën. Nuk janë persona të duhur dhe as nuk ngjjallin besim e shpresë te publiku personat me të kaluar komuniste, apo trashegimtarët e nomenklaturës komuniste, as ata me dosje spiuni dhe as ata me rekorde korrupsioni.
Këtyre protestave duhet t’u prijnë dhe të mbështeten nga intelektualët e guximshëm dhe patriotë, por që mjerisht këta intelektualë janë strukur, janë të heshtur dhe jo pak prej tyre janë zëdhënës e servilë të politikës e të pushtetit të korrruptuar.
Nuk kuptojnë akoma disa demokratë të cilët shpresojnë akoma te e shkuara se ajo do vijnë në pushtet? Po pse more kriza në Partinë Demokratike do shkaktojë turbullirë te politika amerikane?
A nuk është mëse e kuptueshme dhe mëse e lexueshmne se e vjetra politike e Partisë Demokratike e shfrytezon pakënaqsinë e demokratëve karshi puushtetit të Edi Ramës vetëm për hallin e vet dhe për interesin personal e familiar dhe aspak të PD-së e të demokracisë?