Trump, shpresa e fundit e Vuçiqit

Opinione

Trump, shpresa e fundit e Vuçiqit

Nga: Faton Mehmeti Më: 4 qershor 2024 Në ora: 09:35
Autori Faton Mehmeti

Zgjedhjet e nëntorit në SHBA pritën me kuriozitet kudo në botë për peshën dhe rëndësinë që kanë SHBA. Për më tepër, në Kosovë, produkt i vendosmërisë së SHBA dhe popullit të Kosovës, zgjedhjet sigurisht se pritën me interes të madh. Ish-presidenti Donald Trump dhe presidenti aktual Biden pritën të përballen në një garë të ashpër.

Në Kosovë duket se opozita preferon më tepër z. Trump derisa pozita z. Biden, kjo pasi gjatë administratës së z. Trump u rrëzua qeveria e z. Kurti me nismën e ish-të dërguarit z. Grenell. Edhe Serbia duket se po pret ardhjen e Trump për të përfituar pastaj ndarjen e Kosovës. Ky duket se është synimi i saj, edhe pse as kjo s’do e kënaq në synimet e saja hegjemoniste ndaj Kosovës.

Faktikisht bisedimet po futën në rreth vicioz, Kosova s’mund të lëshojë pe përtej të mundurës derisa Serbia gjen vegëza për të stagnuar procesin. Qeveria e Kosovës duhet të jetë më fleksibile ndaj ndërkombëtarëve duke e lënë Serbinë përballë tyre si fajtore e vetme të dështimit të bisedimeve. Qëllimi i Serbisë është mos të ketë marrëveshje dhe Kosova të fajësohet, kështu që duhet vëmendje e madhe për mos të ra në kurthin e tyre.

Edhe vet drejtoresha e Komitetit të Helsinkit për të Drejtat e Njeriut në Serbi, Sonja Biserko, ka theksuar se "Beogradi do të përpiqet të shtyjë dialogun sa të jetë e mundshme sepse Beogradi pret një ndryshim në Shtëpinë e Bardhë, ata presin që Trump të kthehet." Pra, Serbia pret Trump për të realizuar synimet e tyre për ndarje, po ashtu opozita pret të rikthehet në pushtet me ndihmën e Trump.

Edhe Serbia nuk mund të realizojë synimet e saja kundër Kosovës por as opozita rikthimin në pushtet. Janë qytetarët e Kosovës që përcaktojnë se kush i udhëheq, jo soji i Grenellit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat