Scholz në krah të Kosovës, s’ka kushte për anëtarësim në KiE

Opinione

Scholz në krah të Kosovës, s’ka kushte për anëtarësim në KiE

Faton Mehmeti Nga Faton Mehmeti Më 30 prill 2024 Në ora: 09:54
Kryeministri Kurti dhe kancelari gjerman Scholz

Gjermania ka qenë dhe vazhdon të jetë krah Kosovës, mbështeta është shumë me rëndësi pasi bëhet fjalën për shtet të fuqishëm dhe me ndikim të madh. Së fundi, kancelari i Gjermanisë Olaf Scholz, ka thënë se ai dhe shtetit i tij, janë mbështetës të pa rezervë që Kosova, Shqipëria, Mali i Zi, Maqedonia e Veriut, Bosnja, dhe Serbia, të anëtarësohen në Bashkim Evropian, dhe këtë pa vonesa por me një proces të bazuar në merita.

Ballkani, në veçanti shqiptarët përmes Gjermanisë mund dhe do të integrohen në BE, në të ardhmen he NATO. Pavarësisht se në bisedën telefonike që e ka zhvilluar me kryeministrin Albin Kurti, ka kërkuar që të ketë hapa konkretë nga Kosova, për formimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe, kancelari Scholz theksoi mbështetjen e Qeverisë Federale për integrimin evropian të Kosovë.

Është pse, kancelari rikujtoi rëndësinë e dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja ndërmjet Kosovës dhe Serbisë dhe zbatimin e plotë të Marrëveshjes së Ohrit, duket se nuk beson shumë që BE ka mund t'ia dal të qoj deri në fund këtë proces. Asnjëherë nuk është shmangur nga përgjegjësitë, kështu që Gjermania edhe në rrugën e integrimit të Kosovës do të jetë krah saj. Asociacioni si kusht i vendosur ndaj Kosovës për integrim në BE, mund të pësojë metamorfozë në substancë.

Pra, i bie që të jetë një lloj statusi i veçantë për serbët, por jo Asociacion siç është prezantuar në 2013 e të cilën serbët synojnë ta jetësojnë. Kancelari Scholz ka qenë kundër sanksioneve ndaj Kosovës, pro liberalizimit të vizave dhe e ashpër ndaj Serbisë. Mirëpo, Asociacioni me insistim të Serbisë po tentohet të bëhet kusht për anëtarësim në KiE, Gjermania me vendosmërinë e saj nuk besoj se pranon të jetësohet propozimi serb për anëtarësim të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat