Me 22 mars 1999, thuaja tërë diten e kalova, duke e shiquar TV- CNN. Ketë ditë, CNN ishte përqendruar në tri vende. Në Beograd ishte dhe vepronte, tani I ndjeri Hollbruk. Në Washington zhvillohej mbledhja solemne e Aleances NATO dhe, në Shtepin e bardhë zhvillohej aktiviteti I Presidentit Clinton.
Ishte takimi I mbram I z.Hollbruk me kriminelin Millosheviq. Deklaronte z. Hollbruk se ia dhuroi kriminelit shishen e mbram të Wiskit. Pas nji bisede të shkurtë, Millosheviqi I tha Hollbrukut se nuk mendon te ndalet me sulmet në Kosovë. Shifej në TV se, pasi e hapi deren me dal, Hollbruk e pyeti Millosheviqin – a e din se çka do të ndodh pasi që të largohem… Millosheviqi iu përgjegj: mund të me sulmoni kur të doni.
Në mbledhjen e Aleances, përveq tjerash, diskutohej edhe çështja e Kosoves. Ishte propozimi për intervenim në Kosovë. Franca dhe nja dy shtete tjera rezistonin. Përfaqsuesi franqez insistonte se nuk duhet intervenuar para se OKB të merr donji vendim…. Mendimi I franqezit nuk më shqetsonte nga se, Franca, ishte I vetmi shtet I cili ishte antare që nga vendimi I themelimit të NATO-s mirëpo, më von, Franca ishte larguar nga Aleanca, por disa vite më von riantarsohet. Francen, gjithnji, unë e kam konsideruar si dyftyrshe.
Vendi I tret ishte Shtepia e Bardh. Prfesidenti Clinton, tërë diten, sëbashku me Sekretaresn ALBRIGHT dhe këshilltarët për siguri, e diskutonin situaten e Kosoves. Në atë kohë, SHBA në Aleancen NATO-o participonte, në aspektin financiar dhe teknikoushtarak me 73%. Më kujtohet mir kur, vonë pasdite, Presidenti Clinton tha se është lodh, do shkon me pushuar dhe me fjetë dhe do vendos për ketë çështje.
Me 23 mars, e para, në zyren e presidentit kishte shkuar Zonja Albright dhe e pritke Presidentin. Erdhi Zoti Clinton dhe pershendeti me mirmengjes. Pas pak, zonja e pyeti a ke fjetë, a ke vendos….. Clinton u përgjegj PO, do kërkoi intervenimin e NATO-s në Kosovë. Ndodhi çka ndodhi….
Për here të par dhe të mbram, u takova me zonjen ALBRIGHT, kur e promovonte librin e dytë të saj. Kur fillova të flas për diten që e përshkrova u befasua shum dhe e vazhdum biseden, përveq tjerash edhe për bisedimet e Rambujes dhe, më flitke për Rugoven, e ngritke në qiell, pastaj për pavendosmerin dhe levizjet e Thaqit dhe, fundja kur kërkonte se kush mund të ndikon në Thaqin, dikush ia kishte sygjeru A. Demaqin dhe, mëtha se e muar në telefon, dhe bisedë telefonike më të vrazhd, nuk ka patur ne jeten e saj etj. Etj…..