Në Shqipëri sot më shumë se kurrë duhet ndryshimi, duhet ndëshkimi dhe dëbimi i kësaj qeverisjeje antipublike dhe të superkorruptuar.
Por tashmë nuk ka më mëdyshje, dhe pothuajse është bërë edhe “postulat” fakti se Partia Demokratike e Shqipërisë nuk vjen në pushtet nëse ajo nuk e mbështet fuqishëm Drejtësinë e re, Vetting-un në drejtësi, nëse PD nuk ndahet nga e shkuara dhe korrupsioni, dhe nëse PD nuk ndahet nga persona të shpallur non grata dhe nga ata të cilët e mbështesin atë.
Nëse Partia Demokratike nuk ndahet nga korrupsioni, nëse nuk ndahet nga anti-Vetting-u e antiamerikanizmi si dhe nëse nuk ndahet nga e kaluara dhe nga korrupsioni ajo nuk vjen në pushtet.Dhe në këto kushte pastaj dhe atëhere demokratët dhe opozita e vertetë me të drejtë ata do të ndahen e largohen nga PD-ja berishiste për formimin e një opozite të re dhe reale.
Kjo gjë nuk kaq nevojë as për analizë, as për justifikim dhe as për hamendësim, nisur vetëm nga një fakt, në atë se Partia Demokratike Shqiptare humbi në zgjedhjet e vitit 2021 me nje rezultat shumë të ngushtë , dhe kjo erdhi nga manipulimi i atyre zgjedhjeve nga pushteti i sotëm i qeverisë së Rindjes së Edi Ramës.
Por koha nxori edhe një të vertetë tjetër, atë se perendimi i njohu ato zgjedhje vetëm për faktin se ata nuk donin riciklimin në pushtet të PD-së sepse nuk ishin e nuk janë dakord me ata prej të cilëvë PD-së i erdhi ajo humbje e thellë e vitin 2013. Në vitin 2013 PD humbi thellë prej korrupsionit, dhe perendimi nuk mund të mbështesnin riciklimin e korrupsionit ne pushtet,sepse korrupsioni nuk mund të luftohet me korrupsion.
Së dyti SHBA dhe BE për ta shpëtuar Shqipërinë nga korrupsioni e detyruan politikën shqiptare miratimin e Vetting-ut në Drejtësi, dhe SHBA e BE nuk mund ta mbështesin një politikë që ka qenë dhe është kundër SPAK-ut sic është PD e Berishës kryetar i saj.
Së treti : nuk mund të vijë në pushtet një forcë politike që ka si kryetar një person të shpallur non grata për korrupsion të cilin e kanë shpallur non grata dy aleatët e mëdhenj të shqiptarëve si SHBA dhe Britania e Madhe.
Nuk mund të jesh edhe demokrat, edhe proamerikan, edhe proeuroatllantik nëse je pro dhe mbron ata të cilët SHBA e Britania e Madhe i kanë shpallur non grata, dhe nëse je kundër SPAK-ut dhe kundër antikorrupsionit. Këtë tashmë i dinë mirë opinionI dhe demokratët dhe prandaj opozitës në protestë i përgjigjen dhe i shkojnë pas vetëm disa dhjetra protestues.