Sa herë që i lexoj deklaratat, reagimet dhe qëndrimet tuaja lidhur me Kosovën fitoj përshtypjen sikur ju jeni përfaqësues të Serbisë, e jo përfaqësues Perëndimorë të akredituar në Kosovë.
Këtë bindje të palëkundur e kam sepse derisot nuk e kam dëgjuar asnjë prononcim t’uajin lidhur me Për tu hapur ura e Ibrit për qarkulli edhe të automjeteve qarkullimin e automjeteve, që do të ishte në të mire të të gjithë banorëve, por ju ndaj çdo vendimi që e merr Qeveria e Kosovës për të mirën e përgjithshme, ju reagoni menjëherë, duke thënë jo mos bëni asgjë pa lejen e Serbisë!
Nuk e dëgjova asnjë reagim tuajin lidhur me stacionimin e paqeruajtësve francezë në Mitrovicë gjatë çlirimit të Kosovës në vitin 1999 dhe ndarjen e saj në atë veriore e jugore.
Nuk e dëgjova asnjë reagim tuajin për masakrën që serbët e armatosur të dirigjuar nga Serbia gjenociale e kryen më 23-24 shkurt të vitit 2000 në Mitrovicën e Veriut, para syve të mijëra paqeruajtësve të KFOR-it, me ç ‘rast nga kriminelët serbë vranë dhjetëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm dhe plagosën disa dhjetëra shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, si dhe dëbuan më shumë se 15 mijë shqiptarë autoktonë e të pafajshëm, të cilët edhe sot e kësaj dite nuk mund të kthehen në shtëpitë dhe pasuritë e tyre.
Nuk e dëgjova asnjë reagim tuajin për faktin se në trojet shqiptare në Mitrovicën e Veriut serbët me financim nga Beogradi ndërtuan dhe po ndërtojnë koloni serbe, dhe në këto shtëpi banimi të mobiluara vendosen serbë të cilët asnjëherë më parë nuk kanë qenë banorë të Kosovës!
Qëndrimet tuja pro serbe i dëshmuat edhe me këmbëngulësinë tuaj që Manastirit të Deçanit t’ia falni 24 hektarë tokë, mbi bazën e një vendimi gjyqësor që në kohën e kriminelit Sllobodan Millosheviq, edhe pse këto 24 hektarë tokë paraprakisht kanë qenë në pronësi të dy ndërmarrjeve të Deçanit.
Këto argumente të sipër theksuara janë më se të vërteta dhe mund t’i verifikoni në çdo kohë, dhe jam në pritje që për të gjitha këto të prononcoheni publikisht.
Qeveria e Kosovës udhëhiqet mbi bazën e Kushtetutës së saj më demokratike në Evropë, dhe nëse është bërë ndonjë lëshim lidhur me shpronësimet në Veri të Kosovës atë do ta korrigjojë, jo pse këtë e kërkoni ju, por sepse Qeveria e Kosovës është parimore në zbatimin e ligjit për të gjithë.
Ju punoni dhe veproni në Kosovë dhe i dini shumë mirë se incidentet në Veri të Kosovës i shkakton Serbia gjenocidale përmes pakicës serbe në Kosovë. Ju e dini shumë mire se sulmet ndaj policisë së Kosovës, ndaj KFOR-it, EULEX-it dhe ndaj gazetarëve i organizoi Beogradi.
Argument për këtë ishte edhe sulmi terrorist serb te Manastiri Banjshkë në Zveçan, ku mbeti i vrarë polici i Kosovës në detyrë Afrim Bunjaku, dhe ku u konfiskuan autoblinda serbe dhe një armatim i madh maramendësh. Ky akt terrorist i Serbisë ka mbetur që në vitin e kaluar nëpër sirtarët tuaj, e për të gjitha këto akte armiqësore që i organizon Serbia gjenocidale ju e keni sanksionuar padrejtësisht Kosovën, në vend që ta sanksiononi Serbinë gjenocidale.
Ju me këto përkëdhelje në dëm të Kosovës mendoni ta joshni Serbinë gjenocidale që të shkëputet nga Rusia e të kthehet nga Perëndimi. po gaboni shumë, sepse serbët dhe rusët janë me shekuj vëllezër të një gjaku, të cilët edhe më shumë i lidh Kisha Ortodokse Ruse dhe Serbe, e cila postulat kryesor i ka hegjemoninë dhe luftërat okupuese, e kurrsesi paqen e mirëqenien mes njerëzve.
Mos i bëni mëkate Kosovës, sepse Kosova është në të drejtën saj legjitime, sepse Kosova është vend i shenjtë dhe i njomur me gjakun e shqiptarëve.
Shqiptarët asnjëherë nuk vajtën në Beograd të vrasin serbë, por serbët gjenocidale erdhën në Kosovë ta okupojnë Kosovën.
Vendoseni dorën në zemër dhe mendoni me shpirt të pastër dhe me seriozitet se çfarë qëndrimi do të kishit ndaj Serbisë, po qe se Serbia tërë ato krime mizore dhe masakra që i kreu në Kosovë do t’i kishte kryer ndaj familjeve tuaja, ndaj popujve tuaj dhe ndaj shteteve tuaja?!
Mos kryeni mëkate ndaj Kosovës dhe ndaj shqiptarëve, sepse kur do t’ju goditen ndonjë e keqe nga Zoti, kujtoni këto rreshta që po ua dedikoj juve, unë gazetari 78 vjeçar, që tërë jetën ia kam kushtuar gazetarisë hulumtuese përplot me etikë dhe korrektësi.
“Ambasadorët e Francës, Gjermanisë, Italisë, Mbretërisë së Bashkuar dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, së bashku me Zyrën e BE-së për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë në Kosovë, shprehën keqardhje për vendimin e marr nga Qeveria e Kosovës që të finalizohet shpronësimi i mbi 100 parcelave të tokës në komunat me shumicë serbe në Veri të Kosovës, ku thuhet se Qeveria ka shkelur ligjet dhe rregulloret gjatë procesit të shpronësimit”, shkruan në ËEB faqen e “Bota Sot” të datës 6 qershor 2024, në rubrikën e lajmeve.