Emocionet e opozitës për pushtet, po sa zgjohen ato rrëzohen vetë

Opinione

Emocionet e opozitës për pushtet, po sa zgjohen ato rrëzohen vetë

Nga: Dedë Preqi Më: 31 maj 2024 Në ora: 10:11
Dedë Preqi

Na krijohet përshtypja se natyra e këtij populli sikur nuk ka ndryshuar gjatë transformimit të vet dhe bëhët gjithnjë e më i ekspozuar ndaj pretendimeve gllabëruese ndaj njëri-tjetrit për pushtet, ku gjithnjë e më tepër paraqitet një gjendje me tipare përçarëse në mes vete, nga fakti se normat morale, kombëtare dhe lidhja e gjakut, sikur e kanë humbur kuptimin e vet.

Po ta marrim në konsideratë gjendjen aktuale, kur besimi dhe lidhja në mes shqiptarëve, sikur po zvetënohet, duke e humbur besimin ndaj njëri-tjetrit si njerëz të një damari dhe gjaku, gjë që mund të ndodhin edhe shumë të pa pritura ndaj këtij populli, kur humbet vlera kombëtare dhe vlera e kësaj ekzistence njerëzore.

Nëse shqiptarët në një mënyrë për fatin e tyre arritën të ndërtojnë dy shtete sovrane dhe të pavarura, a do të mund t’i qëndrojnë kohës në rrethana dhe kontradita të ndryshme, që do duhej për të qenë të aftë për t’u mbrojtur dhe për t’i përmbushë qëllimet e veta, duke i ruajtur parimet e ndërlidhura në mes vete që formojnë hallkën e unitetit substancial, një ndër elementet më të rëndësishme të një populli dhe një bashkësie njerëzore.

Shqiptarët sot mund të përfaqësojnë mundësinë më të mirë dhe pozitive në rajon, që përmes shumë figurave të veta kombëtare dhe historike ky popull përveq të tjerave, karakterizohet si shëmbëlltyra e një njerëzimi më vlera të veçanta humanitare dhe vlerave kulturore e historike, dhe tani ky popull i cili e ka lirinë e vet të fituar me gjakun e popullit të vet dhe ndihmën e miqëve ndërkombëtarë, do të ishte dëm i madh, nëse këtë të drejtë e shdërron në një liri të frikshme, apo vetëshkatërruese, duke e lënë vetën pas dore, duke e lënë fatin e vet në mëshirën e djallit.

Rreziku i shqiptarëve vie nga anët e ndryshme dhe ajo që përbënë thëmelin e këtij rreziku e kemi ende në derë të shtëpisë, që vie prej Serbisë, dhe çfarë do bëhët në të vërtetë në mes marrëdhënieve në mes këtyre dy popujve, kjo lidhet me faktin se në ç’mënyrë do jemi të organizuar ne shqiptarët në mes vete, dhe lidhet edhe me faktin e seriozitit të BE-së, dhe me çasjen e SHBA-ve, në këtë marrëveshje, sepse kërkohet garantia dhe siguria e qëndrueshme në mes këtyre dy popujve.

Ndërgjegjësimi për një gjë të tillë duhet ti vëjë shqiptarët përpara në kuptimin tradicional dhe organik, për të parandaluar ndonjë konflikt apo luftë ndëretnike, por edhe një katastrofë të mundshme rajonale e më gjërë, që po planifikon përsëri Vuçiqi dhe Serbia, me konceptin e Asociacionit të komunave serbe, apo nëse nuk mund ta realizojë një plan të tillë, planin « B », do ta kishte gati, ku qëndron mundësia e përdorimit të një force ushtarake për ta ndarë veriun e Kosovës.

Një vëzhgim pa paragjykime- e kemi edhe kohën e fundit nga vetë presidenti i Serbisë Vuçiq, të cilit fare nuk i bënë përshtypje e kaluara jo e largët dhe gjenocidi ndaj shqiptarëve në Kosovë, që edhe vetë ishte pjesë e këtij monstrumi fashist si një informator dhe krah i ish-kasasapit të Ballkanit.

Serbia në vetëvete nënkupton aftësinë e saj për të depërtuar brenda asaj që ajo e ëndërron dhe imagjinon përmes urrejtjes, e cila po bënë sot gara të madha armatimi që kushtojnë miliarda dollarë, për t’a përforcuar dhe fuqizuar forcën e saj ushtarake, si një mundësi për të ushtruar ndikim dhe presion ndaj vendeve dhe popujve që i konsideron nën thundrën e vet.

Planet e Serbisë, janë plane pushtuese dhe nënshtruese, jo vetëm me ndarjen e teritorit të Kosovës dhe ndikimin e saj në Ballkan, por pretendimi i saj është edhe më i rrezikshëm, për ta futur perëndimin dhe Rusinë në konflikt me njëra-tjetren, meqenëse SHBA-të, e kanë të qartë një kurthë të tillë, nuk do e tolerojnë aq lehtë, prandaj ne shqiptarët duhet të jemi me fat që i kemi në krah SHBA-të, dhe aleatët e saj, përndryshe do na kishte vënë përpara djallëzia serbe.

Kosova, nuk e ka brengë njohëjen nga Serbia dhe anasjelltas, por brenga e saj më e thellë është çështja e ndërtimit të paqës në mes këtyre dy popujve, që është edhe thëmeli i jetës normale e popullit shqiptarë dhe atij serb, që do ndikonte edhe në paqën rajonale, duke dëshmuar se në këtë vend ekziston mundësina e një ekzistence ndëretnike për t’u pozicionuar dhe jetuar në një realitet të ri dhe në një Kosovë demokratike dhe multietnike.

Prandaj, ne shqiptarët duhet të jemi të vendosur dhe të mbetëmi të fortë si të tillë, pavarësisht nga kurthat që do ngriteshin nga Serbia, dhe jo ti marrim si sinonim vetëm politikat problematike të tyre, por nga ana tjetër sa i përketë shqiptarëve, nuk duhet t’a nënçmojmë vetëvetën, duke i irituar fjalët dhe këshillat e njëri-tjetrit, poashtu edhe këshillat e ndërkombëtarëve, që janë në dobinë tonë.

Në të vërtetë kjo zbazëti në shoqërinë tonë, në veçanti nga opozita po paraqitet si një pabesi dhe tradhëti e ngulitur keq në kokën tonë, e cila gjendje po kthehet në një injorancë djallëzore, që karikaturon imazhin e keq për shoqërinë dhe demokracinë jo vetë ksovare por mbarë shqiptare, dhe thjeshtë, duke i dhënë zë ndjenjës së një ligësie dhe të pa zotët, që të marrim vendime dhe të vetëqeverisim shtetin e tyre.

Policia profesionale e Kosovës në kordinim me qeverinë e saj, në veriun e Mitrovicë, por edhe në disa vende tjera të vendit, kanë zhvilluar një mori aksionesh kundër kontrabandave me mallëra të ndryshme si edhe kontrabandë me armë, që preardhjen e kanë nga Serbia, duke treguar se mund të përsëritet edhe një format i një « Banje »(Banjska) tjetër, apo edhe më të rrezikshme, dhe fare pak është vërejtë përkrahja e opozitës apo reagimi i tyre, edhe pse mundet një situatë e tillë të përshkallëzohet dhe të merr një epilog të padëshiruar.

Janë bërë edhe shumë aksione tjera nëpër gjithë teritorin Kosovës, për të luftuar të gjitha kategoritë shëmtuese që po i shkakëtojnë dëme këtij vendi, por e njëjta gjë mund të thuhet se për të gjitha këto dëme që po i adresohen këtij populli, opozitës u mungon guximi, u mungon kurajo, u mungon shqetësimi, u mungon reagimi, u mungon serioziteti, pra ky lloj injorimi ose përfaqësohet nga ndonjë lloj mungesë psikologjike, ose u kthehet në një element frike, sikur nuk kanë lidhje dhe nuk kanë të bëjnë fare me brengat e popullit dhe shtetit të vet.

Të mos anashkalohen edhe angazhimet të tjera të qeverisë Kurti, në këtë periudhë qeveritare, duke u marrë edhe me shumë ballafaqime dhe sfida të tjera, ku premisat e këtij angazhimi mund ti vërejmë nga shumë tregues me përshtypje pozitive, dhe kjo lidhet me faktin se në ç’mënyrë po trajtohet dhe administrohet veriu i vendit si pjesë e pa kontrolluar dhe e pa administruar deri me tani me ligjet e Kosovës.

Opozita e sotme, PDK, LDK, AAK, e cila në publik trumpeton për çdo ditë dhe bënë zhurmë si me qenë opozitë e huaja me sllogane e shantazhe deri të niveleve më të ulëta dhe aspak që e vërtetojnë arsyen dhe shkakun, duke kërkuar zgjedhje të reja me dorëheqjen dhe largimin e kryeministrit Kurti, ku emocionet e tyre janë aq të fryera vetëm për pushtet, dhe këto emocione po sa zgjohen, ato vetë rrëzohen, sepse problemi i kësaj opozite është brenda saj, që vjen nga mungesa e kulturës dhe prirjes për ta përdorë këtë pushtet, me të cilin ka abuzuar vet më shumë se 20 vjet.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat