1. Gruda i PDK-së i ka thënë Albulena Haxhiut se padia për gjenocid nuk bëhet aty 'ku po kujton ajo', në Këshillin e Evropës.
- E ku bëhet, pra...trego...,se domethënë ti e ke ditur ku është vendi që bëhen paditë e këtilla, por nuk ke dashur të shprushësh.
2. -Albin Kurti tha: 'Ne nuk falim as nuk harrojmë'.
- Pas luftës Kushner na tha 'Fal e mos harro'.
- E Hashim Thaçi gjithmonë ka kërkuar të harrojmë të kaluarën, dhe e kaluara u harrua, përveç e kaluara tij.
- Për t'u harruar e kaluara janë kujdesur të gjitha institucionet e Kosovës, përfshirë institucionet e kulturës, si qendra kinematografike, e cila u kujdes (duke zgjedhur juritë e përshtatshme), që lufta e UÇK-së dhe viktimat të 'zhduken'...ndërsa viktimat e përdhunimit (si tek filmi 'Kukumi', filmi 'Shtëpia e Agës', etj)...
që kur i pyesin se kush i ka përdhunuar në luftë, ato heshtin, nuk tregojnë që i ka dhunuar policia serbe.
- Asnjëherë nuk ka ndodhur rastësisht.
Gruaja shqiptare në film vuan në heshtje për vrasjen e të birit, por nuk e përmend se kush ia ka vrarë djalin. Vdes e nuk tregon.
- As Serbia vetes nuk i ka ndihnuar për ta fshirë të kaluarën më shumë se Institucionet e Kosovës.
Prandaj, anipse s'më përfill 'kush unë vazhdoj të pyes:
- Pse Drejtësia e Kosovës e ka lënë të lirë përdhunuesin e V.K.?
3. Dikur betoheshim: 'pasha besën', 'për Zotin', 'pasha të gjallë e të vdekur', ndërsa gjenerata Z tash betohen 'pasha Allahun'.
Çdo i ri edhe për lojë, për më të voglin send, bëjnë be 'pasha Allahun', dhe kur betohen, e thellojnë zërin, që duket sikur po çelet toka.
- Derisa feja që dikur tek shqiptarët ishte folklor - s'është më folklot, politika që s'ishte folklor po bëhet folklor.
- Albin Kurti e quajti 'bac' një politikan që ndërroi jetë...
Thuajse i ka ruajtur lopët me të.
Se si e sheh ky Kosovën, si një odë ku gjindja nuk e dallojnë njëri - tjetrin prej tymit të duhanit.
- Kujt po i përshtatesh?
Më folklorist s'bëhesh, lirisht vazhdo me 'Lokja Terezë', 'Halla Medlin', 'Tezja Hillari' e 'Mixha Biden'.
- Është e tmerrshme se si Kosovën e keni primitivizuar me zhargone, me mentalitet, me paragjykime, dhe me prapambeturi.
4. Çoroditja u bë zakon, u bë lëndë mësimore.
Djemtë po i mësojnë t'i urrejnë femrat 'e sotit'.
Duke folur për femrat shqiptare që sipas tij vishen ngushtë dhe nuk dalin nga shtëpia pa u dukur bukur, Shefqet Krasniqi na quajti 'shqiptarka' që nuk ua gjen 'shoqen' për të keq, tha, prej Lindjes në Perendim.
Hopa.
- Shumë është 'lazdruar' ky...freieri.
5. E Arbërie Nagavci i ka thënë SBASHK-ut - 'matni fjalët'.
Shih ti sa poshtë ka rënë katundi.
- Në kohën e Millosheviçit shqiptarët nuk i kanë matë fjalët.
'Bujku' 'i keq' s'ka lënë gjë pa shkruar kundër Millosheviçit;
shqiptarët janë dergjur në burgje e janë vrarë për liri, e halli i saj kërkon që para se mësimdhënësit të flasin me të - t'i masin fjalët.
Kush je ti?
- Sikur t'i matnin shqiptarët fjalët nuk ishin çliruar!
Po, s'ka faj, faj ka Albin Kurti...
6. Albin Kurti tash e ka vurmakun për ta dërguar draftin e Asociacionit në Kushtetuese!
Nuk e dërgon sepse nuk i beson Gjykatës Kushtetuese (me të
drejtë). .
- Do të hyjë në Evropë me deputetë që janë kundër kulturës perendimore.
Ky është paradoks i psh.rr.ë.
Jini kundër, s'është e ndaluar të jesh euroskepitk...apo edhe më keq siç jeni ju, por pse 'shtiresh' si evropian kur s'je.
- Pse do të bëhesh pjesë e Evropës kur e ke mërzi kulturën 'e tyre'!
Kë kujton se e mashtron!
- Çdo shtëpi (gati) është burg për minimumi një anëtar të familjes!
- Çdo shtëpi në fshat i ka 'kufijtë' e vet ku nuk i lejon bashkëfshatarët të kalojnë...
Fshati shqiptar është i pushtuar 'ferr', është 'burg', me rrugë të uzurpuara e të
pakaluara për 'jabanxhinë'!
Ku po sheh ti atë kulturë perendimore?
- Albin Kurti duhet ta fus perendimin në Vetëvendosje, para se ta çojë Kosovën në Evropë....
- Rri aty ku je, më i varfëri, më primitivi, më i padituri, më paragjykuesi.
Të njohin!
- S'po tregojnë, se Këshilli i Evropës e ka pyetur Albin Kurtin se çfarë botëkuptimi ka për 'puthjen franceze'....shumëçka varet nga përgjigja e tij.
- Asnjë kusht i KiE nuk bën fjalë për - shqiptarët.
Kërkohet nga politika e korruptuar e Kosovës t'i bëj serbët e lumtur, politikë që s'ka arritur të bëj një punë të hairit për shqiptarët, por shqiptarët s'janë kusht...!
7. Besnik Bislimi e ka parashikuar një sulm të ri në Banjskë.
Mund të ndodh - ka thënë!
- A mund të ndodh, për shembull, diku tjetër apo gjithqysh sulmi duhet të ndodh në Banjskë!
- Askush nuk e di se kush ia tregon Besnik Bislimit sekretet e Serbisë!
I tregon Bislimi Serbisë që Serbia do ta sulmojë Banjskën, apo Serbia i tregon Bislimit që Serbia një ditë prej ditëve do ta sulmojë Banjskën.
P.S. Qetësi!