Vizitat e ndërsjella dhe marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke gjithmonë shqetësojnë Beogradin dhe turkofobët

Opinione

Vizitat e ndërsjella dhe marrëdhëniet miqësore shqiptaro-turke gjithmonë shqetësojnë Beogradin dhe turkofobët

Nga: Skender Kapiti Më: 5 qershor 2024 Në ora: 09:57
Autori Skender Kapiti

Gjithmonë sa herë që shkëmbejnë vizita shtetarët e lartë nga Shqipëria e Kosova në Turqi dhe anasjelltas nga Turqia ne Shqipëri e Kosovë si dhe marrëdhëniet e shkëlqyera shqiptaro-turke në fusha të ndryshme si politike, ushtarake, ekonomike e strategjike gjithmonë shqetësohen Beogradi, Athina por edhe turkofobët shqipfolës.

Jo vetëm politikani i mire por edhe intelektuali i mirë e pozitiv, edhe gazetari e media e mirë thonë e deklarojnë të vërtetën ,pozitiven , të dobishmen dhe të mirën si dhe duhet që të jenë mirënjohës karshi respektit dhe të mirës së të tjerëve nga kushdo që të vijë ajo.

Vendosa që ta shkruaj këtë shkrim më shumë për të treguar se Kosovës sot i duhet ndihma dhe mbështetja nga miq dhe aleat besnik dhe të fortë siç janë SHBA, Gjermania e Turqia, por njëkohësisht duhet shprehur edhe respekt e mirënjohje për të gjithë ata aleatë që i gjenden gjithmonë pranë shqiptarëve, Shqipërisë e Kosovës.

Kosovës i duhen miq dhe aleatë besnik dhe të fortë. Një nder ata miq e aleat besnik është Turqia. Kjo është provuar me prova dhe me fakte. E tashmja nuk mund të mbahet peng nga e kaluara, kur edhe Historia botërore ka shënuar se shtete e kombe shumë armiqësore dhe me luftëra e konflikte katastrofike dhe me humbje njerëzore me miliona e miliona njerëz ndërmjet tyre, në kushte e rrethana të përmirësuara e të ndryshuara, ato kombe për interesa të tyre janë bërë ndër vete aleat dhe miq të mirë ndër vete, siç janë sot aleanca franko-gjermane që drejton BE-në, ajo amerikano-japoneze dhe aleanca perëndimore e NATO-s që ka brenda saj shtete isharmike, ku Turqia është forca ushtarake e dytë e saj pas SHBA-ve.

GJITHMONË ARMIQT E SHQIPTARËVE DHE VEGLAT E MERCENARËT E TYRE JANË MUNDUAR QË TË MOS LEJOJNË QË SHQIPTARËT TË KENË MIQ SHTETE TË FUQISHME, MADJE SERBËT PËRDITË LOBOJNË FORT DHE MUNDOHEN QË T’I PRISHIN MARRËDHENIET E SHQIPTARËVE ME ALEATËT E TYRE.

Vazhdimisht në disa media e portale që botojnë shkrimeve dhe komenteve islamofobe lexon opinione nga disa islamofobë shqipfolës kundër Turqisë të cilat janë të njëllojta me ato politike, shtetërore dhe akademike të Serbisë. Dhe prandaj me të drejtë shumëkush ka konstatuar që turkofobët janë fanatikë islamofobë dhe serbofilë. Këta individë që nuk janë pothuajse askush synojnë që me turkofobizmin fanatik të tyre mundohen të tërheqin vëmendjen e të duken dikushi. Qëllimi djallëzor i tyre është që ta minimizojnë e deri edhe që të harrohet gjenocidi serb duke e helmuar opinionin me qëllim për dëmtimin dhe përçarjen e marrëdhënieve miqësore shqiptaro-turke.

Janë disa nga ata që u pezmatuan shumë edhe kur bota njohu dhe dënoi gjenocidin serb në Bosnjë dhe që e dinë mirë se do dënohet edhe gjenocidi serb në Kosovë.

Islamofobët shqipfolës të gjithë këtë turkofobizëm e kanë nga urrejtja që ata kanë për myslimanët shqiptarë, për karakterin e fortë të tyre kombëtar dhe për meritën, qëndresën e kontributin vendimtar të myslimanizmit patriotik shqiptar dhe të heronjve të shumtë kombëtarë myslimanë për pavarësi dhe për qëndresën vendimtare të tyre kundër serbo-sllavisë për liri, pavarësi dhe bashkim kombëtar. Nëse këta tipa urrejnë dhe nuk pajtohen me faktin pse shumica e shqiptarëve janë të besimit Islam, le të shkojnë atje ku iu pëlqen.

Këta janë nga ata të cilët edhe kur shohin se si sillen ndërkombëtarët, se si sillen politikanë, qarqe, diplomatë dhe emisarë dhe ndërmjetës të bisedimeve Kosovë-Serbi , këta islamofobë shkruajnë e komentojnë kundër Turqisë , dhe nuk thonë asnjë fjalë madje as kundër aleancës ortodokse ballkanike e cila ka mbi një shekull që ka bërë krime e genocide kundër shqiptarëve.

Serbia, qeveria, politika dhe akademia serbe nuk ia harron kurrë Turqisë faktin se pushtimi ottoman i Ballkanit shkatërroi perandorinë mesjetare kriminale, genocidiale antishqtare të Serbisë së carëve, si dhe faktin se me pushtimin Osman të Ballkanit diga shqiptare u forcua aq shumë sa që nuk lejoi asimilimin dhe as serbizimin e shqiptarëve dhe të Ballkanit. Serbia edhe pse sot deklaron se Turqia është armike e saj dhe përkrahëse e shqiptarëve, Serbia përdor të gjitha mjetet politike e diplomatike për marrëdhënie të mira edhe me Turqinë por edhe me Gjermaninë e SHBA-të, por që në plan të parë Serbia ka aleatët e mëdhenj të saj, armiqtë e perëndimit Rusinë e Kinën.

Përveç SHBA-ve nuk rezulton që të ketë shtet tjetër si Turqia që mbështet sinqerisht dhe me besnikëri shtetin e Kosovës, sovranitetin dhe integritetin territorial të saj, dhe se Turqia është aleat besnik i Kosovës për lobimin që bën ajo për njohje të reja të shtetit të Kosovës, për forcimin dhe konsolidimin e Kosovës dhe në mbështetje të anëtarësimit të saj në organizata e organizma ndërkombëtare.

Këtë e konfirmoi Në Stamboll me 3 Qershor 2014 në Forumin Ekonomik ndërmjet Kosovës dhe Turqisë ku gjatë vizitës ae Albin KURTIT , Kryeministrit të Kosovës atje Ministri turk i Tregtisë ndër tjerash, ai u shpreh se: “Ne plotësisht përkrahim integritetin dhe sovranitetin e Kosovës, dhe një Kosovë stabile do të thotë një Ballkan stabil”.Ashtu sikurse edhe Presidenti turk Erdogan kur Presidentja e Kosovës i kërkoi mbështetje për antarësimin e Kosovës në NATO, miku i shqiptarëve Presidenti Erdogan me dt. 01/03/2022 deklaronte se “Turqia si vend i rëndësishëm i NATO-s nuk shikon asnjë gjë që nuk shkon për sa i përket anëtarësimit të Kosovës këtu. Për ta mbështetur procesin e anëtarësimit në NATO s’kemi nevojë për të marrë leje nga askush. Ne i kemi ndërmarrë hapat tonë. Ashtu siç ndërmorën

në rastin e njohjes, ashtu do të bëjmë edhe për procesin e anëtarësimit të Kosovë në NATO”, tha Erdogan.

E gjithë politika e Tiranës pa marrë parasysh se kush ka pasur dhe ka pushtetin sot në Tiranë, të gjithë pa përjashtim gjithmonë kanë falënderuar Turqinë për ndihmën dhe mbështetjen e pakursyer të saj për Shqipërinë dhe për Kosovën , përveçse disa turkofobëve fanatikë që në dëshpërim gjithmonë mundohen që të nxisin e kultivojnë frymën e përçarjes në marrëdhëniet shqiptaro-turke.

Këta turkofobë kanë qenë “të egër” edhe kundër Hashim Thaçit pse ai shkonte , vizitonte dhe pse priste personalitete të larta shtetërore turke, kanë qenë kundër vizitave të të gjithë kryeministrave të Shqipërisë në Turqi, kanë qenë “kritik” edhe kundër vizitave në Turqi të kryeministrit shqiptar Edi Rama dhe të paraardhësve të tij dhe kundër atyre të qeveritarëve dhe presidentit turk në Tiranë, dhe po këta të tillët janë kundër dhe pse Erdogan pret edhe Kurtin e Osmanin duke mbështetur sinqerisht si gjithmonë Kosovën , mbështetje për anëtarësim në BE e KiE dhe në mbrojtjen e sovranitetit të shtetit të Kosovës.

Politika shtetërore, mediat dhe gjithë Serbia deklarohen se: si anëtare e NATO-s, Turqia aktualisht luan një rol shumëdimensional në këtë rajon: ajo mban komandën e forcave të KFOR-it, ka themeluar bazën ushtarake Sulltan Murat në Kosovë, strategjikisht mbështetet në Shqipëri, e cila merr pjesë në stërvitjet ushtarake turke dhe ka ushtri. Ka marrëveshje bashkëpunimi me Malin e Zi dhe Bosnje-Hercegovinën, si dhe armatosjen dhe trajnimin e FSK-së, duke përfshirë trajnimin e pilotëve.

Madje kundër Turqisë pse mbështet Kosovën e ashpër është edhe akademia serbe , kur Dragana Mitrovic nga Fakulteti i Shkencave Politike në Beograd për kontekst vëren se Turqia e tregon ndikimin e saj të dëmshëm në rajonin, gjithnjë e më hapur, duke vepruar si shtet armiqësor ndaj Republikës së Serbisë.

“Turqia jo vetëm që votoi dhe mbështeti rezolutën e turpshme të Srebrenicës në OKB, e cila sjell vetëm përçarje dhe mosmarrëveshje midis fqinjëve dhe destabilizon të gjithë rajonin, por ajo vazhdon të veprojë si ekzekutuesi i punëve të pista të NATO-s duke armatosur UÇK-në e ri kualifikuar e ashtuquajtura ushtri e Kosovës edhe pse nuk duhet të ketë formacione të tjera të armatosura përveç KFOR-it dhe forcave tona të armatosura”, thotë Mitrovicë.

Sipas këtyre analistëve, Turqia i ka dhënë vetes të drejtën të armatosë një formacion në pjesën e pushtuar të territorit serb, qëllimi i të cilit është terrori mbi popullatën serbe në Kosovë dhe përgatitja për konflikt me ushtrinë serbe, duke gjykuar nga lloji i armatimit që marrin. Gjithashtu serbet mundohen të argumentojnë se shpërthimi i fundit verbal i presidentit turk, ku ai krahasoi kryeministrin izraelit me Hitlerin, Karaxhiçin dhe Millosheviçin, tregon armiqësinë e madhe ndaj shtetit dhe popullit serb”.

Dhe disa sharlatanë intelektualë e gazetarucë shqipfolës a nuk po bëjnë punën si këta profesorët dhe akademikët antishqiptarë e turkofobë të Serbisë?!Madje aq fanatikë janë disa farë pseudo intelektualë sa që shpërthen nga goja e tyre histerizmi deri në urrejtje edhe pse p.sh. Turqia ndihmoi Shqipërinë për ndërtimin e banesave të qytetarëve shqiptarë të shembura nga tërmeti, edhe kanë shprehur urrejtje edhe kur Turqia ndërtoi spitalin modern në Shqipëri, edhe se Turqia ishte i vetmi shtet që në kohën e pandemisë së “Covid 19” ishte e para po Turqia që ndihmoi Shqipërinë dhe që i solli vaksinat antiCovid kur e gjithë Europa e braktisi Shqipërinë; këta turkofobë shqipfolës ashtu si Beogrado-Moskovi kanë urrejtje edhe pse Turqia armatos Shqipërinë dhe Kosovën me armët më moderne. Dhe sot është po Turqia ajo e cila mban qëndrim korrekt në mbështetje të Kosovës në krahasim me shumë shtete në BE që kanë kontribuar për çlirimin e Kosovës të cilat janë lëkundur nga qëndrimi i tyre i para 25 viteve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat