Urime 29 vjetorin Gazeta “Bota sot”

Opinione

Urime 29 vjetorin Gazeta “Bota sot”

Nga: Ejup Berisha Më: 27 qershor 2024 Në ora: 12:25
Ejup Berisha

Kjo periudhë pune dhe funksionimi e Gazetës "Bota sot" në hapësirën mediatike shqiptare flet se kjo medie bashkëkohore me shumë suksese dhe me vendosmëri u ka bërë ballë dhe i ka tejkaluar me vendosmëri të gjitha vështërsitë, sfidat dhe nëperkëmbëzat e kohës. "Bota sot" gjithashtu me plot vendosmëri, guxim, trimëri dhe me shumë suksese i rezistoi edhe okupimit serb si dhe shtypjes së egër që e përdori sistemi okupues i Serbisë ndaj popullit shqiptar kosovar.

Tendencat e të cilit ishin për ta penguar fjalën e lirë për të informuar realishtë për të gjitha të këqijat që i bënte ai pushtet okupues i Serbisë në Kosovë gjatë viteve 90 të shekullit të kaluar. Edhe përkundër tendencave që të heshtet sepse gjithmonë "Bota sot" e tha dhe e thotë realitetin dhe të vërtetën "Bota sot" e ruajti forcën dhe guximin që ta thotë lirshëm fjalen dhe informatën e vërtetë dhe ta prezenton atë pa hezitim dhe pa frikë në hapsirën mediatike shqiptare.

"Bota sot" edhe sot e kësaj dite vazhdon me misionin e saj për ta hulumtuar, për ta shkruar dhe për ta prezentuar të vërtetën absolute pa e ndryshuar dhe pa e shtremberuar ate në asnjë shkronjë, në asnjë pike dhe në asnjë presje.

"Bota sot" ka qenë, është dhe do të mbetet gazeta më e besueshme, më reale dhe më objektive jo vetëm në teritorin e Republikës së Kosovës, por edhe me gjerë nëpër territoret ku jetojnë dhe frymojnë shqiptarët dhe e duan fjalen e vërtetë të bukur dhe të ëmbel shqipe. Gazetes "Bota sot" edhe më tej i dëshiroj suksese, fat dhe mbarësi në angazhimin dhe në punën e mëtejme të saj. Kjo medie le të vazhdon akoma të rrezaton dhe të rritet në hapësirën mediatike mbarëkombëtare shqiptare.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat