Dështimi social shqiptar është totalisht i ulur këmbëkryq në Shqipëri. Arsyeja është e thjeshtë, pajtimi me një realitet politik të dështuar. Tani po flisni për një komision të posaçëm i cili një a më dy është pasojë e llogjikës qeverisë që nga 2013. Duhet një përgjegjësi civile, e cila zë fill nga ai që moderon. Por kjo mungon thekshëm në Shqipëri. Mungon pasi janë blerë me para të thata. Kësisoj sallam i studios është e pranueshme se përse ka një distancim social edhe prej teje karshi vrasjes publike që po i bëhet vendit. Nuk është vetëm Saliu personi i cili duhet t'i kërkohet llogari për të gjitha disfatat e Shqipërisë.
Por çfarë bën vaki si thoni edhe ju, ky moderator, me pamje sallami në vend t'i thotë vetes, po unë a jam dakort me çfarë po ndodh përreth? Po unë përse merrem me opozitën dhe nuk bëj vet opozitë? Po sallami nuk është intelektual, është sallam, ka frikë se e hanë prandaj ia ngjesh fajin dikujt përmatanë, i cili nuk ka asnjë lloj pushteti veç asgjesimit social publik që po i bëjnë. Kur t'i vi radha sallamit, do qaj e ulërasi, megjithatë sallamngrënësi do fërkoj barkun dhe do gajaset me birra dhe propagandë.
Ndaj mos u merrni më studiove me të njëjtit persona, për të njëjtat çështje pasi është bërë tashmë një kakofoni publike çdo debat. Hapni gamën dhe thërrisni njerëzit kudo ku janë, madje i ulërisni edhe Berishës të dali rrugëve se ka mbaruar, gjithçka ka mbaruar.
Nuk ka më parti opozitare zyrtare sa kohë qeveris Rama. As mos prisni rezultat në favorin e realiteti në gjoja këtë vendimin e radhës të gjykatës se kujt i takon vula. Eshtë naivitet politik të presësh drejtësi në Shqipërinë enveriste të Ramës. Shqipëria ka ligje për agjitacionin dhe propagandën. Ka ligje që të dënojnë nëse shan kryeministrin. Shqipëria ka ligje që të shpall dëshmor të atdheut kur shkon e proteston për partinë. Ka ligje që të mos i cënosh imazhin deputetit edhe pse ai vjedh publikisht. Në fund të fundit është deputet, nuk ka shkuar kot deri aty. Duhet medoemos të ketë ca pasuri. Duhet medoemos të ketë imazh ndryshe. Madje të kuruar në klinikat estetike më të mira të Europës. Të ketë dhe ca llogari bankare ekstra. T'i shkolloj fëmijët nëpër botë aty ku t'i dojë kokrra e qejfit. Janë klasë e lartë dhe nuk mund të krahasohen me deputetët në botën kapitaliste. Deputetët, ministrat, kryetarët e bashkive, kryesisht ato të partisë, duhet të jenë absolutisht të pa cënueshëm nga mediet kazan. Nuk mund t'i flasësh një ministri sikur ai ka ardhur me votë popullore, ai ka ardhur nga qielli partiak. Eshtë qënie e paprekshme. E ka emëruar në atë post vet i madhi.
Shqipëria ka ligje mbi ligje, ligje që ia bëjnë zap drejtësisë. Nuk mund të hetosh asnjë nga ata që qeverisin. Edhe pse vjedhin. Iu prish imazhin. Mund t'i hetosh, por vetëm atëhere kur ke marrë miratimin nga i madhi. Kur ai shpall armiqtë sabotatorë, armiqtë e klasës, partisë dhe popullit. Duhet të jesh tepër i vëmendshëm që të mbijetosh. I vëmendshëm karshi ideve të atij të madhit. Doli ai dhe tha, arresto këtë apo atë, duhet të reagosh si vetëtima, ndryshe e ha vet. Hiqe nga mendja se e ke puthur në buzë të madhin, po iu prish humori atij, ke mbaruar. Shqipëria ka ligje mbi ligje, u afron shtresës së mesme të Europës një mirëqënie speciale, kurse shqiptarëve vet shërbëtorllëkun. Shqipëria ka ligje mbi ligje edhe për arsimin, megjithëse 80% e mësimdhënies është me diploma partie. Kësisoj mos prisni që akademiku t'i thotë atij të madhit, stop.
Përkundrazi, akademiku është më satrap se agai i tij. Kështu sallam i studios, edhe ky komision i posaçëm mbi prokurorin e posaçëm, plotëson pushtetin absolut..., me një fjalë do hetosh kë do dhe kur i do trapi Edi Ramës. Në fund të fundit, është vula përfundimtare që në Shqipëri ka vetëm një rend kushtetues, diktaturë të proletariatit.