Dalin do sqepkojrila pa farë kompetence gjuhësore e kritikojnë profesorin e vyer, Agim Vincën, pse paskësha thëne" zoti e jo zotëri"
Profesor Agim Vinca me shumë përgjegjësi gjuhësore e thotë e jo kuturri sikurse komentuesit e paditur.
Dallimi i parë është se nëse bisedohet për perëndinë, Hyjin, Allahun është emër i përveçëm e shkruhet me shkronjë -Z të madhe-Zoti madh, nëse bisedohet për një person të autoritetshëm shkruhet me (z) të vogel-zoti kryetar, zoti drejtor, poashtu (zoti) me z-të vogel përdoret "T'i dalim zot vatanit", "zoti i shtëpisë", "zoti i pasurisë" "I zoti i fabrikës", apo "është i zoti i punës së tij",
Dallimi "zoti" dhe "zotëri" janë sinonime me shumë pak dallime: "zoti" ka kuptime autoritative shtetërore, politike, artistike, familjare, kurse "zotëri" ka kuptimin e fisnikërisë, zemërgjerësise e bujarisë, psh. " është zotëri burrë", zotëri i familjes, "zotëri djalë" etj, etj.
Pra Zoti fetar shkruhet me (Z) të madhe (Zoti), kurse për personalitete njerëzore politike, shkencore, artistike etj. me shkronjë (z) të vogël (zoti) apo zotëri.