Regjistrimi i fundit në Kosovë, ndonëse ende s’ka dalë zyrtarisht, flitet se ka tkurrje të numrit të qytetarëve rezident në Kosovë. Afërisht 200 mijë qytetarë kanë lëshuar vendin, me trendin që vazhdon nëse nuk ndërmerren masa emergjente. Rritja e çmimeve vazhdon, çka shton barrën e jetesës tek qytetarët. Krahas kësaj, kërkohet nga qeveria që të ketë edhe rritje të pagës, dhe një pako ekonomike që do t’u lehtësonte qytetarëve barrën e rëndë mbi të cilën po bie rritja.
Njëra ndër mundësitë që sado pak do të lehtësonte rritjen është edhe miratimi sa më shpejt i ligjit të pagave, i cili do tu mundësonte mbi 80 mijë të punësuarve të qytetarëve të kenë pagë më të mirë, nëse llogarisim katër persona, mesatarja e anëtarëve të familjeve që mban me pagën e tij një i punësuar në institucionet shtetërorë, i bie të përfitojnë 320 mijë qytetarëve, mbi 13 % e popullatës.
Edhe pse, me të goditurit do të ishin personat që punojnë në privat ose ata që nuk punojnë fare, e për të cilët duhet gjendet një mundësi që edhe ata ta ndjen më pak rritjen. Krahas rritjes së pagave që nuk duhet të jetë nëm 1000 euro, gjithashtu duhet të bëhet sa më parë edhe sigurimi shëndetësor, si arsyeja kryesor e që qytetarët ikin, mungesa e sigurisë së shëndetit nuk jep garanci për qytetarët të jetojnë këtu.
Nga 1 janari duhet të hy në fuqi rritja e pagave, sigurimet shëndetësore dhe hapja e vende të punës. Nëse nuk ndërmerren këto hapa, Kosova do të tkurret. Kosova pa qytetarë nuk ka kuptim, s’mund të mbijetojë e rrjedhimisht edhe mund të " vdes".