Greqia, Spanja, Qipro, Rumania dhe Sllovakia janë pesë shtetet anëtare të Bashkimit Evropian që ende nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës.
Mirëpo, Spanja do të vihet në testim javën tjetër.
Partia katalunase “Junts per Catalunya” e cila është e përfaqësuar në Parlamentin e Spanjës kanë dërguar një propozim parlamentar në Parlamentin e Spanjës ku i kërkojnë Qeverisë së Spanjës që ta njohë Kosovën si një shtet të pavarur.
Në proopozim thuhet se në përkrahje të përpjekjeve të bëra nga institucionet e Kosovës për të mbrojtur të drejtën për të ekzistuar si shtet i pavarur, shteti spanjoll duhet të heqë dorë nga pozicioni refuzues dhe ta njohë menjëherë Republikën e Kosovës.
Spanja nuk e njeh pavarësinë e Kosovës pasi e konsideron atë të shpallur njëanshëm dhe në kundërshtim me ligjin ndërkombëtar.
Një arsye tjetër e fortë e Spanjës për të mos e njohur Kosovën shtet është sepse ata e shohin si skenarin e njëjtë me Katalonian. Pikërisht katalalunasit kërkojnë njohjen e Kosovës, mbase për të hapur rrugë që e njëjta gjë të ndodhi edhe me ata.
Duket e vështirë të kalojë propozimi, kjo edhe do të mund të prish raportet mes partisë së kryeminstrit të Spanjës dhe atyre katalanas që e kanë votuar.
Nëse ndodh qê të kalojë në parlamentin spanjoll njohja e Kosovës do të jetë shumë pozitive, Serbia do të dobësohet e për rrjedhojë edhe diskursi i saj anti Kosovë do të tkurrët në poropagandën e saj kundër njohjës.