Në pamundësi që vet të rrëzojë qeverinë, opozita gjithë shpresat i sheh tek përçarja e brendshme mes Vjosës dhe Albinit. Mëtojnë që kalaja do të shembet nga brenda. Mezi presin të gjejnë diçka, siç ka ndodhur më parë, në vëzhgimin e lëvizjeve dhe gjuhën trupore të tyre për të shpërndarë dezinformata për tensione mes presidentes Vjosa Osmani dhe kryeministrit Albin Kurti. Para disa kohësh, në një takim krejt normal në Kuvendin e Kosovës, në takimin e Këshillit për Demokraci dhe të Drejta të Njeriut, opozita përdori mediat nën ndikimin e saj për gënjeshtrën e radhës.
Pavarësisht se presidentja e sqaroi "tensionin" për ligjin për zgjedhjet e përgjithshme dhe çështjen e përqindjes së grave në lista", dhe në anën tjetër zëdhënësi i qeverisë "në xhirime shihet kryeministri duke i folur presidentes për këtë çështje", referuar kritikave të Kurtit për diskutim i kryeministrit për bllokim të ligjeve nga Kushtetuesja.
Opozita shpërtheu në delir sikur të kishte fituar zgjedhjet. Njësoj veprojnë edhe tani, me rastin e letrës së ministres Gërvalla drejtuar KiE. Por, konsultimi paraprak për këtë letër nuk ishte bërë me presidenten Vjosa Osmani.
Ky mos-koordinim për letrën e dërguar më 16 maj, ka bërë që zyra e presidentes të reagoj duke e përmendur se presidentja Osmani nuk është konsultuar e as dakorduar. Pavarësisht se presidentja shprehu mospajtimin për mungesë koordinimi mes institucioneve kjo s'do të thotë se lëkunden themelet e koalicionit apo edhe qeverisë.
Opozita e sheh me shpresë edhe një ndryshim mendimi, harrojnë se demokracia është edhe rrahje të mendimeve, parimet dhe qëllimet kur janë të shëndosha krisjet e momentit mbesin të tilla. Pak fllad për opozitën në këto ditë të ngritjeve të temperaturave.