Unë jam dhe e mbështes Albin Kurtin sepse jam shqiptar dardanie me prind, gjysh e katragjysh shqiptar Kosove. E mbështes Kurtin sepse e di mirë historinë e Kosovës, luftën dhe sakrificat e saj mbinjerëzore për mbijetesë; sepse e di mirë se cfarë është Serbia kriminale dhe genocidiste; e mbështes sepse e vij nga një familje me tradita e kontribute reale kombëtare dhe jemi familjarisht të rritur e të edukuar me shqiptarizëm.
E mbështres Kurtin sepse gjithmonë kemi mbështetur cdo politikë e lëvizje patriotike e kombëtare për liri,pavarësi dhe Bashkim Kombëtar. Kurtin e mbështes sepse ai nuk toleron dhe nuk e përdor politikën dhe pushtetin për interes personal por për të mirën kombëtare. Ai po punon për demokracinë, shtetndertimin modern e ligjor, po lufton krimin dhe korrupsionin, po mbron shtetin, Kushtetutën dhe legjitimitetin shtetëror.
Prandaj nuk kanë pse habiten shumica dërrmuese e politikës, mediave dhe intelektualëve në Shqipëri se përse Kurtin e votojnë gjithmonë shqiptarët në Kosovë. Kurtin e votojnë në Kosovë sepse me Albin Kurtin është populli patriot dhe heroik i Kosovës; sepse te Kurti janë të mishëruara virtytet e personalitetit dhe dinjitetit human, kombëtar dhe të pastërtisë e përkushtimit moral e patriotik. Dhe prandaj jo vetëm në Kosovë por edhe të gjithë shqiptarët e tillë patriotë e kombëtarë sot, kudo ndodhen, ata të tillët patriot e me shpirt të pastër shqiptari e mbështesin Albin Kurtin.
Populli i Kosovës është ndryshe nga ai në Shqipëri në lidhje me nacionalizmin. Shqiptarët e Shqipërisë nuk e dinë se cfarë krimesh dhe cfarë genocidi kanë ushtruar serbo-sllavët mbi shqiptarët e Kosovës sepse nuk e kanë pësuar prej tyre, por cudia është se as nuk e kanë mësuar dhe akoma nuk janë të intreresuar që ta mësojnë të vërtetën mbi shqiptarizmin dhe për Kosovën.
Populli i Kosovës e ka shumë thellë të rrënjësur ndjenjën e nacionalizmit dhe kombëtarizmit, dhe prandaj shqiptarët e Kosovës i shkojnë pas, e votojnë dhe e mbështesin atë individ dhe atë politikë që së pari është patriotike dhe kombëtare, atë politikë që gjëndet brënda interesit kombëtar dhe që i shërben interesit të përgjithshëm.
Pse po “çuditen”opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin?
Mos t’i duket ndojkujt habi ky nëntitull titull shkrimi sepse ai mund të argumentohet edhe vetëm më një fjali:Po “çuditet” opinioni shqiptar dhe ai ndërkombëtar me Albin Kurtin, se si ka mundësi që doli një shtetar shqiptar kaq patriot në shërbim të kombit të vet dhe i pakorruptuar dhe as hajdut.
Që kur zhvillohej fushata e parë zgjedhore në Kosovë që nxori fitues Kurtin, unë pata shkruar një shkrim me titull: aresyet pse e gjithë politika e vjetër në Kosovë dhe në Shqipëri janë kundër Kurtit dhe pse asnjë politikan e shtetar shqiptar nuk e dëshironte fitoren e tij.Arësyeja kryesore ishte se Kurti ishte një alternativë e re dhe tërësisht ndryshe nga ajo e vjetra në Shqipëri dhe në Kosovë.