Kështu udhëton vetëm cjapi te kasapi!

Opinione

Kështu udhëton vetëm cjapi te kasapi!

Nga: Hamdi Rafuna Më: 5 qershor 2024 Në ora: 10:09
Foto ilustrim

Sa janë të vetëdijshëm këta “trima” të cilët lëvizin lirshëm nëpër shtetin serbosllav të gjenocidit?

A janë të vëmendshëm të gjithë, apo vetëm një pjesë e atyre që janë rrëzuar nga dardha dhe në të njëjtën kohë i fryjnë kosit sikur të ishte qumësht i nxehtë?

Është për të ardhë keq sepse një pjesë e madhe e tyre sikur nuk po ndjehen fare të përgjegjshëm edhe kur kalërojnë nëpër këtë shtet të gjenocidit!

Kjo nuk është trimëri, është një leverdi personale me rrezik permanent për të gjithë ata harrestar të së kaluarës!

Pyetja është; sa mbajnë mend këta shtegtarë, të kaluarën e trishtueshme serbo sllave ndaj shqiptarisë? A janë të vetëdijshëm për dëmet që i bëjnë vetvetes, familjes dhe shtetit të Kosovës, atëherë kur hyjë dhe dalin nga atje pa më të voglën përgjegjësi personale, familjare dhe kolektive?

Statistikat e politikës serbe luajnë me këto shifra të kalimtarëve tanë që trupojnë nëpër rrugët e Serbisë!

Është mëkat të shtiresh se ky rrugëtim nuk qon kurrfarë peshe, përderisa unë, ti, dhe ai tjetri shkon e vjen nëpër Serbi me bindjen se gjithçka është normale!

Ju mërgimtarët tanë që truponi nëpër livadhet e Serbisë, u kisha lutë si për gjak që të mendoni, (të paktën), vetëm njëherë për dhunimet atyre nënave dhe motrave tona nga ushtarët dhe policët e këtij shteti fashist! Mjafton të kujtohen “vetëm ato sjelljet shtazarake”! Ne shqiptarët kemi aq shumë kujtime të hidhura nga fqinji ynë, të gjitha janë trishtuese të përkujtohen dhe numërohen. Sot nuk mësohen të gjitha, nuk shkruhet për të gjitha dhe në të njëjtën kohë dikush peshon pas interesit personal dhe ngulet në këtë harresë! Askush nuk mundet me e detyrua askënd për asgjë, por mjafton të ndaloni vetëm pak, dhe hyni në botën e atyre motrave dhe nënave tona!

Si ndjehen ato që e kanë mbijetua trishtimin e dhunimit?

Mjafton të pyetet ish deputetja V. K, ajo ua shpjegon të gjitha nëse keni vesh për të dëgjua! Nuk është vetëm kjo, kemi edhe shumë e shumë nëna dhe motra shqiptare të cilat e kan varrosë të njëjtin trishtim, “falë turpit familjar..!

Mendoni sikur njëra nga këto të ishte halla, nëna apo motra e juaj që vuan mbrenda vetvetes të njëjtin trishtim?

Nuk e di, a ndjeni dhembje, inat, apo mëri për të gjitha këto mizori “të harresës për ju”!

Këto sjellje njëherit të ç’mendin, sepse kështu shpërfaqet një ndjenjë e brishta për vetë shtetin e Kosovës dhe për të gjithë shqiptarët e përvëluar dhe të zhdukur! Solidarizima është e nevojshme edhe me këtë cikërrimë shtegtimi për të kursye xhepin tuaj personal.

Kjo ndjenjë interesi për mërgimtarin kishte me kushtua vetëm pak më shumë lekë për të vizitua vendlindjen, por e njëjta cikërrimë është vlerë e pa matun për shtetin e Kosovës, nëse vërtetë vendosni të mos truponi nëpër rrugët këtyre bishave!

Nuk dëshiroj të keqkuptohem por dikush nuk është kah mban mend asgjë t ‘keqe në këtë fatkeqësinë tonë kombëtare! Paraja i ka verbua!

Është për të ardhë keq, sepse për çdo vit vere, dikush përzgjidhet të arrestohet dhe të mall tretohet, por karavani i mërgimtarëve tanë nuk ndalet edhe pse janë të detyruar të presin me orë të tëra në hyrje daljet e kufirit Serb!

“Vetëm harrestarët”, rrëshqasin kështu lirshëm dhe asgjë askujt, kështu udhëton vetëm cjapi te kasapi!

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat