Sot Shqiptaria është me Kurtin sepse antishqiptarizmi dhe korrupsioni janë kundër tij

Opinione

Sot Shqiptaria është me Kurtin sepse antishqiptarizmi dhe korrupsioni janë kundër tij

Nga: Skender Kapiti Më: 3 qershor 2024 Në ora: 12:08
Skender Kapiti

Sot të gjithë patriotët dhe shqiptarët me gjak e me shpirt shqiptari duhet ta mbështesin Albin Kurtin sepse i gjithë antishqiptarizmi, korrupsioni e tradhtia po e sulmojnë atë.

Sa mirë do ishte sikur edhe Shqipëria të kishte sot një kryeministër si Kurti.

E di se në Shqipëri sot për sot shumë politikanë, media dhe pseudodiplomatë, fallcopatriotë  e “analistë”do thonë se cfarë na thotë ky more.Por po them se po, duhet një si Albin  Kurti për kryeministër sot  edhe në Shqipëri sepse Shqipëria ka problem jashtëzakonisht shqetësues e kërcënus krimin dhe korrupsionin, ka padrejtësinë; ka problem standarded demokratike elektorale; Shqipëria ka problem hajdutërinë institucionale, dhe jo vetëm politika por edhe akademia e shoqëria kanë pasur dhe akoma kanë mangësi e deficit të madh edhe në patriotizëm, gjë e cila vërehet edhe sot akoma.

Albin Kurti tashmë me shëmbullin e tij  të mirëqeverisjes, të antikorrupsionit dhe të patriotizmit ka krijuar një edukatë, moral e kulturë politike patriotike dhe antikorrupsioni që ka të bëjë me përgjegjegjmërinë dhe me shërbimin që duhet të ketë qeveria dhe kryeshtetari për publikun, shtetin dhe për interesin kombëtar përkundër përvojës e trashëgimisë së keqe të pushteteve dhe të politikës e të politikanëve shqiptarë të cilëve u ka interesuar më shumë interesi personal, interesi partiako-politik e ideologjik,  ai nepotiko-krahinor  si dhe korrupsioni dhe mosinteresi kombëtar.

Në antitezë me këtë trashëgimi politike negative është sot Albin Kurti, Kryeministri aktual i Kosovës, gjë e cila shihet me shqetësim  dhe si kërcënim nga e gjithë politika e vjetër e tranzicionit në Shqipëri, e në vecanti nga kjo e qeverisë së sotme në Shqipëri.  

 E kanë kot llumi politik e mediatik që mudohen të fitojnë mbështetje nga SHBA e Perendimi duke akuzuar Kurtin si antiamerikan.Këtë llum servilësh, të korruptuarish dhe që vjedhin atdheun e vet dhe  mafinë politiko-ekonomiko-mediatike  nuk i do as populli shqiptar por as Perendimi, sepse hajdutët e të korruptuarit nuk i do kush se ata janë servilë, të korruptuar  e tradhtarë që shkojnë nga fryn era  dhe  për interesa personale shkojnë kundër interesave jo vetëm  të atyre kombëtare por edhe kundër SHBA e BE. Perëndimi don të vërtetën dhe trimat patriotë e të guximshmit. Dhe sot për sot ky është Albin Kurti te shqiptarët.

Shumica , për të mos thënë se të gjitha mediat në Shqipëri janë servile, të korruptuara dhe të shitura te paraja e politika. Mediat në Shqipëri fshehin realitetin dhe janë mercenare që nuk thonë por eklipsojnë realitetin, të renë dhe ndershmërinë e patriotizmin sepse vetë mediat , shumica e tyre nuk janë as të ndershme,as të moralshme, as joservile dhe as jo të pakorruptuara.Në këtë gjëndje janë edhe shumica e Mediave në Kosovë.

Unë si shkrimtar, si opininist e publicist shpreh këto konsideratas për Albin KURTIN nisuar nga realiteti i vërtetë dhe me fakte e argumente duke u nisur nga sinqeriteti , morali dhe nga arësyeja sa më e pastër. Mendoj duke parë, vlerësuar e krahasur të sotmen dhe tërë historikun e politikës shqiptare, vlerësoj   se Kurti sot po bën atë se cfarë duhet të bëjë një kryeministër patriot, meritor dhe shërbëtor i kombit, pasi Kurti po bën sot të duhurën, po bën atë që duhet të bëjë një kryeministër, një kryeshërbëtor i kombit.

 Sot gjëndja është pothuajse si ajo e vitit 1913, ku nga njëra anë shqiptarët përballeshin me agresivitetin, krimet dhe genocidin sllavo-rus  për asgjesimin e shqiptarëve në Ballkan, kur këta armiq të shqiptarëve kishin në krah dhe në mbështeje edhe Europën; dhe po sot kemi agresivitetin serb dhe të aleatëve të tij Rusinë dhe Kinën por edhe hipokriznë europiane kundër Kosovës për coptimin e saj.

 Në vënd që e gjithë politika gjithkombëtare sot të ishin të bashkuar në mbështetje të Kosovës, Tirana dhe kryeministri i saj janë në anën e gabuar dhe në dëm të Kosovës, dhe madje Tirana dhe kryeministri ka ndikuar që t’i ketë në këtë aventurë politike në interes vetëm të pushtetit të tij  edhe politikën e politikanët dështakë të opozitës në Kosovë, por edhe ata në Mal të Zi e në Maqedoninë e Veriut, ata të cilët ishin pro projektit antishqiptar të Open Ballkanit.

KURTI SOT KA MBËSHTETJEN E PATRIOTIZMIT GJITHKOMBËTAR, SEPSE KUNDËR KOSOVËS E KURTIT JANË ANTISHQIPTARIZMI, TRADHTIA  DHE KORRUPSIONI

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat