Koordinimi i strategjisë për dialogun nga O’Brien Kosovë-Serbi, lajm i mirë!

Opinione

Koordinimi i strategjisë për dialogun nga O’Brien Kosovë-Serbi, lajm i mirë!

Nga: Gani I. Mehmeti Më: 9 maj 2024 Në ora: 16:15
Autori Gani I. Mehmeti

Pasi ndihmës sekretari amerikan i Shtetit për Evropë dhe Euroazi, James O’Brien, tha se me të dërguarin e SHBA-së për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe me të dërguarin e Bashkimit Evropian, Mirosllav Lajçak, janë koordinuar për strategjitë për ta çuar përpara çështjen e dialogut Kosovë-Serbi për normalizimin e marrëdhënieve.

Ne u mësuam me fjalën apo shprehjen strategji, por nuk jemi të njohur me “strategjinë” në fjalë, sepse nuk kanë dhënë asnjë ide. Dhe, pa marrë strategjinë e tyre çfare e kanë menduar, një po e them: Nëse nuk merren masa ndaj cilitdo shtet që nuk e zbaton atë për çka janë[ marrë vesh, atëherë ajo strategji është e dështuar të jetësohet.

Janë dhënë opsione të ndryshme edhe deri sot, por nuk janë marrë me atë që ka refuzuar marrëveshjet për të cilat janë pajtuar. E, është e padrejtë, pse nuk e zbaton e respekton marrëveshjen njëra pale, të akuzohet e të dënohet pala tjetër.

Shkurt, nëse Kosova refuzon marrëveshjen, le të e akuzohet Kosova. Por, jo pse Marrëveshjen nuk e zbaton Serbia – të akuzohet Kosova! Kjo është një nxitje edhe më e amdhe e moszbatimit të marrëveshjes nga Serbia, kur për fajin e saj, akuzohet e dënohet Kosova.

Kësaj i thonë: Kur nuk ka çka i bën Gomarit – i sjell samarit! E, samari nuk kafaj i jori. Gomari është ai që ka fajin.

Escobari ishte edhe më parë i dërguari I SHBA për bisedimet mes Kosovës e Serbisë, Lajçaku ashtu, ka katër vite. Mirëpo, duke ia dhënë krahun vazhdimisht Serbisë, mbetën në një vend, pa treguar asnjë rezulztat deri sot.

Escobari e Lajçaku asnjëherë nuk i thane troç Vuçiqit se Ksoova është shtet i pavarur dhe të mos mendojë, se më nuk është pjesë e Serbisë, nuk kërkuan asnjëri syresh njohjen e Kosovës shtet dhe në territorin ekzistues, se vtëm kështu do të vinte deri tek normalizimi i marrëdhënieve mes Kosovës e Serbisë. Strategjia duhet të jetë e qartë, e kuptueshme dhe më pastaj e pranueshme.

Të gjithë këta, madje nuk mbeti shtet pa kërkuar formimin e asociacionit të komunave me shumëcë serbe, ndërsa kurrë askush nuk ia përkujtoi draftstatutin e Ohrit 2023 ku kërkohet të mos e pengojë Serbia Kosovën në hyrjen e organizatave europiane e botërore, por kurrë askush nuk u mor me Vuçiqin, i cili nuk la gur pa lëvizur për të kundërshtuar pranimin e Kosovës në Këshillin e Europës, ndërhyrje që u dëgjua edhe nga Gjermania e Franca, të cilat sa ishin për PO, aq më shumë tani janë për JO!

Kështu, Kosova po dukt se është humbëse, por me mospranimin e asociacionit si kusht për KiE, është me vend, deri sa Serbia nuk pranon të zbatojë Marrëveshjen e Ohrit.

Prandaj, si strategji në të ardhmen me në krye edhe z. O’Brion, duhet të jenë parasysh të gjitha këto. Të shtohet presioni ndaj Serbisë, të zbatohen të gjitha pikat e marrëveshjes ë Ohrit e jo vetëm ato që i konvenojnë e që i pranon Serbia. Kosova nuk e ka kundërshtuar zbatimin e saj, por ka kërkuar të zbatohet nga pika një, me radhë, deri në të fundit.

Me këtë strategji, do mund të ecej përpara.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat