Duke e menduar të kaluarën e afërt si brengë e fundit dhe të bëjë një krahasim me të sotmën si dëshmitare e së ardhmës, përveç se njeriu i këtij vendi e dëshmon të kaluarën e vet të mundimshme, poashtu edhe fatet e trishta të njerëzve të vet që e kanë përjetuar dhe mbijetuar, ku dangat e kësaj golgote akoma sot shpërthejnë plagë të reja nën lëkurë pa u shëruar plagët e vjetra.
Shtypja e popullit shqiptarë në Kosovë nga regjimi serb, ka qenë gjithmonë para sysh dhe hundëve tona, dhe pak ka qenë e imagjinuar se ky skenar do të ndryshojë një ditë, por kjo ndodhi, duke e falenderuar NATO-n, në krye me SHBA-të, dhe aleatët e saj, njëherit dhe sakrificën e UçK-së, si një udhërrëfyese dhe realitet përballë kësaj force të egër dhe mizore.
Dikush thotë se, është bërë pak punë mbas luftës dhe pavarësisë së Kosovës, dhe akoma flijmë në gjumë, sepse Serbia, në vend që të dënohet dhe të pranojë fajësinë e saj gjenocidiale, kjo orvatët me çdo kusht të na bëjë edhe fajtorë për gjitha ato krime që ka shkakëtuar vet, kjo është ajo filozofija sllaviste serbe, që këtë lloj propagande e mbolli më herët për popullin shqiptarë.
Bashkësia ndërkombëtare pa bërë ndonjë përjashtim, duhet të falenderohet dhe respektohet për gjithë sakrificën e saj, të cilët qëndrojnë akoma në Kosovën e pa varur me misionet e tyre, dhe nuk do të thotë se këta njerëz nuk i duhen më Kosovës, sidomos duke e kuptuar rrolin e KFOR-it, si një forcë e NATO-s, për mbrojtjen dhe sigurinë e popullit dhe kufijt e këtij vendi.
Nuk mund të thuhet se Kosova, nuk ka ndryshuar, sepse shihet se diçka është lëvizur me optimizëm dhe mund të vërehët një zhvillim i gjithëmbarshëm, por nuk duhet të na mashtrojë pamja e jashtme sepse mund të gënjehemi, dhe pa paragjykime të tjera, nga se populli ka nevojë për një mirëqenje dhe jetë më të mirë.
Prezenca e studentëve dhe nxënësve e pushtojnë vendin, por ata kërkojnë atë që ju takon atyre, dhe e nesërmja e tyre duhet të jetë e sigurtë dhe të mos nëpërkëmbën, por të vlerësohen dhe të marrin atë për ç’farë kanë kryer në shkolla dhe studiuar në Universitetët e Kosovës.
Madje, edhe lypësit rrugëve janë shtuar, në shumicën e rastëve shikon edhe fëmijë, që shtriejnë dorën nëpër trotuare të qyteteve, duke kërkuar lëmoshë. Ka plot të rinj të zhvilluar dhe të shëndoshë, duke shetitur rrugëve, në fshatra e qytete, të cilët kërkojnë punë, të cilët nuk gjejnë dot, duke jetuar me shpresa, se një ditë do të bëhët më mirë dhe mos të përmendim edhe shifrat e atyre, që ia mësyjnë vendeve të perëndimit, për të gjetë një vend punë dhe jetë më të begatshme.
Pushteti dhe qeveria, duhet të kujdesen shumë e më shumë për punëtorët, studentët, mjekët, mësuesit, policët, pensionerët dhe ushtarët e vërtetë të UçK-së, që të marrin pagat e merituara, jo vetëm si një përshtatje pasive, por si përgjegjësi e domosdoshme për të përbushë nevojat e qytetarit të këtij vendi.
Nuk duhet ta bëjmë shprehi dhe të largohemi dikund largë nga atdheu, apo të thyem qafën dikund nëpër botë, sidomos në vendet perëndimore që lakmia nga njëherë po na kushton shumë, duke menduar se do t’a gjejmë fatin e strukur që na prêt dikund, apo për të shpëtuar nga kriza ekonomike dhe të tjera, kur nuk je i ndjekur dhe i përndjekur sikur më herët nga regjimet e egra.
Kosova, si kurrnjëherë tjetër është e pavarur, dhe duhet të kënaqëmi kur shohim diçka që ka ndryshuar dhe ka marrë vendi kahe pozitive edhe pse ka shumë gjëra që na bien në sy, të cilat nuk na pëlqejnë, por pjesë e kësaj tablo janë edhe kërkesat tjera që mund të ia shtojmë, duke punuar edhe më shumë për vendin dhe në vendin tonë.
Aeroporti i Prishtinës, duket sot si një metropol perëndimor, i cili është i mbushur për çdo ditë me plot udhëtarë nga gjitha anët e Evropës dhe botës, ku dikush vjen e dikush shkon, por sëcili që vjenë dhe anasjelltas, pritën e përcjellën nga familjarët e tyre, dhe që të gjithë kanë ndjenja malli e dashurie për vendin dhe për njëri-tjetrin, por edhe një mallë të përzier, që bien në mashtrim dhe ngrenë pretendimin e tregimit se ky vend nuk ka vlerë dhe bindja që nuk na bënë të ngjajshëm me perëndimin dhe perëndimoret, kjo do të ishte më shumë se një kurthë dhe mashtrim.