Mimoza Kusari-Lila, edhe mund të vihet para hetuesisë dhe drejtësisë për telefonatën prej më pak se një minutë me kriminelin Millan Radojçiq të montuar nga Sllavko Simiq, nënkryetar i Listës Serbe para dy vitesh, ashtu siç kërkon opozita mjerane në Kosovë, por gjithmonë duke e respektuar rendin, radhën dhe pasojat e rënda për Kosovën. Nuk është as e drejtë dhe as etike njerëzore që Mimoza Kusari-Lila të kritikohet, anatemohet para tradhtarëve, vëllavrasjeve për pushtet, vrasjes së gazetarëve për fjalën e vërtetë, para hajnive multimilionëshe, që i bënë Hashim Thaçi, Kadri Veseli të cilët ndodhen në Gjykatën Speciale të Krimeve të Luftës në Hagë. Nuk mund të vihet para prokurorisë dhe drejtësisë Mimoza Kusari para Vlora Çitakut-ish ambasadore e Kosovës në SHBA, aktualisht Sekretare gjenerale e PDK-së, e cila në bashkëpunim me Hashim Thaçin, Aleksandër Vuçiqin, Edi Ramën, Mathew Palmerin dhe Rihard Grenelin e përgatitën ndarjen e Kosovës, të cilën nuk lejoi të realizohet Angela Merkel-ish Kancelare e Gjermanisë.
Mimoza Kusari-Lila Nuk mund të vihet para prokuroirisë dhe drejtësisë para Isa Mustafës, Edita Tahirit, që në dialogun Kosovë-Serbi ia lënë peng Albin Kurtit Marrëveshjen për Asociacionin serb dhe fusnotën aq të dëmshme për Kosovën. Mimoza Kusari-Lila Nuk mund të vihet para Ramush Haradinajt, i cili në kohën kur ishte kryeministër ia fali Malit të Zi 8 mijë e 200 hektarë bjeshkë të Kosovës, i cili e shujti Institutin për krimet serbe në Kosovë, i cili me hajni dhe në bashkëpunim me kapobandot kontrabandiste serbe u bë multimilioner në Kosovë. Mimoza Kusari-Lila Nuk mund të vihet para prokurorisë dhe drejtësisë para Hashim Thaçit, Kadri Veselit dhe Agim Çekut, të cilët në shkurt të vitit 2000 i mbyllën sytë dhe veshët dhe lejuan që bandat ilegale serbe të kryejnë masakrën në Mitrovicën e Veriut, duke vrarë dhjetëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, duke plagosur disa dhjetëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm dhe duke detyruar më shumë se 15 mijë shqiptarë të dëbohen nga Mitrovica e Veriut, të cilët edhe sot e kësaj ditë nuk guxojnë të kthehen në shtëpitë dhe pronat e tyre. Mimoza Kusari-Lila nuk mund të vihet para prokurorisë dhe drejtësisë para se para këtyre organeve juridike të vihen të gjithë tradhtarët e Kosovës gjatë luftës dhe pas luftës.
Nëse e duam Kosovën, Albin Kurtin duhet ta ruajmë si sytë e ballit.
Atyre që e dinë por nga zilia e tradhtia s’dun ta pranojnë, po ua rikujtojmë se Albin Kurti-kryeministri aktual i Kosovës për nga përgatitja arsimore, intelektualiteti, aftësia diplomatike, për nga strategjia dhe largpamësia, guximi dhe aftësia për ta mbrojtur të drejtën dhe të vërtetën e Kosovës është lider i nivelit botëror. Inteligjencën dhe gjindshmërinë e Albin Kurtit e admirojnë dhe e xhelozojnë edhe Antony Blinken, Matthew Palmer, Gabriel Escobar, Derek Chollet dhe James O’Brien, nga SHBA-të, si edhe Joseph Borrell e Miroslav Lajçak nga BE-ja, pa i përjashtuar as edhe ambasadorët e QUINT-it.
Këta diplomatë të sipër theksuar edhe pse disponojnë forcë të madhe diplomatike, sepse vijnë nga shtetet e fuqishme vendimarrëse, para Albin Kurtit duken minorë nga aspekti argumentues dhe aftësia për ta mbrojtur të vërtetën dhe të drejtën e Kosovës dhe demokracinë e mirëfilltë, karshi Serbisë gjenocidale, provokuese, ekspansioniste dhe nxitëse e tensioneve në Veri të Kosovës. Këtyre diplomatëve proserbë të sipër theksuar që janë të prirur ta favorizojnë Serbinë gjenocidale dhe ta dëmtojnë Kosovën viktimë, Albin Kurti-kryeministri i Kosovës martire e heroike, u ka mbetur kockë në fyt. Kosova edhe pse shtet i ri dhe i vogël, me kryeministrin Albin Kurti dëshmoi vendosmëri dhe u tha stop shantazheve që BE-ja ia bënte dialogut Kosovë-Serbi tashmë 11 vite radhazi, duke filluar nga Ketrin Eshton, Frederika Mogherini, Johannes Hahn, Joseph Borrell dhe Miroslav Lajçak.
Të gjitha, pa përjashtim, proserbë të dëshmuar. Ardhja e kryeministrit Albin Kurti ua futi tmerrin bandave të armatosura ilegale serbe që vepronin lirshëm në Veri të Kosovës. Albin Kurti dhe Qeveria e tij janë duke e shtrirë sovranitetin e Kosovës edhe në Veriun e Kosovës, sovranitet që ishte i nëpërkëmbur tashmë 22 vite për interesa të Serbisë gjenocidale dhe për interesa të Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Enver Hoxhajt, Vlora Çitakut e të ngjashëm si këta nga radhët e PDK-së. Sovranitet i nëpërkëmbur edhe për interesa të Isa Mustafës, Edita Tahirit, Skender Hysenit, Agim Veliut, Lutfi Hazit, Lumir Abdixhikut e të ngjashëm si këta. Sovranitet i nëpërkëmbur edhe për interesa të Ramush Haradinajt dhe të klanit të tij që bashkëpunuan me kapobandot kontrabansite kriminale serbe në Veri të Kosovës.
Opozita në Kosovë po shfaq komedi të shëmtuar për zgjedhje të parakohshme.
PDK, LDK dhe AAK janë dëmtuesit kryesorë të Kosovës pas lirisë dhe pavarësisë së saj të shumëpritur. Albin Kurti dhe Qeveria e tij para katër vitesh e gjetën Kosovën të vjedhur e të shkallmuar financiarisht pasi multimilionerët e sotëm, ish-komandantë të UÇK-së, blenë nga 3 euro një hektar tokë shumë tokë dhe plantacione në Kosovë. PDK, LDK dhe AAK bashkëpunuan dhe regjistruan 60 mijë veteranë të rrejshëm, gjë që e ka mbytur Buxhetin e Kosovës, sepse realisht Kosova nuk ka pasur më shumë se 16 mijë luftëtarë të UÇK-së, dhe ky numër i madh i veteranëve të rrejshëm ka varfëruar së tepërmi Buxhetin e Kosovës, duke limituar mundësinë e zhvillimit ekonomik të vendit dhe hapjen e vendeve të reja të punës. Kjo ka shkaktuar migrimin e të rinjve kosovarë në botën e jashtme, e jo Qeveria e Albin Kurtit siç po mashtron dhe propagandon opozita në Kosovë.
Të akuzuarit në Gjykatën e Krimeve të Luftës në Hagë për veprat e tyre personale për të cilat akuzohen, kanë angazhuar disa avokatë të shquar e të shtrenjtë, të cilët Kosovës i kushtojnë miliona euro në vit. Kjo e dëmton Buxhetin e Kosovës, e jo Qeveria e Albin Kurtit. PDK, LDK dhe AAK me sekserët e tyre të infiltruar në prokurori, gjyqësi dhe në Gjykatën Kushtetuese të Kosovës, janë penguesit dhe fajtorët kryesorë që po e zvarrisin reformën në prokurori dhe drejtësi, që e zvarrisin realizimin e Vetingut dhe zbatimin e Byrosë për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme. Edhe Vetingu edhe Byroja për konfiskimin e pasurisë së pajustifikueshme, tashmë më shumë se një vit qëndrojnë nëpër sirtarët e Gjykatës Kushtetuese të Kosovës si pasojë e sekserëve të opozitës. PDK lypset të reformohet rrënjësisht duke i pastruar radhët e saj nga Vlora Çitaku, Enver Hoxhaj, e shumë të tjerë të ngjashëm si këta.
PDK duhet të distancohet nga tradhtarët Hashim Thaçi, Kadri Veseli e të njashëm si këta. LDK lypset të reformohet rrënjësisht dhe të pastrohet nga matrapazët partiakë me në krye Isa Mustafën, Avdulla Hotin, Edita Tahirin, Skender Hysenin, Agim Veliun, Lutfi Hazirin dhe të ngjashëm si këta. LDK duhet ta kthejë dhe ta fuqizojë frymën e Ibrahim Rugovës në parti, frymë e cila aktualisht pothuajse është zhdukur tërësisht. LDK duhet të ngulmojë të kërkojë në vazhdimësi zbardhjen e vrasjeve pas shpinë të qindra aktivistëve të saj, sepse familjarët e viktimave presin që drejtësia të vihet në vend. Lumir Abdixhiku, kryetari aktual i LDK-së, në shënimin e 25 vjetorit të Pavarësisë së Kosovës në këtë festë të rëndësishme e ka ftuar edhe Edi Ramën, kryeministrin tradhtar të Shqipërisë, armikun e përbetuar të Kosovës dhe të mbarë shqiptarëve, mikun më të madh të kriminelit Aleksandër Vuçiq.
Edi Rama, tradhtari në vazhdimësi, po e shantazon dhe e dëmton Kosovën duke deklaruar publikisht dhe pa asnjë turp që Kosova t’i harrojë viktimat e gjenocidit në Kosovë. Edi Rama këmbë e krye është në anën e Serbisë gjenocidale dhe agjiton për ndarjen e Veriut të Kosovës dhe bashkangjitjen e tij Serbisë gjenocidale. AAK duhet rrënjësisht të reformohet dhe t’i pastrojë radhët e saj nga njëmëndësia e Ramush Haradinajt, i cili luftoi disa muaj dhe pas çlirimit dhe pavarësimit të Kosovës me hajni, korrupsion dhe në bashkëpunim me kapobandot serbe në veri të Kosovës u bë multimilioner. PDK, LDK dhe AAK janë bërë dorë e djathtë e Serbisë gjenocidale dhe zgjedhjet e parakohshme nuk i kërkojnë në të mirën e Kosovës, por vetëm për t’i ikur përgjegjësisë ligjore për tradhtitë, hajnitë dhe dëmet që i kanë shkaktuar Kosovës, brenda në Kosovë dhe ndërkombëtarisht.