Jemi duke u habitur me shkrimet tona të prapështa politike, kemi vërë re s'e partinë që e kemi kritikuar gjatë zgjedhjeve parlamentare e lokale çdoherë ka fituar, kurse partinë që e kemi përkrahur çdoherë ka humbur.
Si argument e kemi partinë e BDI-së së Ali Ahmetit sa më shumë që e kemi kritikuar, qortuar e sharë ajo gjatë zgjedhjeve aq bëhej më e fortë e më e fortë, për t'u çuditur!, kur tani përballë BDI-së ka dalur opozita me emrin e bukur VLEN jemi duke e përkrahur BDI-në ajo dita ditës po zbehet e dobësohet. Në anën tjetër kur e përkrahnim ASH-në përballë BDI-së ajo dobësohej.
Tani ASH-në e pushtetshme me të madhe jemi duke e kritikuar e Taravari si për inatin tonë bëhet më i fortë.
Kuptimi i shkrimeve tona është, se, partinë që e kritikojmë bëhet e fortë, kurse partinë që e përkrahim dobësohet.
Mirë më tha një miku im i BDI-së, "shumë e dobishme ishte për BDI-në atëherë kur ti shkruaje kundër saj, dhe se na konvenon e na pëlqen që ti të jesh kundër BDI-së për ta fituar Vlenin."
Të BDI-së më shumë na duan neve që i kritikojmë sesa VLEN-nin që si fjalë tingëllon ëmbël te popullata shqiptare në RMV.
Opozita Vlen, e ka kuptimin, se, BDI-së me largimin e Mexhitit dhe afrimin e Thaçit, Selës, partive turke e rome i ka hyrë brenda djalli i mallkuar që do t'i kallë e djegë në mes veti.
Fajet për emrin e bukur Vlen i ka Kurti i cili iu bashkua LEN-it duke ia shtuar inicialen e partisë së tij (V). nga një LEN pa lidhje u krijua një emër i bukur foljor VLEN.